Benachrichtigungen
Alles löschen

PËRSE U PRISH ËNDRRA E FAMILJES?!

1 Beiträge
1 Benutzer
0 Reactions
133 Ansichten
(@enesi)
Beiträge: 941
Noble Member
Themenstarter
 
[#1271]

Jo shumë larg nga koha që jetojmë, të rinjtë të cilët vinin nga familje të rregullta mendonin të martoheshin e më pas të ndërtonin një familje, të kishin fëmijë e të jetonin në ambientet e këndshme që ofronte kjo atmosferë.
Kur martohej ndonjë çift, të gjithë gëzoheshin e përcillnin urime të ndërsjella me njëri-tjetrin.
Gëzohej çifti, sepse erdhi për ta momenti që të ndërtonin çerdhen e tyre familjare dhe të bëheshin prindër.
Gëzoheshin, sepse nesër do të kishin fëmijë, të cilët do t"i thërrisnin: babi, mami, dhe sigurisht që besoj se nuk ka kënaqësi më të madhe sesa një gjë e tillë!
Në këtë gëzim kishin vend edhe prindërit e çiftit, sepse ata tashmë kishin një nuse që do t"i nderonte e respektonte, e cila nesër kur të zgjoheshin do t"u bënte kafen dhe do t"ua shërbente atë me të gjithë respektin e duhur.
Për ata tashmë do të ndryshojë ambienti nga një rutinë e zakonshme, në një ambient ku ata do të bëhen gjyshër, të cilët do të kishin nipër e mbesa që do tua mbushnin shtëpinë me cicërima, si një çerdhe zogjsh, të cilët këndojnë nga gëzimi!
Mirëpo ai, i cili hedh vështrimin në shoqërinë shqiptare të sotme, vë re se një ëndërr e tillë tani është prishur, dhe kjo shoqëri pak nga pak po zhytet në errësirat e shthurjes dhe degjenerimit; megjithëse një shprehje e tillë nuk tingëllon bukur tek disa, sepse ata një degjenerim të tillë e konsiderojnë hap të domosdoshëm drejt demokracisë dhe emancipimit.
Shumë prej të rinjve sot nuk po mendojnë më për martesë, kush mjaftohet me lidhje jashtëmartesore, dhe të tillë janë shumë, ndërsa të tjerë e kanë zëvendësuar atë me bashkëjetesë, ku për fat të keq edhe këta janë shumë.
Po fillojnë të rriten me këtë frymë breza, aq sa është bërë e modës të shohësh në trotuaret pranë shkollave 8-të vjeçare, djemtë e trotuareve, apo të makinave luksoze, të cilët gjuajnë gjahun e tyre, për mos të folur më për gjimnazet dhe universitetet, ku në shumicën e tyre vajzat kanë turp dhe konsiderohen jonormale nëse nuk kanë të dashur!!
Tashmë tek shumë të rinj ka humbur ndjenja për ndërtimin e familjes dhe lindjen e fëmijëve, gjë e cila tek shumë prej çifteve po konsiderohet sot si një barrë.
Ai, i cili lexon statistikat sot ngelet i shokuar kur shikon e dëgjon se numri i aborteve ka arritur numrin e lindjeve, apo i ka kaluar ato, ku bëhet fjalë për rastet e regjistruara në spitalet shtetërore, po në privat sa raste të tilla ka vallë?!
Sa shumë njerëz nuk po mund të përjetojnë ëndrrën që kanë patur dikur që të ishin gjysh apo gjyshe.
Shumë prej tyre ëndërronin të kishin nipër e mbesa, të cilët do t"i uleshin në prehër e do t"i thonin: Gjysh a do të na tregosh një përrallë?
Ndaj s"është habi që sot këta gjyshër - të mbetur në ëndërr – t"ua tregojnë këto përralla qenve apo maceve, të cilët në bulevardet e qytetit gjithmonë i sheh se ecin përpara tyre.
Disa të tjerë kanë ngelur të vetmuar, shtëpitë e tyre duken si azil, sepse fëmijët e tyre kanë pëlqyer bashkëjetesën në vend të martesës dhe nuk jetojnë në një vend me prindërit.
Shumë nëna djemsh kishin dëshirë të ishin vjehrra, e të kishin në shtëpi një nuse, por për fat të keq, djemtë nuk u kanë sjellë nuse ende, ose u kanë sjellë në shtëpi nuse false, për të cilat as ata vetë nuk e dinë se sa herë shkojnë me ta, e sa me të tjerët!
Por, vallë kush është shkaku që një pjesë e shoqërisë shqiptare kanë arritur në këtë gjendje?
Përse pikërisht këto lloj kulturash, sot shikohen nga një pjesë e mirë e shoqërisë - sidomos shtresat e larta - si emancipim dhe gjëra që i kërkon koha?
I dashur lexues!
Nuk ka dyshim se kohën e bën njeriu, dhe ai është faktor kryesor në ndryshimin e saj, në lidhje me këtë Allahu xh.sh. ka thënë: “Allahu nuk e ndryshon gjendjen e një populli përderisa ata nuk ndryshojnë vetveten.â€


Our Lord! Grant unto us wives and offspring who will be the comfort of our eyes, and give us (the grace) to lead the righteous

 
Veröffentlicht : 19/12/2008 11:16 p.m.
Teilen: