Shkaqet e Shkurorëzimit
Islami e ka konsideruar Shkurorëzimin si Zgjidhje të fundit.
Urtësia e Lejimit te Shkurorëzimit është shumë e qartë, sepse ka mundësi që Gruaja të mos t"i përshtatet Burrit dhe e kundërta Burri mos ti përshtatet Gruas... apo që ky Burri ta urrej Gruan për Arsye të ndryshme si për Mendjelehtësi, Besim të dobët, Edukatë të keqe etj, apo mund të jetë xheloz ndaj gruas së tij, në Shtat, Menquri, hijeshi etj. Kështu që Allahu i Patë metë i ka vendosur Burrin dhe Gruan në një Rrugëdalje me Shkurorëzimin duke thënë:
Po nëse ata ndahen, Allahu do t"u jap atyre Furnizim të bollshëm nga Begatitë e Tij –En-Nisa 130.
Do ti përmendim disa nga Shkaqet e Shkurorëzimit:
1. Mungesa e Harmonisë ndërmjet Bashkëshortëve, kur Njëri apo të dy Bashkëshortët nuk ndjejnë Dashuri për njëri-tjetrin;
2. Morali i keq i Gruas dhe Mosbindja ndaj Bashkëshortit për vepra të mira;
3. Morali i keq i Burrit dhe Padrejtësia e tij ndaj Bashkëshortes;
4. Mosrespektimi I Detyrimeve reciproke ndaj njëri-tjetrit;
5. Bërja e Gjynaheve nga Njëri apo të dy Bashkëshortët, duke e përkeqësu Gjendjen e tyre deri në Shkurorëzim;
6. Përdorimi I Pijeve alkoolike dhe I Duhanit nga njeri apo tjetri;
7. Marrëdhëniet e këqija mes Bashkëshortëve dhe Prindërve e familjarëve të tyre.
8. Mospërkujdesja e Gruas apo Burrit ndaj Higjenëse së tyre personale, të Folurit e keq ndaj tjetrit apo Mallkimi, Mos-Buzëqeshja e tyre me njeri-tjetrin etj.
Our Lord! Grant unto us wives and offspring who will be the comfort of our eyes, and give us (the grace) to lead the righteous