MËSYSHI
Mësyshi
Në hadithet e Pejgamberit [salallahu alejhi ve selem] mësyshi emërtohet me emrin "el-ajn" (syri). Ibn-Haxheri e definon "se ai është shikim me mahnitje nga ana e personit me natyrë të keqe i përzier me zili nga i cila vjen (shfaqet) dëmi (sëmundja)... Allahu [subhanehu ve teala] ka krijuar fuqi të ndryshme dhe aftësi në trupa dhe shpirtra. Personi i turpshëm reagon në atë mënyrë që kur ta shikosh i skuqet fytyra, njeriu frikacak zverdhet e kështu me rradhë. Për shkak te hdhjes së pandarë të shikimeve dhe këtyre reakcioneve ky veprim (ndikim) i përshkruhet syrit, edhepse në realitet ai është ndikim i shpirtërave që në natyrën e tyre kanë fuqi të ndryshme, aftësi dhe specifika që ndikojnë në persona të tjerë, ndonjëherë vetem me shikimin, pa kurrfare kontakti fizik...
Pra, nga syri i atij që merr mësyshë ndonjëherë shpërthen shikimi sikur shigjetë, i cili, nëse e godet trupin e pa mbrojtur, ndikon në te, ose nëse trupi është i imunizuar me dhikër dhe lutje, ia kthen pronarit:." Abdul-Vehid Bali thotë se dijetarët islamë, siç jane Ibn-Xheuzi, Ibn-Kajimi, Ibn Haxheri, En-Neveviu dhe të tjerë, bëjnë dallim mes zilisë dhe mësyshit.
Zilia ka domethënie më të gjërë se mësyshi. Personi që mund të merr mësyshë është lloj i veçantë i ziliqarit. Kurse çdo ziliqar nuk ka aftësi që të merr mësyshë. Zilia buron nga urrejtja dhe dëshira për t'u humbur ndonjë mirësi, kurse mësyshi nga habija dhe mahnitja e ndonjë bukurie. Këto dy cilësi kanë të përbashkët ndikirnin, d.m.th. shkaktojnë dëme.
Dijetarët islamë duke u bazuar në normat e teksteve tradicionale konsiderojnë se:
a) Zilia është realitet i njohur nga tekstet e Kur'anit dhe Sunetit kurse ndikon me lejen e Allahut,
b) Zilinë e posedojnë edhe njerëzit edhe xhinët; xhinët me zili mund të ndikojnë në njerëzit.
c) Zilinë mund ta posedojë edhe njeriu i verbër,
d) Zilia e njeriut mund të ndikojë edhe në veten e tij, pasurinë dhe familjen.
Argumentet e ekzistimit dhe ndikimit të mësyshit
Ashtu siç në Sherijat ka argumente për ekzistimin dhe ndikimin e sihrit, njëashtu ka argumente tekstuale në transmetimet tradicionale për ekzistimin dhe ndikimin e mëshyshit (syrit);
1. Në komentin e Kur'anit të Ibn Kethirit ceket "se Ja'kubi [alejhi selam] kur i pergatiti bijtë e vet sëbashku me Bunjaminin për në Egjipt, i urdhëroi që të mos hynë nga një derë, por të hynë nëpër shumë dyer, sepse kishte frikë që njerëzit mos t'i marrin mësyshë e t'I dëmtojnë, sepse ata me të vërtetë Kanë mundësi edhe kalorësin ta hedhin nga kali. Kjo ngase ata fizikisht ishin të bukur dhe elegant."
"Po ai (Jakubi) tha: 'O bijtë e mi, mos hyni (në Egjipt) për një derë, po hyni nëpër dyer të ndryshme. Unë nuk mund të largoj prej jush asnjë send nga caktimi i Allahut, vendimi nuk është i tjetërkujt vetëni i Allahut, vetëm Atij iu kam mbështetur dhe vetëm Atij le t'i mbështeten ata që. besuan. Dhe ata hynë ashtu si porositi babai i tyre., po ajo nuk ishte gjë që do t'u ndihmonte asgjë nga caktimi i Allahut, përveç një dëshire të Jakubit që e kishte në vete dhe e kreu. Po ai (Jakubi) ishte i dijshëm për te, ngase Ne e kemi mësuar për atë, por shumica e njerëzve nuk e dinë." (Jusuf: 67, 68) Pjesa e ajetit "përveç një dëshire të Jakubit që e kishte në vete dhe e kreu." bëhet fjalë, sipas Ibn Kethirit, për ate "se prej tyre është larguar mësyshi" me ate që e dëgjuan këshillën e babait të tyre duke hyrë nga një nëpër dyer të ndryshme.
