Morali është në krizë!
Për këtë dikush fajëson politikanët, dikush mësuesit, e dikush thotë se babai si përgjegjës i familjes është fajtor. Të tjerët thonë se e ëma si edukator i parë është fajtore.
Duke mohuar apo mosnjohur përgjegjësinë vetjake dhe duke fajësuar njëri tjetrin faji ngel jetim.
Albert Bandura, psikologu i njohur i shekullit njëzetë, përmes eksperimenteve të tij rreth çështjes së agresionit tek adoleshentët argumentoi se bota dhe sjellja e individit plotësojnë njëri tjetrin. Ai thotë që jo vetëm se mjedisi shkakton sjelljen por sjellja shkakton mjedisin gjithashtu, dhe këtë fenomen e quan determinizëm reciprok.
Por, ku do të mbërrim nëse kthehemi prapa në të kaluarën duke analizuar problemet dhe shkaqet e tyre? Vështirë që do mund të identifikojmë fillimin e fajit pasiqë çdo ndodhi ka një shkak e çdo shkak është një ndodhi si rezultat i një shkaku paraprak.
Fajin dhe fajtorin duhet kërkuar në kohën tonë nga mesi ynë, e jo në të kaluarën apo të ardhmen.
Kur zinxhirët shkëputen a ka faj vetëm hallka që çahet apo të gjitha ato që ngrehin njëra tjetrën? Kur ata shkëputen ne themi që zinxhirët ishin të dobët e jo vetëm hallka që lëshoi.
Kështu, nëse analizojmë dhe shqyrtojmë me hollësi krizën morale për të cilën po kalon shoqëria e sotme, do të gjejmë se të gjithë kanë faj, dikush më pak e dikush më shumë.
Në shoqërinë stabile patriarkale, ku institucioni familje është i shenjtë, babai - i zoti i shtëpisë, furnizuesi dhe mbrojtësi i pjestarëve tjerë të familjes flet fjalën e fundit. Por, kur shoqëria fillon të degjenerohet ai është i pari që degradon rolin e vet. Atëherë, kaosi dhe anarkia mbizotërojnë.
Sami Frashëri pat thënë se fëmia i një gruaje të edukuar e të mësuar në vend që të dëgjoj përralla kundër logjikës e që ta prishi moralin, mbi gogolin dhe kulçedrën, bashkë me nina-nanat e ëmbla të së ëmës do të dëgjojë përralla shumë të bukura që do t'i ndreqin moralin, që do t'i zbusin zemrën dhe do t'i zhvillojnë mëndjen. Fatkeqësisht në shoqërinë tonë shumica e nënave janë të pa arsimuara. Për këtë ato më pak janë fajtore duke pasur parasysh mentalitetin tradicional shqiptar. Thuhej se femra nuk duhet të arsimohej, madje as të mësoj shkrim leximin, sepse ajo duhet të merret vetëm me punët e shtëpisë, të rrisë fëmijët dhe ti shërbejë burrit të saj si dhe prindërve të tij. Ky rol i saj i atribuohej ligjeve të Zotit duke thënë se ajo vetëm për këtë është krijuar. Pa dyshim që Zoti e obligoi femrën me rolin e nënës por atë nuk e privoi, me asnjë urdhër, nga kërkimi i diturisë.
Çka mund të thuhet për shoqërinë në të cilën prindërit turpërohen me fëmijët e vetë! Rinia e sotshme është tepër egoiste ndaj vetvetës së saj. Ajo nuk ka besim tek njerëzit e afërm si dhe në familjen e vet. Janë më se të bindur se vetëm ata kanë të drejtë. Kështu, mohojnë vlerat tradicionale dhe kapen për atyre moderne, të pa seleksionuara dhe të pa definuara. Moto kryesore kanë lirinë absolute nga çfarëdolloj përgjegjësie.
Edhe djemtë me rezultate shumë të dobëta në mësim në shkollat e mesme dhe mosinteresim për studime të larta, futen në të njëjtin kallup. Tek ata dominon mungesa e një vizioni të qartë rreth së ardhmës së tyre e që drejtëpërsëdrejti ndikon në vullnetin dhe dëshirën e tyre për të ndryshuar diçka në ambientin që i rrethon. Si rrjellojë, morali i tyre është në krizë sepse pasiviteti, dembelizmi dhe pavëndosshmëria ndikojnë në moralin dhe karakterin e tyre.
Kur femra del e zhveshur në publikë, qoftë në shkollë apo në treg a shëtitje, a thua ajo me këtë demonstron këtë liri? A demonstron se prindërit e saj nuk kanë pushtet mbi të? E nëse nuk kanë çfarë ka ndodhur që ata ta humbin atë? A ka ndodhur në mënyrë spontane, a u rebelua ajo brenda natës apo gradualisht kaloi pushteti nga njëra palë në tjetrën? Apo ndoshta as njëra e as tjetra por prindërit me heshtjen e tyre e aprovojnë (zh)veshjen e saj. Kjo e fundit duket më e logjikshme dhe në njëfarë mase mposhtë teorinë e rebelimit dhe argumenton degjenerimin kolektiv. Pra, argumenton se të gjithë kanë faj.
Edhe pse nuk mund të flitet për amoralitetin seksual si fenomen të gjërë, nëse këtë çështje e trajtojmë me një spektër më të gjërë sesa vetëm seks, por siç e quan Islami “rruga që çon në zinaâ€
Our Lord! Grant unto us wives and offspring who will be the comfort of our eyes, and give us (the grace) to lead the righteous
IMORALITETI
*************************************************************
Është detyrë për çdo musliman të tregojë kujdes për ruajtjen e personalitetit si dhe për mbrojtjen e nderit të tij. Që në kohët e hershme, njerëzit krenoheshin me moralin e mirë dhe përkujdeseshin duke i kushtuar rëndësi të madhe ruajtjes së personalitetit dhe nderit, madje edhe në kohën e injorancës. Kur i Dërguari i Allahut (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!) u mori premtimin grave se nuk do të bëjnë kurvëri, Hind bintu Utbe tha: "A mos vallë, gratë e lira (të cilat nuk janë robëresha) ndodh që të veprojnë kështu?!"
Xhelozia ka qenë e madhe tek sahabët. Shiko për këtë xhelozinë e sahabiut të nderuar Sead ibën Ubade, në hadithin të cilin e ka transmetuar Buhariu dhe Muslimi, nga El Mugira ibën Shuabe, i cili ka thënë: "Sead ibën Ubade tha: “Nëse do të shihja një burrë me gruan time do ta godisja atë me tehun e shpatës sime." Kur i arriti kjo fjalë të Dërguarit të Allahut (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!) tha: "A çuditeni me xhelozinë e Seadit?! Dijeni se unë jam më xheloz se ai, ndërsa Allahu është më xheloz se unë."
Në "Sahihun" e Buhariut është transmetuar se i Dërguari i Allahut (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!) ka thënë: "Askush nuk xhelozon më tepër se sa Allahu, kur bën kurvëri robi i Tij, apo kur bën kurvëri robëresha e Tij. O popull i Muhamedit! Betohem në Allahun se sikur ta dinit ju atë që di unë, do qeshnit pak e do qanit shumë."
O popull musliman!
Ku është xhelozia në lidhje me ndalesat e Allahut?! Ne sot jetojmë në kohë të vështira, ku çdokush është në gjendje të bjerë pre" e kurvërisë, e këtij krimi të shëmtuar, si dhe të përlyet në llumin e ndyrësive dhe megjithatë komenti që i bëjnë kësaj është se këto janë nevoja trupore të cilat nuk përbëjnë shkelje ligjore, përderisa ato bëhen me kënaqësinë e të dyja palëve dhe pa përdorimin e dhunës!
O ju që keni besuar!
Ky krim dhe gjynah i madh është përhapur në kohën e sotme, si dhe ka gjetur përkrahës të cilët nxisin dhe inkurajojnë për në këtë rrugë pa krye. Janë të shumta organizatat e armiqëve të Allahut të cilat programojnë dhe thurin plane për përhapjen e këtij krimi. Sa e sa shoqata të ndryshme përkrahin financiarisht përhapjen e tij?!
O ju që keni besuar!
Si pasojë e imoralitetit janë përhapur në ditët e sotme sëmundje nga më të rrezikshmet, siç janë sëmundja e sidës, gonorresë etj. të cilat kanë qenë shkak për vdekjen e miliona njërëzve. Doktorët në të gjithë botën u treguan të paaftë për t"i gjetur kurim këtyre sëmundjeve të rrezikshme.
I Dërguari i Allahut (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!) e ka thënë të vërtetën: "Nuk shfaqet në një popull imoraliteti dhe kamata, veçse ai popull ia ka bërë të lejuar vetvetes dënimin e Allahut." Ndërsa në një transmetim tjetër thuhet: "…ndëshkimin e Allahut."[2]
Është transmetuar nga Ibën Umeri (Allahu qoftë i kënaqur prej tij!) se ka thënë: "I Dërguari i Allahut (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!) u kthye drejt nesh dhe tha: "O emigruesit në rrugë të Allahut! Janë pesë gjëra për të cilat lus Allahun të mos sprovoheni me to e të mos i arrini ato: Nuk është përhapur imoraliteti në ndonjë popull derisa ta shfaqin hapur, e të mos përhapen në mesin e tyre murtaja (sëmundjet ngjitëse) dhe sëmundje të tjera të cilat nuk kanë ekzistuar te të parët e tyre…" Hadithin e ka transmetuar El Hakim dhe Ibën Maxhe… do të vij më vonë analiza e tij.
Kam përgatitur në këtë libër për ty lexues i nderuar temat e mëposhtme:
1. Përkufizimi i imoralitetit (kurvërisë) nga ana gjuhësore dhe fetare.
2. Domethënia e kurvërisë në gjuhën arabe.
3. Ajetet e shpallura mbi ndalimin e kurvërisë, si dhe mbi urdhërimin për mosekspozimin e pjesëve të turpshme.
4. Hadithet e transmetuara mbi ndalimin e kurvërisë, si dhe mbi urdhërimin për mosekspozimin e pjesëve të turpshme.
5. Fjalë të të parëve tanë të mirë (selefëve) mbi diskreditimin e imoralitetit.
6. Urtësia legjislative në lidhje me moslejueshmërinë e imoralitetit (kurvërisë).
7. Dëmet shëndetësore të imoralitetit.
8. Shkaqet që çojnë te imoraliteti.
9. Masat mbrojtëse kundër imoralitetit (kurvërisë).
10. Gjykimi i imoralitetit.
11. Hadithe të dobëta në lidhje me imoralitetin.
Dije lexues i dashur se ti ke fatin e mirë të përfitosh dobitë e këtij libri dhe të korrësh frytet e tij, ndërsa autori është lodhur dhe ka derdhur mund, prandaj nëse e gjen atë të përshtatshëm dhe të dobishëm, kërkoi Allahut falje për mua.[3] E nëse gjen në të ndonjë gabim apo pasaktësi, drejtoje këshillën apo sugjerimin tënd në adresën time të mëposhtme.
Lus Allahun ta pranojë këtë punë timen dhe ta bëjë atë të kuptueshme dhe të dobishme!
Shkroi: Ahmed ibën Hasen en Nehari err Rrimi
Jemen, Dhemar, El Lisi, "Markez el Iman"
Kutia postare: (80781)
Fax: (503244)
Kuptimi i kurvërisë (zinasë) në gjuhën arabe
Kjo fjalë përdoret për disa kuptime:
1. Fjala "Ez zina" përdoret me kuptimin "ngushtësi."
Për këtë arsye emërtohet personi i cili vuan nga mbajtja e urinës "zennaun", sepse atij i janë ngushtuar rrugët e daljes së urinës. Po ashtu thuhet "zene'a" për personin i cili ngjitet në majën e malit, për shkak se ai ndjehet ngushtë dhe lodhet gjatë ngjitjes në të.
2. Fjala "Ez zina" nuk kufizohet vetëm në kryerjen e marrëdhënieve seksuale me një femër jashtë aktit martesor.
Kurvëria e syrit është shikimi…
Kurvëria e gjuhës është të folurit…
Kurvëria e dorës është prekja…
Dëshmi për këtë është hadithi të cilin e ka transmetuar Ebu Hurejra (Allahu qoftë i kënaqur prej tij!), se i Dërguari i Allahut (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!) ka thënë: "Birit të Ademit i është përcaktuar në mënyrë të padiskutueshme hisa (pjesa) e tij prej kurvërisë (zinasë). Kurvëria e syve është shikimi (i femrave të ndaluara), kurvëria e veshëve është dëgjimi, kurvëria e gjuhës është të folurit, kurvëria e dorës është prekja, kurvëria e këmbës është ecja (për kryerjen e haramit), zemra dëshiron dhe përfytyron, ndërsa organi seksual i vërteton ose i përgënjeshtron ato." E transmeton Muslimi.
3.Përdorimi i fjalës"Ez Zina" për marrëdhëniet seksuale të jashtëligjshme.
Ky kuptim është për qëllim në përdorimin e kësaj fjale në Kuranin madhështor, ashtu siç është përmendur në Fjalën e Allahut të Lartësuar:
"O Pejgamber, kur të vijnë besimtaret që të të japin besën se nuk do t"i shoqërojnë shok Allahut, se nuk do të vjedhin, se nuk do të bëjnë kurvëri…" [El Mumtehine: 12]
Në një ajet tjetër thuhet:
"Dhe mos iu afroni imoralitetit (zinasë), sepse vërtet ai është vepër e shëmtuar dhe rrugë shumë e keqe." [El Israë: 32]
Përkufizimi i prostuticionit (kurvërisë) nga ana fetare
Ibën Rrushd el Kurtubi ka thënë: "Kurvëria është kryerja e marrëdhënieve seksuale, pa praninë e një akti martesor të saktë, madje pa praninë e një akti martesor qoftë ai edhe i dyshimtë, me një femër e cila nuk është nën posedimin e mashkullit (nuk është as bashkëshorte dhe as robëresh e tij). Për këtë kanë rënë dakord në përgjithësi të gjithë dijetarët islamë."[4]
Imam en Neueui (Allahu e mëshiroftë!) ka thënë: "Vërtetësia legjislative (fetare) e cila e bën të detyrueshëm ndëshkimin (për kurvërinë), është futja e majës së organit seksual mashkullor, apo e përmasës së saj, në organin seksual femëror…â€
“Mos iu qas asaj për të cilën nuk ke njohuri, pse të dëgjuarit, të pamurit dhe zemra, për të gjitha këto ka përgjegjësi.â€
IMORALITETI (2)
Ajetet e shpallura mbi ndalimin e kurvërisë,
si dhe mbi urdhërimin për mosekspozimin e pjesëve të turpshme
Autor: Ahmed ibën Hasen en Nehari
Përktheu: Edmond AJDINI
1. Allahu i Madhëruar thotë:
"Dhe mos iu afroni imoralitetit (zinasë), sepse vërtet ai është vepër e shëmtuar dhe rrugë shumë e keqe." [El Israë: 32]
Es Sa'di (Allahu e mëshiroftë!) në lidhje me shpjegimin e këtij ajeti ka thënë: "Ndalimi nga të afruarit e imoralitetit (kurvërisë) është më gjithëpërfshirës sesa thjesht ndalimi nga kryerja e tij. Kjo, sepse ai i përmbledh të gjitha motivet dhe rrugët të cilat çojnë te ky krim, sepse siç kanë thënë: "Kush vjen vërdallë rreth gropës, rrezikon të bie në të", e sidomos kur bëhet fjalë për këtë çështje, e cila për shumicën e njerëzve është dëshira më e ethshme. Allahu i Lartësuar në këtë ajet e ka cilësuar kurvërinë si poshtërsi (ndyrësi), sepse ajo konsiderohet një veprim i ulët dhe i urryer në fenë e Allahut, në mendjet e shëndosha dhe në zemrat e njerëzve me natyrshmëri të pastër. Kjo për arsye se kurvëria është krim i cili cënon të drejtën e Allahut të Lartësuar ndaj robëve të Tij, po ashtu cënon të drejtat e gruas dhe pozitën e saj, cënon të drejtat e familjes së saj dhe nderin e tyre, cënon të drejtat e bashkëshortit të saj dhe shkatërron shtratin bashkëshortor. Ky krim po ashtu bëhet shkak për humbjen e përkatësisë dhe identitetit, si dhe për të tjera disfata dhe tragjedi të cilat nuk i fshihen askujt.
Fjala e Allahut të Lartësuar "dhe rrugë shumë e keqe" d.m.th.: Rrugë e shëmtuar është rruga e atij, i cili guxoi të kryej këtë gjynah të madh.[1]
El Kurtubi (Allahu e mëshiroftë!) ka përmendur një fjalë të dijetarëve duke thënë: "Dijetarët në lidhje me Fjalën e Allahut të Lartësuar "Dhe mos iu afroni imoralitetit…" kanë thënë: "Ky ajet është më gjithëpërfshirës sesa po të thoshte "Mos bëni imoralitet", sepse ai ndalon qoftë edhe vetëm prej të afruarit për tek ai.[2]
2. Allahu i Lartësuar thotë:
"Mos u martoni me ato gra me të cilat qenë martuar prindërit (baballarët) tuaj, me përjashtim të asaj që ka kaluar (para fesë islame), sepse ajo ishte turpësi, neveritje e traditë e shëmtuar." [En Nisa: 22]
Allahu i Lartësuar e ka cilësuar këtë martesë, e cila në të vërtetë është imoralitet, me tre cilësi:
E para: "Sepse ajo ishte turpësi". Njerëzit me natyrshmëri të pastër e përbuzin atë.
E dyta: "Neveritje". Diçka shumë e urryer tek Allahu.
E treta: "Traditë e shëmtuar".
Ibën Kethiri (Allahu e mëshiroftë!) ka thënë: "Allahu i Lartësuar thotë: "…sepse ajo ishte turpësi, neveritje e traditë e shëmtuar.", po ashtu i Lartësuari thotë: "Dhe mos iu afroni punëve të ndyra, qofshin ato të fshehta apo haptazi", gjithashtu thotë: "Dhe mos iu afroni imoralitetit (zinasë), sepse vërtet ai është vepër e shëmtuar dhe rrugë shumë e keqe", ndërsa për sa i përket ajetit në fjalë Ai shtoi fjalën "neveritje" që tregon se ajo është një vepër shumë e urryer tek Allahu. Gjithashtu, ajo bëhet shkak për ta urryer i biri babain e tij, pasi që është martuar me nusen e tij, sepse në përgjithësi burri i cili martohet me një femër që ka qenë e martuar më parë, ndjen një farë urrejtje apo xhelozie karshi atij i cili ka qenë bashkëshorti i saj. Kjo ka qenë prej arsyeve për të cilat Allahu i Lartësuar ia ndaloi umetit që të martohen me nënat e besimtarëve (bashkëshortet e Profetit, Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!) pas vdekjes së tij. S'ka dyshim që ato konsiderohen nëna për ta, duke qenë se ato janë bashkëshortet e të Dërguarit të Allahut (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!), ndërsa ai për besimtarët është si baballarët e tyre, madje detyrimet që kanë besimtarët ndaj tij (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!) janë më parësore se ato që kanë ndaj baballarëve të tyre dhe për këtë kanë rënë dakord të gjithë dijetarët. E si të mos jetë kështu kur dashuria për Të (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!) duhet të jetë më e madhe se dashuria për vetveten?![3]
3. Allahu i Lartësuar thotë:
"Edhe ata që përveç Allahut, nuk lusin ndonjë zot tjetër dhe nuk e vrasin njeriun që e ka ndaluar Allahu vrasjen e tij, por vetëm kur e meriton në bazë të drejtësisë, dhe që nuk bëjnë kurvëri, ndërsa kush i punon këto ai e gjen ndëshkimin. Atij i dyfishohet dënimi ditën e kiametit dhe aty mbetet i përbuzur përgjithmonë." [El Furkan: 68-69]
Ibën Kethiri (Allahu e mëshiroftë!) në komentimin e tij të Kuranit ka thënë: "ai e gjen ndëshkimin", e gjen dënimin për punën e tij të keqe ashtu siç është shpjeguar në ajetin që vijon: "Atij i dyfishohet dënimi Ditën e Kiametit", i përsëritet dënimi dhe i ashpërsohet, "dhe aty mbetet i përbuzur përgjithmonë", i mjeruar dhe i poshtëruar[4]. "Përveç atij i cili është penduar…".
Es Sa'di (Allahu e mëshiroftë!) ka thënë: "Allahu i Lartësuar i ka theksuar këto të treja, sepse ato janë gjynahet më të mëdha. Shirku është shkatërrues i fesë, vrasja është shkatërruese e jetës, ndërsa imoraliteti (kurvëria) është shkatërrues i nderit dhe moralit."[5]
4. Allahu i Lartësuar thotë:
"Allahu urdhëron drejtësi, bamirësi, ndihmë të afërmëve, e ndalon nga imoraliteti, nga e neveritura dhe dhuna. Ju këshillon ashtu që të merrni mësim." [En Nahl: 90]
5. Allahu i Madhëruar thotë:
"Thuaj: “Zoti im i ndaloi vetëm të këqiat e turpshme, qofshin ato të hapta apo të fshehta, ndaloi mëkatin, ndaloi shtypjen e tjetrit pa të drejtë, ndaloi t'i mvishni Allahut shok pa patur për të kurrfarë argumenti dhe ndaloi të thoni për Allahun atë që nuk e dini se është e vërtetë." [El A'Rafë: 33]
Me fjalën "të këqiat e turpshme" në këtë ajet janë për qëllim gjynahet e mëdha të dukshme për të cilat ndihet neveri dhe përbuzje, siç është imoraliteti, homoseksualizmi etj. Gjithashtu, ky ajet është përmbledhës edhe për gjynahet e brendëshme siç është mendjemadhësia, hipokrizia, fodullëku etj. E s'ka dyshim që Allahu e di më së miri.
6. Allahu i Lartësuar thotë:
"Thuaj: “Ejani t'ju lexojë atë që me të vërtetë ju ndaloi Zoti juaj; të mos i shoqëroni Atij asnjë send, të silleni mirë me prindërit, të mos i vrisni fëmijët tuaj për shkak të varfërisë, sepse Ne ju ushqejmë juve dhe ata, të mos u afroheni mëkateve të hapta apo të fshehta, mos ta vrisni njeriun se vrasjen e tij e ka ndaluar Allahu, përveç kur është me vend. Këto janë porositë e Tij, kështu që të mendoni thellë." [El En'amë: 151]
Ibën el Xheuzi (Allahu e mëshiroftë!) në tefsirin e tij ka përmendur pesë kuptime për të treguar domethënien e fjalës el feuahish (herezi):
E para: Përdorimi i kësaj fjale për imoralitetin, duke përfshirë qenien e tij haptazi dhe fshehurazi. Kështu e ka shpjeguar Ibën Abasi, El Hasen dhe Es Siddi.
E dyta: Për sa i përket el feuahish të cilat janë të dukshme, me to është për qëllim pirja e alkoolit dhe martesa me femrat të cilat janë të ndaluara me ligj, ndërsa el feuahish të cilat janë të fshehta, me to është për qëllim imoraliteti. Këtë fjalë e ka thënë Said ibën Xhubejri dhe Muxhahidi.
E treta: Me "të dukshme" është për qëllim pirja e alkoolit, ndërsa "të fshehta" është për qëllim imoraliteti. Ky është mendimi i Ed Dahakut.
E katërta: Ajo është gjithëpërfshirëse për të gjitha krimet (gjynahet). Me fjalën "të dukshme" është për qëllim punimi i tyre haptazi, ndërsa me fjalën "të fshehta" është për qëllim fshehja e tyre… Këtë fjalë e ka thënë Katede.
E pesta: El feuahish të cilat janë të dukshme, me to janë për qëllim punët e (ndaluara të) gjymtyrëve, ndërsa el feuahish të cilat janë të fshehta, me to janë për qëllim lajthitjet e zemrës… Këtë e ka përmendur El Mauerdi në shpjegimin e ajetit të mëparshëm, si dhe në komentimin e Fjalës së Allahut të Lartësuar:
"Dhe mos bëni mëkate as haptas as fshehtas…" [El En'amë: 120] [6]
Po ashtu Ibën el Xheuzi (Allahu e mëshiroftë!) ka thënë: "El feuahish është shumësi i fjalës fahishe që do të thotë: Diçka e shëmtuar dhe e neveritur. Komentuesit e Kuranit, për fjalën El feuahish kanë përmendur katër domethënie:
a) Mëkat (punë e shëmtuar). I këtij kuptimi është Fjala e Allahut të Lartësuar:
"Kur punojnë ata (idhujtarët) diçka të shëmtuar, thonë: “Ne i gjetëm prindërit tanë duke vepruar kështu, edhe Allahu na urdhëroi këtë (vizitën e Qabes lakuriq). Thuaj: “Allahu nuk urdhëron për punë të shëmtuara, a thoni për Allahun çka nuk dini?" [El A'rafë: 28]
Po ashtu në një ajet tjetër thuhet:
"Ata të cilët largohen prej mëkateve të mëdha dhe prej punëve të ndyta, përveç ndonjë pune të imët…" [En Nexhm: 32]
b) Imoralitet
Allahu i Lartësuar thotë:
"Edhe ata të cilët kur bëjnë ndonjë (mëkat) të shëmtuar ose i bëjnë zullum vetes së tyre, e përmendin Allahun dhe kërkojnë falje për mëkatet e tyre…" [Ali Imran: 135]
Po ashtu thotë:
"Ato nga gratë tuaja që bëjnë imoralitet (zina)…" [En Nisa: 15]
Në një tjetër ajet thotë:
"Thuaj: “Zoti im i ndaloi vetëm të këqiat e turpshme…" [El A'Rafë: 33]
Ndërsa në një tjetër ajet:
"Cilado prej jush që bën punë të ligë e të shëmtuar…" [El Ahzabë: 30]
c) Homoseksualizëm
Allahu i Lartësuar thotë:
"(Dërguam) Edhe Lutin i cili popullit të vet i tha: “Ju bëni aq punë të shëmtuar sa askush para jush nga tërë bota nuk e ka bërë." [El Ankebutë: 28]
d) Kryeneçësia e bashkëshortes
Allahu i Lartësuar thotë:
"Dhe mos i shtrëngoni për t'u marrë diçka nga ajo që ju keni dhënë atyre, përveç nëse ato bëjnë ndonjë imoralitet të hapur…" [En Nisa: 19] [7]
7. Allahu i Lartësuar thotë:
"Ato nga gratë tuaja që bëjnë imoralitet (zina), kërkoni që kundër tyre të dëshmojnë katër vetë prej jush (burra); nëse vërtetohet me dëshmitarë (imoraliteti), mbyllini ato në shtëpitë tuaja derisa t'u vijë vdekja, ose derisa Allahu të përcaktjë ndonjë rrugë për to." [En Nisa: 15]
Ibën Kethiri (Allahu e mëshiroftë!) ka thënë: "Në fillimin e fesë islame ka qenë gjykimi për gruan ndaj së cilës ishte vërtetuar me argumente të sakta se kishte bërë imoralitet, që të mbyllej në shtëpi dhe të mos lejohej më që të dilte prej saj, derisa t"i vinte vdekja. Pikërisht për këtë tregon Fjala e Allahut të Lartësuar: "Ato nga gratë tuaja që bëjnë El Fehishe (imoralitet), kërkoni që kundër tyre të dëshmojnë katër vetë prej jush (burra); nëse vërtetohet me dëshmitarë (imoraliteti), mbyllini ato në shtëpitë tuaja derisa t'u vijë vdekja, ose derisa Allahu të përcaktjë ndonjë rrugë për to". Rruga të cilën Allahu i Lartësuar e përcaktoi për imoralitetin ishte anulluese për gjykimin e mëparshëm."[8]
8. Allahu i Lartësuar thotë:
"Laviren dhe lavirin i rrihni secilin prej tyre me nga njëqind të rënë (me kamzhik) dhe në zbatimin e dispozitave të Allahut mos u tregoni zemërbutë ndaj atyre dyve, nëse jeni që i besoni Allahut dhe botës tjetër. E gjatë zbatimit të ndëshkimit ndaj tyre, le të jenë të pranishëm një numër besimtarësh. Laviri nuk do të duhej të martohej me tjetërkë, përveç se me ndonjë lavire ose idhujtare, e lavirja, me të nuk do të duhej të martohet kush, përveç ndonjë laviri ose idhujtari. Ajo (kurvëria ose martesa me të) është e ndaluar për besimtarët." [En Nurë: 2-3]
Ky dënim është për të virgjërit që nuk janë martuar ende të cilët kryejnë imoralitet, ndërsa për sa i përket lavirit i cili është i martuar dhe që ka kryer marrëdhënie seksuale me bashkëshorten e tij, qoftë edhe vetëm një herë në jetën e tij; dënimi i tij në fenë e Allahut (nëse bën kurvëri) është goditja me gurë deri sa të vdes, sidoqoftë do të flasim për këtë në vendin e duhur.
9. Allahu i Madhëruar thotë:
"Është e sigurtë se kanë shpëtuar besimtarët. Ata të cilët janë të përulur dhe të kujdesshëm gjatë faljes së namazit. Dhe ata të cilët i shmangen të kotës (qoftë fjalë apo punë). Dhe ata të cilët rregullisht e japin zekatin. Dhe ata të cilët e ruajnë nderin e vet (pjesët e turpshme), me përjashtim ndaj grave të veta (bashkëshorteve) dhe ndaj atyre (robëreshave) që i kanë në pronësinë e vet, për të cilat nuk janë të qortuar. E kush prej tyre kërkon (dëfrim nga të ndaluarat), të tillët janë ata që i kanë shkelur normat e caktuara." [El Mu'minunë: 1-7]
Ibën Kethiri (Allahu e mëshiroftë!) ka thënë: "Është e sigurtë se kanë shpëtuar besimtarët" do të thotë se besimtarët kanë fituar kënaqësinë e Zotit të tyre dhe kanë arritur lavdi të madhe, nëse gjenden tek ata këto cilësi. Fjala e Allahut të Lartësuar: "Dhe ata të cilët e ruajnë nderin e vet" ka për qëllim ata të cilët i ruajnë pjesët e turpshme dhe që nuk bien pre" e atyre gjërave të cilat i ka ndaluar Allahu i Madhëruar, siç janë prostitucioni, imoraliteti, homoseksualizmi etj, si dhe nuk kërkojnë të dëfrehen përveç se me bashkëshortet e tyre të cilat Allahu i Lartësuar ua ka lejuar ose "ndaj atyre (robëreshave) që i kanë në pronësinë e vet". S'ka dyshim se të kërkuarit e kënaqësisë në atë që Allahu e ka bërë të lejuar, për të nuk ka qortim. Për këtë Allahu i Lartësuar ka thënë: "Për të cilat nuk janë të qortuar. E kush prej tyre kërkon (dëfrim nga të ndaluarat)…", d.m.th. përveç bashkëshorteve dhe robëreshave, "të tillët janë ata që i kanë shkelur normat e caktuara", të tillët janë dhunuesit.[9]
Ajetet e mësipërme përmbledhin disa çështje:
Së pari: Ai që nuk e ruan nderin e tij dhe nuk i ruan pjesët e turpshme të trupit, nuk është prej të shpëtuarve.
Së dyti: Ai që nuk i ruan pjesët e turpshme është prej dhunuesve.
Së treti: Ai që nuk i ruan pjesët e turpshme është prej të qortuarve.
Mjerë për atë person që nuk është prej të shpëtuarve, madje është prej dhunuesve të cilët e meritojnë që të përbuzen.
10. Allahu i Madhëruar në shumë ajete i ka urdhëruar besimtarët t"i ruajnë pjesët e turpshme të trupit të tyre dhe të mos i ekspozojnë ato. Allahu i Lartësuar ka thënë:
"Thuaju besimtarëve të ndalin shikimet (prej haramit), të ruajnë pjesët e turpshme të trupit të tyre se kjo është më e pastër për ta. Allahu është i njohur hollësisht për atë që veprojnë." [En Nurë: 30]
Po ashtu ka thënë:
"Thuaju edhe besimtareve të ndalin shikimet e tyre, të ruajnë pjesët e turpshme të trupit të tyre…" [En Nurë: 31]
Ndërsa në anën tjetër, Allahu i Lartësuar i ka lavdëruar besimtarët të cilët e posedojnë këtë virtyt:
"Dhe ata të cilët e ruajnë nderin e vet (pjesët e turpshme)." [El Mu'minunë: 5]
Gjithashtu i Lartësuari ka thënë:
"Dhe ata të cilët i ruajnë pjesët e turpshme të trupit të tyre, me përjashtim ndaj grave të veta dhe ndaj robëreshave që i kanë në posedim, ata nuk qortohen për to." [El Mearixh: 29-30]
Në një ajet tjetër ka thënë:
"…Ruajtësit e nderit (të cilët i ruajnë pjesët e turpshme) dhe ruajtëset e nderit… Allahu për ta ka përgatitur falje (mëkatesh) dhe shpërblim të madh." [El Ahzabë: 35]
Ibën Tejmije (Allahu e mëshiroftë!) ka thënë: "Ruajtja e pjesëve të turpshme për muslimanin është obligative ashtu siç është obligative për të edhe ruajtja e kufijve të Allahut. Allahu i Lartësuar thotë:
"Edhe ata që i ruajnë kufijtë e Allahut (nuk i shkelin ato), pra përgëzoi besimtarët." [Et Teube: 112]
Ruajtja e tyre bëhet duke mos i shkelur ndalesat e Allahut.[10]
Allahu i Madhëruar e ka lavdëruar Merjemen (Paqja e Allahut qoftë mbi të!) duke thënë:
"Edhe Merjemen të bijën e Imranit, e cila e ruajti nderin e vet, e Ne prej anës sonë i frymëzuam një shpirt e ajo i besoi Fjalët e Zotit të saj dhe Librat e Tij dhe ishte e devotshme." [Et Tehrim: 12]
“Mos iu qas asaj për të cilën nuk ke njohuri, pse të dëgjuarit, të pamurit dhe zemra, për të gjitha këto ka përgjegjësi.â€
IMORALITETI (3)
Autor: Ahmed ibën Hasen en Nehari
Përktheu: Edmond AJDINI
Hadithet e transmetuara mbi ndalimin e kurvërisë,
si dhe mbi urdhërimin për mosekspozimin e pjesëve të turpshme
1. Imam Buhariu (Allahu e mëshiroftë!) në "Sahihun" e tij transmeton se një burrë e pyeti të Dërguarin (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!): “O i Dërguari i Allahut, cili është gjynahu më i madh tek Allahu? Tha: "T"i shoqërosh shok Allahut, ndërsa Ai është që të ka krijuar." Tha (burri): “Po pastaj cili?â€
“Mos iu qas asaj për të cilën nuk ke njohuri, pse të dëgjuarit, të pamurit dhe zemra, për të gjitha këto ka përgjegjësi.â€
IMORALITETI (4)
Autor: Ahmed ibën Hasen en Nehari
Përktheu: Edmond AJDINI
Urtësia legjislative në lidhje me moslejueshmërinë
e imoralitetit (kurvërisë)
Bekër ibën Abdullah Ebu Zejd (Allahu e ruajt!) ka thënë:
"Ibnul Kajim (Allahu e mëshiroftë!) e ka shqyrtuar gjerësisht këtë temë. Ai është përpjekur të vëri në dukje qëllimin dhe urtësinë e legjislaturës islame në lidhje me ndalimin e imoralitetit, duke e pasuar argumentimin e tij me sqarimin e disa prej dëmeve më kryesore të këtij krimi. Ai po ashtu ka treguar dukuritë negative të imoralitetit, si dhe pasojat e dëmshme të cilat ia shkatërrojnë mirëqenien njeriut në këtë botë dhe në botën tjetër. Të gjitha këto, Ibnul Kajim i ka përmendur në vende të ndryshme në librat e tij, prandaj e pashë të dobishme t"i grumbulloj dhe t"i rëndis ato në formë të rregullt, njëra pas tjetrës ashtu siç vijon:
1. Imoraliteti e shkatërron mirëqënien e mbarë njerëzimit dhe bëhet shkak për humbjen e përkatësive farefisnore
Ibnul Kajim (Allahu e mëshiroftë!) ka thënë: "Dëmet si pasojë e imoralitetit janë shkatërruese të mirëqënies se mbarë njerëzimit. Femra nëse bën imoralitet, e mbulon me turp familjen, bashkëshortin dhe të gjithë të afërmit e saj, si dhe bëhet shkak që ata ta humbasin krenarinë në mesin e njerëzve. Nëse ajo ngel shtatzënë si pasojë e imoralitetit, po ta vrasë fëmijën e saj, ajo ka bashkuar midis dy krimeve të shëmtuara, kurvërisë dhe vrasjes. Nëse e mbart atë tek bashkëshorti i saj, ka futur në familjen e tij një të huaj, i cili nuk është prej tyre. I trashëgon ata duke mos qenë prej tyre, merr përkatësinë e tyre duke mos qenë gjaku i tyre, si dhe shumë e shumë dëme të tjera si pasojë e imoralitetit. Ndërsa, për sa i përket kurvërisë së burrit, ajo gjithashtu bëhet shkak për humbjen e përkatësisë familjare. Pas kësaj qëndron shkatërrimi i gruas dhe nderit te saj, si dhe vënia në rrezik e rolit të saj, duke e bërë atë burim të shthurjes dhe shkatërrimit. E s'ka dyshim se ky krim bëhet shkak për rrënimin e jetës së kësaj bote dhe botes tjetër (ahiretit). Janë të shumta gjynahet të cilat ndërmerren për shkak të imoralitetit. Sa e sa të drejta hidhen poshtë për shkak të tij?! Sa e sa padrejtësi ndodhin si pasojë e imoralitetit?!"
Po ashtu ka thënë: "E përderisa dëmet si pasojë e kurvërisë ishin prej dëmeve më të mëdha, ku ajo bëhej shkak për humbjen e përkatësive farefisnore, mosruajtjes së nderit dhe mosruajtjes së ndalesave të Allahut; bëhej shkak për futjen e urrejtjes dhe armiqësisë ndërmjet njerëzve, duke bërë që çdokush të cënoj nderin e gruas, vajzës, motrës apo nënës së tjetrit. E s'ka dyshim se këto që përmendëm janë prej shkaqeve kryesore të përhapjes së shkatërrimit në tokë. Pikërisht për të gjitha këto arsye, kurvëria u rendit menjëherë pas krimit të vrasjes për nga madhësia, kështu e ka renditur atë Allahu i Lartësuar në Librin e Tij dhe i Dërguari (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!) në sunetin e tij. Imam Ahmedi (Allahu e mëshiroftë!) ka thënë: "Nuk di që pas vrasjes të ketë krim më të madh se kurvëria. Allahu e ka përforcuar moslejueshmërinë e saj me Fjalët e Tij:
"Edhe ata që përveç Allahut, nuk lusin ndonjë zot tjetër dhe nuk e vrasin njeriun që e ka ndaluar Allahu vrasjen e tij, por vetëm kur e meriton në bazë të drejtësisë, dhe që nuk bëjnë kurvëri, ndërsa kush i punon këto ai e gjen ndëshkimin. Atij i dyfishohet dënimi ditën e kiametit dhe aty mbetet i përbuzur përgjithmonë. Përveç atij që është penduar..." [El Furkan: 68-69]
Allahu i Madhëruar në këtë ajet e ka shoqëruar kurvërinë me shirkun (të shoqëruarit shok Zotit) dhe vrasjen e njeriut padrejtësisht dhe si ndëshkim për këto në botën tjetër, përcaktoi dënim të dyfishtë e të përjetshëm, përveç se nëse njeriu e heq këtë barrë nga vetja e tij duke u penduar tek Allahu i Madhëruar, duke e përforcuar besimin dhe duke vepruar punë të mira. Allahu i Madhëruar thotë:
"Dhe mos iu afroni imoralitetit (zinasë), sepse vërtet ajo është vepër e shëmtuar dhe rrugë shumë e keqe." [El Israë: 32]
Allahu i Madhëruar në këtë ajet e ka cilësuar kurvërinë si "vepër e shëmtuar", madje të qenët e saj një vepër shumë e keqe është një realitet i ngulitur në mendje, jo vetëm tek njerëzit por edhe tek shumë prej kafshëve. Buhariu (Allahu e mëshiroftë!) në "Sahihun" e tij ka përmendur një transmetim nga Amër ibën Mejmun el Eudi se ka thënë: "Kam parë në kohën e injorancës dy majmunë të cilët bënë kurvëri. Majmunët u mblodhën rreth atyre dyve dhe nisën t"i gjuajnë ata me gurë derisa ngordhën."[1]
Allahu i Madhëruar e ka bërë të qartë se cili është përfundimi i kësaj vepre duke e quajtur atë "rrugë shumë e keqe", kjo sepse kurvëria është rruga e skamjes, rrënimit dhe poshtërimit në këtë botë, si dhe ajo është rruga e vuajtjes, ndëshkimit dhe dëshpërimit në botën tjetër."
2. Kurvëria i përmbledh të gjitha nyjet e së keqes
Ibnul Kajim (Allahu e mëshiroftë!) ka thënë: "Kurvëria i përmbledh të gjitha nyjet e së këqes. Ajo bëhet shkak për dobësimin e besimit, largimin e turpit, mungesën e personalitetit dhe humbjen e xhelozisë. Nuk ndodh që një imoral të jetë i turpshëm, përmbushës i amanetit, i besueshën në fjalë, besnik ndaj shokut, si dhe të ndjejë xhelozi të plotë ndaj familjes se vet. Tradhtia, mashtrimi dhe gënjeshtra janë natyrë e tij. Paturpësia, mungesa e xhelozisë dhe moskujdesi për ruajtjen e ndalesave të Allahut; të gjitha këto janë simptoma të imoralitetit."
3. Kurvëria i hap njeriut dyert e gjynaheve
Ibnul Kajim (Allahu e mëshiroftë!) në sqarim të kësaj ka thënë: ".. prej këtyre është se kurvëria e shtyn njeriun në prishjen e lidhjeve me të afërmit e tij, në mosrespektimin e prindërve, në kërkimin e pasurisë në rrugë të ndaluara dhe në bërjen padrejtësi ndaj të tjerëve. Kurvëria bëhet shkak për humbjen e bashkëshortes dhe fëmijëve, madje jo rrallë herë ajo e çon njeriun drejt dhunës dhe gjakderdhjes. Ka edhe prej atyre të cilët për të arritur te kurvëria, kërkojnë ndihmën e fallxhorëve dhe magjistarëve, e ky veprim, në shumicën e rasteve i shtyn ata drejt shirkut, qoftë kjo me apo pa dijen e tyre. Pra ky gjynah, nuk përmbushet ndryshe, veçse duke u shoqëruar me një varg gjynahesh para dhe pas tij; gjynahe këto të cilat lindin të tjera lloje gjynahesh. Kurvëria është gjëja më tërheqëse e të keqes së kësaj bote dhe botës tjetër. Ajo në të njëjtën kohë është gjëja më penguese e të mirës së kësaj bote dhe botës tjetër. Nëse njeriu bie pre" e kurvërisë dhe ajo zë vend në zemër, si dhe shndërrohet në ves të tij; atëherë kurimi i saj bëhet tepër i vështire. Robi i saj është vështirë të lirohet, ndërsa viktima e saj nuk mund të kurohet. Allahu i Madhëruar i ka dhënë këtij krimi kompetencën e prishjes së mirësive. Nëse njeriu ka rënë pre" e kurvërisë, atëherë le t'u thotë lamtumirë mirësive të Allahut, kjo sepse ato do të jenë të dobëta; e shpejt do të jetë shvendosja e tyre, e afërt do të jetë zhdukja e tyre. Allahu i Madhëruar në Librin e Tij ka thënë:
"Këtë (masë ndëshkuese) e bëri, sepse Allahu nuk e ndryshon një begati, të cilën ia ka dhuruar një populli, derisa ata ta ndryshojnë gjendjen e tyre." [El Enfal: 53]
Gjithashtu i Lartësuari ka thënë:
"E nëse Allahu vendos ta ndëshkojë një popull, Atë nuk ka kush që ta zbrapsë. Ata (njerëzit) nuk kanë mbrojtës tjetër përveç Tij." [Er Rra'd : 11]
4. Kurvëria shkakton sëmundje psikike dhe e sëmurë zemrën
Ibnul Kajim (Allahu e mëshiroftë!) në sqarim të kësaj ka thënë: "Prej veçorive të imoralitetit, është gjithashtu edhe fakti se ai e hallakat zemrën dhe e sëmurë, në qoftë se nuk e vret atë. Ai fut mërzitje, dëshpërim dhe frikë në zemër. E largon njeriun nga Allahu i Madhëruar dhe e afron atë tek shejtani i mallkuar."
Po ashtu ka thënë: "Prej pasojave të imoralitetit, është se ai e errëson zemrën dhe e shuan dritën e saj." Ndërsa në një tjetër vend ka thënë: "Pasojë e kurvërisë është edhe trishtimi të cilin Allahu i Lartësuar e vendos në zemrën e lavirit, trishtim ky, shenjat e të cilit vërehen në fytyrën e tij. Në krah të kundërt, i moralshmi, në fytyrën e tij ka dritë dhe ëmbëlsi, në zemrën e tij ka rehati dhe qetësi. Nëse dikush ulet apo bisedon me të, shumë shpejt miqësohet dhe ndjen simpati ndaj tij. Ndërsa laviri, në fytyrën e tij vërehet trishtimi. Nëse dikush ulet apo bisedon me të, zmbrapset dhe ndjen neveritje ndaj tij.
Po ashtu ka thënë: "Prej pasojave të imoralitetit është edhe ankthi dhe gjendja e keqe shpirtërore, kjo sepse laviri shpërblehet me të kundërtën e asaj që dëshironte. Ai i cili e kërkon kënaqësinë në ato gjëra që Allahu i Madhëruar i ka bërë të ndaluara, Allahu e ndëshkon atë me të kundërtën e asaj që kishte për qëllim. Kënaqësia e Allahut nuk arrihet ndryshe, veçse duke ju bindur Atij. Allahu i Madhëruar, gjynahet kurrësesi nuk i ka bërë shkaqe për arritjen e ndonjë të mire. E sikur ta dinte imorali se çfarë fshihet pas ndershmërisë, prej kënaqësisë, lumturisë, rehatisë shpirtërore dhe jetesës së mirë, do ta kuptonte se kënaqësia të cilën e ka humbur, është shumë herë më e madhe se ajo me të cilën e shkëmbeu atë.
5. Kurvëria shkakton skamje dhe varfëri
Ibnul Kajim (Allahu e mëshiroftë!) në sqarim të kësaj ka thënë: "Prej veçorive të imoralitetit, është edhe fakti se ai shkakton skamje dhe varfëri. Në trashëgiminë fetare përmendet se Allahu i Madhëruar ka thënë: "Vërtet, Allahu i shkatërron zullumqarët dhe i varfëron imoralët."
6. Kurvëria shkakton largimin e njerëzve, dhe bën që ata (që bëjnë zina) të shihen me neveritje nga të tjerët
Ibnul Kajim (Allahu e mëshiroftë!) në sqarim të kësaj ka thënë: "Kurvëria bëhet shkak që personi të humbasë nderin dhe respektin në mesin e njerëzve. Ajo e ul pozitën e njeriut tek Allahu i Madhëruar dhe e ul vlerën e tij në sy të njerëzve… Si pasojë e kurvërisë është edhe humbja e autoritetit. Laviri nuk gëzon autoritet në zemrat e familjarëve të vet, të afërmve dhe njerëzve në përgjithësi. Ai është gjëja më e neveritshme në sytë e tyre. Në të kundërt, i moralshmi gëzon autoritet dhe posedon pozitë të lartë në mesin e njerëzve…
Pasojë e kurvërisë është edhe fakti se njerëzit e shohin lavirin me syrin e mosbesimit dhe tradhtisë. Atij askush nuk i zë besë për familjen dhe fëmijën e tij.
7. Kurvëria lë gjurmët e prishjes në fytyrën e vepruesit të saj
Ibnul Kajim (Allahu e mëshiroftë!) në lidhje me këtë ka thënë: "Prej shenjave të imoralitetit është nxirja e fytyrës dhe errësira e saj. Në fytyrën e lavirit mbizotëron brenga dhe trishtimi, gjë kjo e cila vërehet nga njerëzit... Në krah të kundërt, i moralshmi, në fytyrën e tij ka dritë dhe ëmbëlsi, në zemrën e tij ka rehati dhe qetësi. Nëse dikush ulet apo bisedon me të, shumë shpejt miqësohet dhe ndjen simpati ndaj tij. Ndërsa laviri, në fytyren e tij vëreht trishtimi. Nëse dikush ulet apo bisedon me të, zmbrapset dhe ndjen neveritje ndaj tij.
8. Kurvëria shkakton erë të rëndë dhe të neveritshme
Ibnul Kajim (Allahu e mëshiroftë!) ka thënë: "Gjithashtu pasojë e kurvërisë është edhe era e keqe që del nga goja dhe trupi i lavirit. Këtë erë e dallon çdo njeri me zemër të shëndoshë. Sikur të mos ishte pjesmarrja e njerëzve në këtë erë, do te përhapej dhe do të lëshonte britmë, duke treguar mbartësin e saj.
9. Kurvëria bëhet shkak që njeriu të meritojë ndëshkimin në barzakh dhe në ditën e Kijametit.
Ibnul Kajim (Allahu e mëshiroftë!) në sqarim të kësaj ka thënë: "Rruga e kurvërisë është rruga më e keqe, dhe vendqëndrimi i lavirëve në ferr (xhehenem) është vendqëndrimi më i keq. Vendi i shpirtrave të tyre në barzakh është furra e ndezur fortë (tennuri). Poshtë tyre ata i godet flaka e zjarrit. Sa herë i kap flaka ata rënkojnë dhe përpiqen të largohen për t'u shpëtuar flakëve, e pastaj sërish kthehen në vendin e tyre. Ata vazhdojne të jenë në këtë gjendje deri në ditën e Kijametit, ashtu siç i ka parë në ëndërr i Dërguari i Allahut (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!), e s'ka dyshim se ëndërrat e profetëve janë pjesë e shpalljes."
Këto janë çfarë vuri në dukje Ibnul Kajim (Allahu e mëshiroftë!) prej urtësive të rralla dhe fshehtësive të imta legjislative, në sqarim të urtësisë së moslejueshmërisë së imoralitetit. Siç vërejtëm më sipër, të argumentuarit e tij ai e bazoi duke sqaruar dhe vënë në dukje dëmet dhe rreziqet e imoralitetit (kurvërisë), si dhe shkaqet negative të tij, të cilat janë shkatërruese të mirëqenies së mbarë njerëzimit, si në rang shoqëror ashtu edhe në atë individual. Në dorëshkrimet e Ibnul Kajim-it, lexuesit i bëhet e qartë urtësia legjislative e moslejueshmërisë së imoralitetit nga ana fetare. Autori (Allahu e mëshiroftë!) e shpalos temën në mënyre të atille argumentuese, saqë rrallë e gjen atë të shpalosur nga të tjerë dijetarë të cilët e kanë prekur këtë temë. S'ka dyshim se kjo argumenton edhe një herë aftësitë e gjera dhe gjithëpërfshirëse të këtij dijetari, si dhe mendjemprehtësinë dhe përpjekjet e tij për tu zhytur thellë në urtësitë legjislative të kësaj feje madhështore.
“Mos iu qas asaj për të cilën nuk ke njohuri, pse të dëgjuarit, të pamurit dhe zemra, për të gjitha këto ka përgjegjësi.â€
IMORALITETI (5)
Autor: Ahmed ibën Hasen en Nehari
Përktheu: Edmond AJDINI
Dëmet shëndetësore të imoralitetit
Po paraqes për ty lexues i nderuar këtë studim te larmishëm në lidhje me dëmet shëndetësore të shkaktuara si pasojë e imoralitetit, materjal ky, i shkëputur prej librit "Mos iu afroni imoralitetit", autor i të cilit është shejhu i nderuar Mustafa el Adui (Allahu e ruajt!) .
Këtë studim e ka publikuar revista "Mbrekullitë shkencore te Kuranit" me qendër në Meke. Në të janë sqaruar disa prej epidemive dhe sëmundjeve të cilat shkaktohen si pasojë e imoralitetit.
Sëmundjet seksuale cilësohen prej llojit më të rrezikshëm të sëmundjeve, si dhe më shkatërrueset për jetën e njeriut, sidomos në kohën e sotme, ku organizata botërore e shëndetësisë në raportet e fundit të sajë ka treguar se sëmundjet seksuale, janë sëmundjet më të përhapura në bote. Këto sëmundje përbëjnë problemin më të rrezikshëm dhë emergjent në vendet perëndimore. Numri i të prekurve nga këto sëmundje është gjithnjë në rritje të vazhdueshme, duke i përfshirë të gjitha moshat, e sidomos moshat e reja. Doktor Xholad thotë: "Është vërtetuar me anë të studimeve të bëra, se në çdo një sekondë, katër persona në botë bëhen pre e sëmundjeve seksuale. Kjo duke iu referuar rasteve të regjistruara, në lidhje me të cilat doktor Xhorxh Kus ka thënë: "S'ka dyshim se rastet e njohura zyrtarisht, nuk përbëjnë veçse çerekun apo një të dhjetën e shifrave reale."
Këto sëmundje përhapen mes njerëzve ashtu siç përhapet zjarri në barin e thatë. Një person i vetëm i prekur nga njëra prej këtyre sëmundjeve, mund të jetë burim i një katastrofe fatale për njerëzit që e rrethojnë. Një studim i kryer në Britani para rreth tridhjetë vjetësh ka vërtetuar se një i sëmurë i vetëm është në gjendje të infektoi njëmijë e gjashtëqindë e tridhjetë e nëntë [1639] persona të tjerë. Çfarë ndodh vallë me të sëmurët e kësaj natyre në mbarë botën, numri i të cilëve është me miliona dhe sa e madhe është disfata që ata shkaktojnë në shoqëritë e tyre?! S'ka dyshim se vuajtjet, sëmundjet, asgjësimi dhe shkatërrimi, do të jenë pasojat e natyrshme si rrjedhojë e këtyre sëmundjeve. Duke u nisur nga ky fakt trishtues u formuan disa organizata botërore me qëllim që ti kundërvihen këtij rreziku fatal, siç janë: Organizata Botërore e Shëndetësisë, Qendra Botërore për Eleminimin e Sëmundjeve Seksuale, etj. Përfaqësuesit e këtyre organizatave vendosën të marrin masa urgjente e të vendosin kritere parandaluese për frenimin e këtij rreziku, e megjithatë problemi ende vazhdon të jetë në rritje e zhvillim të vazhdueshëm, si në llojin e sëmundjeve, ashtu edhe në numrin e atyre që janë prekur nga këto sëmundje. Me të drejtë lind pyetja: Silat janë shkaqet e vërteta të përhapjes së këtyre sëmundjeve me kaq shpejtësi?
Këto shkaqe janë të njohura dhe të shumta janë ankesat kundër tyre. Po ashtu edhe fjalët kritikuese nuk mungojnë, madje herë pas here ndërrmeren edhe masa parandaluese, por…pa dobi!!
Gjurmët e krimit:
S'ka dyshim se shkaku kryesor është shpërbëria e moralit dhe shfrenimi i pakufishëm në lidhje me marrëdhëniet seksuale. Shkak për këtë është imoraliteti, homoseksualizmi, e të tjera marrëdhënie seksuale perverse. I Dërguari i Allahut Muhamedi (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!) tërhoqi vërejtje nga ky rrënim i moralit dhe shtrembërim anormal i etikës. Gjithashtu sqaroi se përhapja e imoralitetit dhe shfaqja haptazi e tij, është shkak për përhapjen e sëmundjeve shfarosëse, shkatërrimit mes njerëzve dhe shtimit të vdekjeve. Ai (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!) ka thënë: "Nuk është përhapur imoraliteti në ndonjë popull derisa ta shfaqin hapur, e të mos përhapen në mesin e tyre murtaja (sëmundjet ngjitëse) dhe sëmundje të tjera të cilat nuk kanë ekzistuar te të parët e tyre." E ka transmetuar Ibën Maxhe. Po ashtu ka thënë: "Nuk përhapet imoraliteti në një popull, veçse do të shtohen vdekjet në mesin e tyre." E ka transmetuar imam Maliku në "El Muata".
A nuk gjenden këto dukuri, siç janë imoraliteti, homoseksualizmi, etj, në shumë prej shoqërive të sotme dhe ata e shfaqin hapur atë duke mos shprehur as pakënaqësinë më të vogël në lidhje me të? A nuk janë përhapur mes atyre njerëzvë sëmundje dhe epidemi të shumëllojshme të cilat nuk kanë ekzistuar te të parët e tyre, e që vazhdimisht i çojnë ata drejt vdekjes e shkatërrimit? Po, të gjitha këto janë bërë realitet, ashtu siç e kanë pranuar këtë shumë prej doktorëve dhe mjekëve specialist jomusliman. Doktor Kenxh në librin e tij "Sëmundjet gjenitale" thotë: "Shpresat e mëdhaja se mos teknologjia moderne e vënë në shërbim të mjekësisë do ti jepte fund, ose të paktën do ti minimizonte sëmundjet seksuale janë shëmbur dhe kanë dështuar. Shkaqet e përhapjes së këtyre sëmundjeve, janë bërë pjesë e jetës shoqërore dhe e kanë ndryshuar etikën njerëzore. Shfrenimet seksuale janë përhapur pa masë në shoqëritë perëndimore. Doktor Shofild në librin "Sëmundjet seksuale" thotë: "Është përhapur në shoqëri një lloj indiferentizmi karshi gjithë llojeve të marrëdhënieve seksuale dhe nuk ekziston asnjë ndjenjë turpi prej imoralitetit, homoseksualizmit apo çfarëdo lidhjeje seksuale perverse të ndaluar. Madje programet e ndryshme informative, kanë bërë që i riu apo e reja, ta konsiderojnë si turp ndershmërinë dhe moralin e mirë. Ndershmëria për burrin apo gruan në vendet perëndimore shihet me përbuzje dhe neveri. Programet informative nxisin për tek shfrenimet seksuale duke i konsideruar ato si gjëra normale me të cilat plotësohen nevojat trupore. Shumë prej mjekëve specialist janë të mendimit se ndër shkaqet kryesore të cilat influencojne në përhapjen e sëmundjeve seksuale janë: shfrenimet seksuale, shpërndarja dhe përdorimi i medikamenteve kundër shtatëzënisë si dhe përdorimi i antibiotikëve.
Përmasat e krimit në shifra:
Lexues i nderuar, këto përfundime i kanë nxjerrë vet dijetarët e tyre…Këto krime, siç janë imoraliteti, homoseksualizmi, pedofilia, e të tjera shfreniome seksuale janë përhapur në vendet e perëndimit, sa që pjestarët e atyre shoqërive i konsiderojnë këto dukuri pjesë të etikës së tyre, madje edhe krenohen me to duke i publikuar dhe zyrtarizuar ato. Në shërbim të kësaj kanë ngritur klube nate, disko, kabare etj. Po ashtu, ata shpesh herë dalin edhe në protesta me qëllim që ti bëjnë të pacenueshme paturpësitë e tyre. Për të plotësuar qëllimet e tyre botohen revista e gazeta të shumta, si dhe u lihet atyre një hapsirë e konsideruar në medjat televizive. Atyre u janë lënë në disponim edhe brigjet e deteve ku zhvillohen plazhet nudiste. Të gjitha këto për ti bërë sa më tepër publicitet imoralitetit të tyre. Sa e sa romane, tregime, filma i bëjnë reklam imoralitetit dhe marrëdhënieve seksuale?!
Sikur të mos mjaftonin të gjitha këto, seksi dhe mënyrat e pengimit të shtatëzënisë janë bërë pjesë e lëndëve shkollore dhe u mësohen fëmijëve në shkolla. Si pasojë e këtyre dukurive, në SHBA gjenden dymbëdhjetë milion e pesëqind mijë fëmijë [12 500 000] të cilët jetojnë me nënat e tyre dhe që nuk e dinë se kush janë baballarët e tyre, kjo duke iu referuar një raporti të publikuar në vitin 1983. Ky raport pa përfshirë ata të cilët rriten nëpër jetimore. Është më tepër se një milion numri i vajzave të cilat ngelen shtatëzëna në moshën e adoleshencës si pasojë e mendjelehtësisë dhe pakujdesisë së tyre. Kjo duke iu referuar një studimi të kryer në periudhën kohore midis viteve 1979-1988. Ndërsa numri i rasteve të aborteve është me miliona.
Organizata Botërore e Shëndetësisë ka publikuar se në vitin 1976 ka qenë njëzetepesë milion numri i rasteve të abortimit në botë. Kjo shifër është dyfishuar në vitin 1984 ku numri i aborteve arriti shifrën pesëdhjetë milion raste në vit, kjo sipas asaj që ka publikuar revista amerikane "The Time". Në vendet e perëndimit martesa konsiderohet si diçka formale. Sipas një raporti të publikuar në vitin 1980 rastet e tradhëtive bashkëshortore përbëjnë 75%, si prej bashkëshortit ashtu edhe prej bashkëshortes. Si pasojë e kësaj, në Britani sipas një publikimi të regjistruar para rreth pesëmbëdhjetë vjetësh, në çdo dy raste martese njëra përfundonte me divorc. Që të na bëhen sa më të qarta rastet e imoralitetit dhe shfrenimeve seksuale në shoqëritë perëndimore, le të shohim tek ata për të cilët supozohet se u mësojnë njerëzve moralin e pastër dhe cilësohen me virtyte të larta. Sipas një raporti të publikuar në një revistë prestigjoze amerikane, në vitin 1970 është vërtetuar se rreth 58% e përfaqësuesve të kishës janë pre e imoralitetit, si dhe rreth 40% e tyre janë praktikues të marrëdhënieve seksuale perverse. Shumë prej kishave perëndimore e kanë bërë të lejuar imoralitetin dhe homoseksualizmin, madje në disa prej kishave në SHBA, ndodh që një çift homoseksualësh të kurorëzohet nga vet prifti. Marrëdhëniet seksuale perverse janë përhapur shumë në vendet perëndimore. Shumë prej këtyre vendeve e konsiderojnë të lejuar imoralitetin në çfarëdo forme qoftë, përderisa nuk ushtrohet dhunë dhe personi ka arritur moshën madhore. Janë formuar me mijëra klube dhe organizata të cilat përkujdesen për ruajtjen e "të drejtave" të këtyre njerëzve me dëshira seksuale të shthurura.
“Mos iu qas asaj për të cilën nuk ke njohuri, pse të dëgjuarit, të pamurit dhe zemra, për të gjitha këto ka përgjegjësi.â€