Benachrichtigungen
Alles löschen

Oj Nëna ime…

6 Beiträge
3 Benutzer
0 Reactions
594 Ansichten
(@enesi)
Beiträge: 941
Noble Member
Themenstarter
 
[#5816]

Oj nëna ime.. !!

Oj zemra ime, nga malli që kam po të shkruaj këtë shkrim, dua të të shkruaj dhe të të tregoj vlerën që Allahu (s.v.t) të ka dhënë ty…

Oj zemra ime, ma bëj hallall për ç’do lot që mund të ta kem shkaktuar, ma bëj hallall për çdo brengosje sado të vogël që mund të kesh pasur nga unë, por e di që do të më falësh, e di që Allahu (s.v.t) të ka dhënë një zemër të mbushur me dashuri…

Oj nëna ime…!!

Oj zemer, po të shkruaj një ajet kur’anor.. Allahu (s.v.t) në Kur’anin famëlartë ka thënë:

31:14. Ne njeriun e kemi urdhëruar për (sjellje të mira ndaj) prindit të vet, sepse nëna e vet atë e barti me mund pas mundi dhe pas dy viteve ia ndau gjinin. (E porositëm) Të jeshë mirënjohës ndaj Meje dhe ndaj dy prindërve tu, pse vetëm tek Unë është kthimi juaj.

A e lexoni o vëllezër dhe motra rëndësinë që ka prindi, sidomos nëna..

A e lexoni o nëna të dashura rëndësinë që jua ka falur Allahu (s.v.t) juve… Subhanallah..

Allahu i Lartësuar, në një ajet tjetër kur’anor, thotë:

17:23. Zoti yt ka dhënë urdhër të prerë që të mos adhuroni tjetër pos Tij, që të silleni në mënyrë bamirëse ndaj prindërve. Nëse njërin prej tyre, ose që të dy, i ka kapur pleqëria pranë kujdesit tënd, atëherë mos u thuaj atyre as "of - oh", as mos u bë i vrazhdë ndaj tyre, po atyre thuaju fjalë të mira (të buta, respektuese).

Sa prej nesh e respektojnë këtë ajet, sa persona e venë në praktikë këtë gjë, sa prej nesh nuk i kthejnë përgjigje negative prindërve, sa prej nesh nuk bëjnë “of-uh“ nga një punë që ata na urdhërojnë për ta bërë… Sa?? Sa prej nesh jemi të dashur me ta, sa prej nesh jemi bamirës kundrejt fjalës së tyre… Saa??

Transmetohet nga Muavije ibën Xhahime, se Xhahime ka ardhur tek Pejgamberi (a.s) dhe e ka pyetur:
“O i Dërguar i Allahut, unë kam dëshirë që të luftoj në rrugën e Allahut, andaj kam ardhur tek ti që të konsultohem.”

”Pejgamberi (a.s) i tha: “A e ke gjallë nënën?“

Ai tha: “Po,”

Pejgamberi (a.s) i tha: “Qëndro pranë nënës sate, se me të vërtetë Xhenneti është tek këmbët e saja.”
(Ahmedi, shejh Albani ka thënë se ky hadith është Hasen)

Në transmetimin e Taberaniut qëndron se Pejgamberi (a.s) ka pyetur:

“A i ke prindërit gjallë?”

I thashë: “Po,”

Pejgamberi (a.s) tha: “Qëndro pranë tyre, se me të vërtetë Xhenneti është nën këmbët e tyre.”
(Albani ka thënë se ky hadith është Sahih)

Kënaqësia e Allahut (s.v.t) është në kënaqësinë e prindërve.

Transmeton Abdullah ibën Amri (r.a) se Pejgamberi (a.s) ka thënë:
“Kënaqësia e Allahut është në kënaqësinë e prindërve, dhe pakënaqësia e Allahut është në pakënaqësinë e prindërve.”

(Tirmidhiu, këtë hadith e kanë bërë sahih Ibn Habbani, Hakimi dhe Albani)

Respektimi i prindërve është shkak për faljen e mëkateve.

Transmeton Ibën Omeri (r.a) se një njeri ka ardhur tek Pejgamberi (a.s) dhe i ka thënë:
“O i Dërguar i Allahut, unë kam bërë një mëkat të madh, a ka pendim për mua?”

Pejgamberi (a.s) i tha: “A ke nënë?”

Ai i tha: “Jo.”

Pejgamberi (a.s) i tha: “A ke teze?”

Ai iu përgjigj: “Po.”

Pejgamberi (a.s) i tha: “Pra respektoje (dëgjoje) atë.”

(Tirmidhiu, ka thënë se hadithi është sahih)

A e shikoni o vëllezër dhe motra rëndësinë që ka nëna.. Dua ta mbyll këtë shkrim më një ajet kur’anor që thotë:

17:24. Dhe në shenjë mëshire shtrije pranë tyre krahun përulës e respektues dhe thuaj: "Zoti im! Mëshiroji ata të dy, sikurse më edukuan mua kur isha i vogël".

(Amin…Amin…Amin) Le të jetë ky ajet kur’anor i pranishëm në duatë tona të përditshme….

Our Lord! Grant unto us wives and offspring who will be the comfort of our eyes, and give us (the grace) to lead the righteous

Veröffentlicht : 18/08/2011 12:31 a.m.
 hona
(@hona)
Beiträge: 399
Reputable Member
 
Plakem, e per Nenen time jam gjithnje I vogel, Rritem e te ajo jam gjithnje femij. E vetmja ajo per mua ka derdhur lot, qumesht dhe gjak.
Te gjithe me kane harruar por jo edhe Nena ime. Te gjithe me kane lene perveç Nenes sime. Bota per mua u ndryshua por jo edhe Nena ime.
Per Zotin Nene sa her i ke fshire lotet prej fytyres kur kam shkuar ne rruge? Sa net i ke kaluar pa gjume kur te kam munguar? ...Sa net i ke kaluar prane meje kur kame qen i semure.
NENE...........
Kur kthehesha nga udhetimi me prisje ne dere me sy te perlotur nga gezimi. Ndersa kur udhetoja me percillje me pikellim ne zemer.
NENE….............
Me ke bartur ne preher me dhimbje dhe vuatje. Me linde me klithma dhe renkime, me perqafove dhe me prite me puthje me buzeqeshje.
NENE…………
Asnjeher nuk ke qar derisa isha zgjuar. Nuk ke pushuar derisa nuk me ke par muas te lumtur. Kur une buzeqeshja buzeqeshje edhe ti edhe pse nuk e dije shkakun. Ndersa kur vija i pikelluar, ti qaje edhe pse nuk e dije shkakun. Tek ti isha i falur para se te gaboja dhe e harroje gabimin tim para se te kerkoja falje.
NENE............
Kush me lavderonte ti i besoje edhe sikur te me shpalleshin Mbret te njerezve. Ndersa kush me kritikonte ti nuk i besoje edhe sikur te sillte deshmitaret me besnik. Vetem ti ke qen e preokupuar me brengen ndaj meje.
NENE...........
Un jam gjeja me e rendesishem per ty, tregimi im i bukur, deshira me e embel, keto me bejn te ndjehem mire. Ndersa ti mendon se kjo nuk eshte e mjaftueshme, dhe shkrihesh nga mallengjimi per mua.
NENE...........
Sikur te mundem qe me lot falenderimi ti laj kembet tuaja nga turpi.
NENE..........
ZOTI I IM MESHIROJ ATA TE DY SIKURSE ME EDUKUAN MUA KUR ISHA E VOGEL.

Askush të mos lavdërohet se nuk ka armiq, kjo vetëm tregon se ai nuk ka kurrfarë vlere.

Veröffentlicht : 18/08/2011 4:29 a.m.
(@anonymous_1788263120)
Beiträge: 13309
Illustrious Member Guest
 
:lotet:

:respekt: per ty Enesi dhe Hona ,me te vertet postime qe ja vlene te lexohen :lotet:

Veröffentlicht : 18/08/2011 10:48 a.m.
 hona
(@hona)
Beiträge: 399
Reputable Member
 
Leter nenes time!
E dashur nene, jam unë, vajza jote e vogel.
Kohet e fundit jam perpjekur shume te jem e forte.
Megjithate, ti me ke ndihmuar te krijoj kujtimet me te mrekullueshme te jetes sime, prandaj kjo leter do te jete e gezueshme.
Ka kaq shume gjera per te cilat dua te te falenderoj ty.
...Faleminderit qe ishe atje qe nga dita ime e pare.
Faleminderit qe me ndihmove te ngrihesha sa here qe rrezohesha ndersa po mesoja te ecja mbi kembet e mia te vogla e te shkurtera.
Dikur mendoja se e beje thjesht qe une te mos vritesha.
Sot kam kuptuar qe po me mesoje te ecja drejt rruges se jetes.
Faleminderit qe nuk me lije kurre ti zgjidhja e vetme problemet super te veshtira te matematikes.
Dikur mendoja se e beje vetem per notat e mira.
Sot kam kuptuar qe po me pergatisje per problemet akoma me te veshtira qe me prisnin ne te ardhmen.
Faleminderit per te gjitha netet qe i ke kaluar pa gjume, prane shtratit tim kur une isha e semure.
Kam kuptuar se ishin provat e dashurise dhe perkujdesjes tende ndaj meje.
Faleminderit qe me mesoje gjithmone te dalloja te miren nga e keqja.
Dikur mendoja se doje te me beje mua, femijen perfekt.
Sot kam kuptuar se po me mesoje cilat jane gjerat qe kane vertet rendesi ne jete dhe njera prej tyre ishte te behesha nje njeri i drejte, ashtu si ti.
Si mund ta pershkruaj me fjale dashurine qe ruaj per ty ne zemer? E pamundur!
Por, e di nene? Ke qene , frymezimi im gjithmone.
Shpresoj qe duke lexuar keto rreshta aty ne parajse se vetem aty e meriton te ndodhesh...
Te kuptosh se ne kete bote te poshter eshte nje vajze e vogel, vogelushja jote, qe nuk e beson kurre se ti nuk jeton me...
Ty te moren engjejt lart ne parajse,se ti ishe engjelli im nene.
-Dedikuar te gjithve atyre femijeve qe kane humbur nenen e tyre.duke ju then qe engjujt ne gjielle jetojne gjithmone dhe nuk mund te jene ketu ne toke!!!por jane pran nesh pasi thone qe shpirti nuk vdes kurr dhe jeton gjithmone,por sido qe te jete puna engjulli jone jeton e gjall gjithmon ne zemren tone................

