Benachrichtigungen
Alles löschen

Nuk e dija këtë fakt rreth gruas në Islam!

1 Beiträge
1 Benutzer
0 Reactions
278 Ansichten
(@online)
Beiträge: 449
Prominent Member
Themenstarter
 
[#4296]

Nuk e dija këtë fakt rreth gruas në Islam!

E marte 2 Shkurt 2010 12:56

Shkruan: Lulzim Beqiri

Ne duhet të kemi parasysh faktin që personi i parë që ra në sexhde pas profetit Muhammed ishte një grua.

E para që besoi pas të Dërguarit të Zotit ishte një grua.

E para që u përgëzua me xhenet ishte një grua.

Hadixheja u përgëzua me Xhenet, para se të përgëzohet çdo njeri tjetër.

Dëshmorja e parë në Islam ishte një grua.

Dëshmorja e parë nga sahabët që vdiq në kontinentin evropian ishte një grua.

Për pafajësinë e saj (Aishes) nga akuzat që i bënë, është shpallur ajet Kur’anor që lexohet deri në Ditën e Kiametit. Është Aisheja ajo që transmetoi shumë dije për tek brezat e ardhshme, pasi gëzonte dije të thella në çështje të ndryshme fetare. Njihte shumë mirë tefsirin e Kur’anit, fikhun, poezinë arabe etj…

Amr Ibnul Asin e kishte dërguar Profeti a.s. si komandant në një betejë. Ai bashkë me ushtrinë u kthyen triumfues. Kur u takua me Profetin a.s., ky i fundit e priti si hero dhe e nderoi. Duke parë këtë pritje, Amr ibnul Asi mendoi se, nëse do e pyeste Profetin a.s. se kush ishte njeriu që donte më shumë, do të përgjigjej: “Ty, o Amr!” Pasi ishin grumbulluar dhe disa muslimanë të tjerë, Amr ibnul Asi shfrytëzoi rastin ta pyesë, me qëllim që të dëgjojnë edhe të tjerët. Kështu, iu drejtua me fjalët: “O i Dërguari i Allahut! Kush është njeriu më i dashur për ty?” Profetiu iu përgjigj: “Aisheja!”

Aisheja ka transmetuar nga Profeti 2250 hadithe. Mes transmetuesve të haditheve të Profetit ajo zë vendin e katërt ose pestë. Vendin e parë e zë Ebu Hurejre, të dytin, Abudullah ibnu Umeri, të tretin Enes ibnu Maliku, të katërtin sipas disave e zë Abdullah ibnu Abasi kurse sipas të tjerëve e zë Aisheja.

Dijetarët më të mëdhenj të Umetit – si Buhari dhe të tjerë – transmetojnë hadithe dhe dije të Aishes. Aisheja njihet për oratori dhe gojëtari. Thotë Muavi ibnu Sufjani: “Oratori më i madh ndër arabët është Aisheja”.

Dy vite para se të vdiste, Aisheja vajti të kryej Haxhin. Ditën e Arafatit ajo agjëronte, edhe pse ishte shumë vapë. Ata që kujdeseshin për të, i hidhnin ujë fytyrës herë pas here me qëllim që t’ia lehtësojnë gjendjen. Urve ibnu Zubejri hyri në çadrën e saj dhe kur e pa në atë gjendje, i tha: “ O nëna ime! Ruaje vetën dhe shëndetin, ajo që po bën është e rëndë.” Tregojnë të pranishmit: “Kur dëgjoi këto fjalë, sikur iu kthye forca dhe i tha Urves: “Të duroj dhe të ruaj shëndetin në këtë ditë në të cilën Zoti të fal gjynahet e vitit të kaluar dhe të atij që vjen?!”

Në suren Kasas, del në pah shumë qartë roli i gruas në jetën profetit Musa. Fillimisht, kjo shfaqet në bindjen dhe sigurinë e nënës së Musait tek premtimi i Zotit. Ajo pranoi ta hedhë foshnjën e saj të dashur në lumë, thjesht pasi i besoi premtimit dhe fjalës së Zotit. “Ne nënën e Musait e inspiruam: t’i japë atij gji, e kur të kesh frikë për të, atëherë atë hidhe në lumë, e mos u frikëso as mos u pikëllo, se Ne do ta kthejmë atë ty dhe do ta bëjmë atë nga të dërguarit”. (El-Kasas: 7).

Prisni, prisni sepse ka ende ku gruaja ishte lëvizës i fuqishëm për një shoqëri të mbarë ...

Deri në pjesën e dytë selam alejkum ue rahmetullah ue berekatuhu !

Autori është student i shkallës master në UP, Fakulteti Ekonomik, Marketing.


"I thash zemrës sime: "Kur të zërë merakosja gëzohu, pasi shumica e merakosjeve janë të kota"

 
Veröffentlicht : 11/02/2010 3:35 p.m.
Teilen: