Fëmijët janë një prej begative më të mëdha që na i jep Allahu, subhanehu ve teala. Na gëzojnë në fëmijëri dhe shpresojmë ndihmën tyre kur të rriten. I konsiderojmë vazhdimësi tonën tek të cilët dëshiromi ti shohim virtytet tona dhe gëzohemi kur atyre u thuhet sa shumë i ngjan babës.
Tek besimtarët kjo lumturi nuk plotësohet pa u siguruar se fëmijët e tyre janë në udhë të drejtë, të gatshëm që këtë udhëtim në shërbim të Zotit ta vazhdojnë edhe gjeneratat që do vijnë. Këto njerëz i lavdëron Zoti i gjithësisë duke i quajtur robërit e Mëshiruesit të cilët këtë epitet e kanë fituar me cilësitë e tyre në mesin e të cilave është edhe ajo të cilën Allahu e përmend në ajetin vijues:
“Edhe ata që thonë: “Zoti ynë, na bën që të jemi të gëzuar me (punën) e grave tona dhe pasardhësve tanë, e neve na bën shembull për të devotshmit.â€
Our Lord! Grant unto us wives and offspring who will be the comfort of our eyes, and give us (the grace) to lead the righteous