Askush të mos lavdërohet se nuk ka armiq, kjo vetëm tregon se ai nuk ka kurrfarë vlere.

Veröffentlicht : 22/08/2011 1:32 a.m.

Te Gjitve nuk i ipet ajo shanc te na mesojn deri kohen e duhur, po luftojm me veten edhe pse kjo kanjehr nuk eshte Fer :lotet: Flas per veten kur kam halle shum dhe kur mendoj te dorzohem nganjehr shkoj te ajo dhe qaj hallet me te sikur te jem me to dhe letesona pak a shum,por ne anen tjeter kur mendojn ata qe i kane dhe sja din ende vleren them ''Zot pse s'bene nje ligj te jetojn te gjithe deri te dim pervetveten'' por bene dallime dhe sprova ne neve :lotet:

Veröffentlicht : 22/08/2011 11:27 a.m.
 hona
(@hona)
Beiträge: 399
Reputable Member
 
:zemra: NENAT :zemra:

Kur nje nene e re vendosi kembet e saj ne rrugen e gjate te jetes pyeti:
- A do te jete e gjate kjo rruge? Dhe te tjeret iu pergjigjen:
-Po, do te jete nje rruge e veshtire dhe ne fund te saj ti do te jesh plakur, por kujto, fundi do te jete me i bukur se fillimi..

Ajo ishte e lumtur, dhe mendonte se nuk do te kishte dite me te bukura se keto. Keshtu qe ajo luante me femijet e saj, kujdesej per ta, i lante, i edukonte.
Nje nate bente stuhi dhe femijet kishin frike dhe ftohte. Ajo i mblodhi pas vetes dhe i mbuloi me mantelin e saj. Femijet i thane:
-Nene, ne nuk kemi frike per sa kohe ti je ketu me ne.
Diten tjeter ne mengjes u duhej te ngjisnin nje koder. Ngjitja ishte e veshtire si per nenen ashtu edhe per femijet,por nena gjate gjithe kohes u thoshte:
-Pak durim edhe do te arrijme.
Kur arriten ne maje femijet i thane:
-Nene ne nuk do ta kishim ngjitur dot pa ty.
Nena kur ra per te fjetur ne darke , veshtroi qiellin dhe tha:
-Kjo dite eshte me e mire se e fundit, dje u mesova femijeve te mi kurajon dhe sot u mesova forcen.
Diten tjeter re te zeza mbuluan token dhe gjithcka ishte ne erresire.
Femijet u mblodhen pas nenes dhe ajo u tha:
-Shikoni lart, drejtojini syte nga drita.
Femijet vune re nje drite ne mes te gjithe asaj erresire dhe nena u tha se ajo ishte drita qe do ti udhezonte ne erresire, dhe u foli per Krijuesin.
Ate nate ajo mendoi se ishte dita me e mire nga te gjitha sepse ate dite ajo u kishte folur femijeve te saj per Zotin.
Ditet, muajt, vitet kaluan dhe nena u plak, por femijet e saj ishin akoma te forte dhe te rinj. Nje dite nena u tha:
- Kam arritur ne fundin e rruges time dhe tani e kuptoj se fundi eshte me i mire se fillimi. Ju keni mesuar kurajon, forcen, rrugen e Zotit,dhe mund te ecni vetem tani dhe te njejten gje do te bejne dhe femijet tuaj.
Femijet i thane:
- Nene, ti do te ecesh gjithmone me ne.
Me dhembje e pane nenen te largohej nga ajo bote dhe thane:
- Ne nuk mund ta shohim, por ajo eshte akoma mes nesh. Nje nene si e jona eshte me shume se nje kujtim, ajo vazhdon te jetoje ne te tashmen tek ne...
-------------
-Nena juaj eshe gjithmone tek ju. Ajo eshte persheprima e gjetheve ne rruget e gjata te jetes, ajo eshte aroma e mire e rrobave tuaja te lara,ajo eshte ilaci juaj kur jeni semure dhe nuk ndiheni mire. Nena juaj jeton ne buzeqeshjet tuaja dhe eshtë e kristalizuar ne cdo lot qe bie. Ajo eshte vendi nga keni ardhur, shtepia juaj e pare, ajo eshte harta juaj ne cdo hap.
Ajo eshte dashuria juaj e pare dhe rrahja e pare e zemres....dhe asgje nuk mund t'iu ndaje ne kete bote, as koha, as hapesira, madje as ...vdekja....!!

Dedikuar Nënave..

Askush të mos lavdërohet se nuk ka armiq, kjo vetëm tregon se ai nuk ka kurrfarë vlere.

Veröffentlicht : 15/03/2012 2:35 p.m.
Teilen: