Islami sygjëron e në disa raste edhe urdhëron, që të zhvillohen lindjet. Baza esenciale e lindjes ose zinxhirit të zhvillimit të shoqërisë njerëzore është martesa
Nuk është rastësi që martesa është një bashkëdyzim midis dy njerëzve
me gjini të kundërt të cilët zgjidhen njëri-tjetrin deri në fund të jetës.
Megjithëate, kur edhe vet bindemi se kjo gjë nuk shkon kështu, pra deri në fund të jetës, paraqiten probleme të cilat varësisht prej situatës, zgjedhen dikund shpejtë e dikund komplikohen mjaft. Është bërë traditë që të flitet mjaft për problemet, përderisa është prioritet që të ndërmerren masat preventive para ardhjes së problemit ashtu si thotë medicina, më mirë është të ndalohet sëmundja sesa të shërohet. Është e padrejtë që për problemin e caktuar të akuzojmë njerën apo palën tjetër, burrin ose gruan, kur të dy anët mbajnë përgjegjësi, dikush më pak e dikush më shumë.
Ka thënë Allahu i Lartësuar në Kur`an:" Dhe nga faktet (e madhërisë së) e Tij është që për të mirën tuaj, Ai krijoi nga vetë lloji juaj palën (gratë), ashtu që të gjeni prehje tek ato dhe në mes jush krijoi dashuri dhe mëshirë..."(Er-Rrum,21)
Të shëtisim pak me këtë ajet kur`anor dhe të mendojmë në porositë e tij. Prej tij mësojmë se grueja është e krijuar prej burrit dhe prej pjesës së burrit, gjegjësisht është e lidhur për të dhe se burri është në pamundësi të krijojë shoqëri pa gruan. Dhe ai që mendon se grueja është me natyrë " djallëzore" indirekt edhe për veten thekson në atë mënyrë.
Pjesa tjetër e ajetit shpreh përkujdesje për atë të cilën ne do të flasim. Ajeti qartas flet për mashkullin i cili gjenë prehje tek grueja. Në të kundërtën, nëse kjo e drejtë do iu largohej ose nuk do të ekzistonte grueja, do të paraqiteshin efekte negative nga ana e tij. Mirë, të konstatojmë se kjo gjë është një pjesë e " botës së gruas". Në bazë të kësaj islami ka shtrëngruar masat në lidhje me refuzimin nga ana e gruas, dhe në të njejtën kohë e urdhëroi burrin që krevetin të mos e lëshojë përderisa grueja të mos i plotësojë nevojat e veta.
Prehja në gruan, nuk është vetëm natyrë seksuale, por edhe nga ana tjetër paraqet nevojën për të ndarë gëzimin dhe dhimbjen, pra grueja është e aftë që të ndajë gëzimin dhe dhimbjen, prandaj edhe ekziston pjesa e ajetit kur`anor ku përmendet prehja.
Motër muslimane, dije se ti je mbretëresh e shtepisë sate nëse e di atë që dëshiron të jesh. Dorën në zemër, shumë herë shkak i problemeve bëhen gratë përmes disa gjërave të parëndësishme si psh ku ke qenë e të ngjajshme.
Grueja është ajo e cila e kontrollon situatën në shtëpinë e saj dhe kur nuk gjendet burri aty ajo duhet të kujdeset për shtëpinë.
Mashkulli dëshiron që të rrëspektohet dhe nderohet e të pyetet për ato gjëra çka janë para syve të tij. Edhe pse rroli jotë nuk guxon që të nënçmohet, prap se prap duhesh të kuptosh se burri jotë ka filluar ditën me njerëz të ndryshëm dhe ndoshta dhjetë e më shumë orë ka çarë kokën me ato njerëz që ju në shtëpinë të ndjeni kënaqësi.
A e vështirë qenka që pak ta rrespektoni burrin tuaj!? Menjëherë do të thuani: A nuk duhet edhe puna ime të rrespektohet? Pajtohem! Por, ti kontrollon situatën në formën e parë. Mundohuni që ta pritni burrin tuaj e buzëqeshur, me pyetje të ëmbëla si : si je, çka ka të reja, a ka punë hiç etj. Të pyesësh për gjërat që e rrethojnë edhe rëndë ose lehtë? Me ato situata të shkurtëra është veçse në dorën tënde. Derisa kjo gjë të rrjedhë kështu, lejoje burrin që vet të hapet, ndoshta do të shprehet, dhe nëse ndëgjon fjalën e duhur ti mesiguri se do të arrish sukses.
Kjo marrëdhënia jote zgjatë një periudhë dhe pastaj shumë shpejtë arrinë deri tek ajo që dëshiron- të vlerësohet edhe mundi jotë. Pyete se si iu doket rregullimi i shtëpisë, a ka ndonjë sygjërim për rregullimin e shtëpisë, etj, dhe ai do të fillojë që ti vërejë ndryshimet që ti i bënë në shtëpi. Ndërmjet fjalëve mund të thuash se si ke punuar, si ke pushuar dhe ai në këtë formë do të fillojë që të vlerësojë mundin tënd në shtëpië dhë në ruatjen e rrjedhës familjare.
Mundohu që ti realizosh dëshirat e tij, psh ta qetësosh shtëpinë kur burri jotë dëshiron që të pushojë dhe të ngjajshme. Mund të thuash e pse unë ta bëj këtë? Përgjigja është shumë e thjeshtë- gjithëçka shumë shpejtë do të " paguhet". Shumica e meshkujve " bien në kurtha të atilla" dhe si rezultat i kësaj rrjedhin dhuratat për ty, shetitjet, argëtimet e ndryshme etj.
A nuk paguhet kjo gjë?!
Shtëpia në të cilën situata është e kontrolluar në këtë formë në të cilën shumë rradhë ndëgjohën zënkat nëse ato paraqiten dhe shumë shpejtë largohen nëse grueja di që pak të hesht, dhe prap do të ndëgjohen fjalët e mira. A nuk paguhet edhe kjo gjë?!
TI VENDOS PËR SITUATAT NË SHTËPINË TËNDE, DHE VENDOS MOTËR E DASHUR, DËSHIRON QË TË BËHESH MBRETËRESH NË SHTËPINË TËNDE OSE NJË GRUAJE E THJESHTË E CILA ZIHET PËR CDO GJË DHE KRIJON STRES PA NEVOJË
Our Lord! Grant unto us wives and offspring who will be the comfort of our eyes, and give us (the grace) to lead the righteous