Buhariu transmeton hadithin nga Aishja e cila thotë: "Ka urdhëruar (ose më ka urdhëruar) Pejgamberi [salallahu alejhi ve selem] të këndohet rukje nga mësyshi."
Në komentin e këtij hadithi Ibn Haxheri cekë transmetimin e Ahmedit nga Ebu Hurejres:
"A'jn (mësyshi) është realitet ku merr pjesë shejtani dhe zilia e pasardhësve të Ademit."
2. Edhe Muslimi shënon transmetimin nga Ebu Hurejra [radia-llahu anhu]: "Mësyshi është i vërtetë, realitet"
3. Ibn Maxhe ka shënuar transmetimin nga Aishja [radiallahu anha] për të cilin shejh Albani thotë se është i vërtetë: "Kërkoni tek Allahu strehim nga mësyshi, sepse rnësyshi është realitet që ekziston."
4. Buhariu ka shënuar në "Tarihun" e tij transmetimin nga Xhabiri [radiallahu anhu] se Pejgamberi [salallahu alejhi ve selem] ka thënë: "Vdekshmëria më e madhe në Umetin tim, pas caktimit të Allahut,është nga ndikimi i mësyshit" Për këtë transmetim shejh Albani thotë se është hasen (i mirë).
Teknika e shërimit nga mësyshi
Mënyra e shërimit nga mësyshi është përmendur në transmetimin që e ka shënuar Ahmedi, Nesaiu dhe Ibn Maxhe nga Umame ibn Sehla ibn Hunejha i cili rrëfen: "Babai im, Ebu Sehl ibn Hunejf lahej në Harare duke e hjekur pelerinën e tij derisa e shikonte Amir ibn Rebi'a. Sehli kishte lëkurë të bardhë dhe te bukur. Amiri tha: 'Deri tani nuk kam parë këso lëkure as te virgjëresha e fshehur!'. Në të njëjtin vend Sehlin e goditi nje dhimbje e fortë e cila rritej. U lajmërua edhe Pejgamberi [salallahu alejhi ve selem] se ai (Sehli) nuk mund të ngriste kokën, ndersa ai pyeti:
'A dyshoni në ndokend?'
'Në Amir ibn Rebi'un'-thanë.
Pejgamberi [salallahu alejhi ve selem] e thirri dhe në mënyrë të rreptë iu drejtua:'
Përse ndokush nga ju e mbytë vëllain e vet? Pse nuk e bekove? Laju atij!'
Amiri mbi një enë e lau fytyrën e tij, duart, bërrylat, fundin e këmbëve dhe nën rrobet (teshat) e tij. Mandej atë ujë e hodhi mbrapa mbi te dhe në atë moment Sehli u shërua."
Nga transmetimi i cekur kuptojmë se nga goditja e syrit (mësyshit) mund të vdiset. Dijetarët islamë nuk janë të një mendimi rreth dënimit të talion-it për mbytje nga mësyshi. Mendimi i Kurtubiut është se ai që merr mësyshë duhet ta kompenzon dëmin që e ka shkaktuar. Nëse e mbytë ndokend me mësyshë atëherë dënohet me kisas (dënimi i talion-it) ose paguarjen e dijes (gjakut), Në këtë rast ai është i ngjajshëm me sihirbasin, të cilin dijetarët nuk e konsiderojnë renegat të fesë dhe nuk mbytet për kufër.
Dijetarët e medhhebit shafi e ndalojnë dënimin e talion-it duke konsideruar se me mësyshë, në shumicën e rasteve, nuk vritet.
En-Neveviu konsideron se ai që merr mësyshë nuk është i obliguar të paguajë as gjakun e as kefaret (shpagim), ngase fizikisht asgjë nuk ka bërë, pos që ka shprehur (treguar) zili dhe dëshirë për ndërprejen e ni'metit të ndokujt.
Ibn Betali përcjell nga disa dijetarë se pushteti duhet ta mbyllë në shtëpinë e tij atë që ka marrë mësyshë, kurse për te të kujdeset ndonjë kujdestar, nëse është i varfër. Arsyetimi i kësaj procedure është në atë se dëmi nga ky person eshtë më i madh se dëmi i bartësit të elefantiazës të cilit Omeri [radiallahu anhu] ia kishte ndaluar të përzihet me njerëz, apo nga dëmi që e shkakton ai i cili han hudhër e i ndalohet të prezantojë në namaz me xhemat.
El-Bali përmend edhe mënyra tjera për shërim nga mësyshi:
Njëra nga mënyrat e shërimit është edhe të vihet dora në kokën e atij që është marrë mësyshë dhe të lexohet duaja:
"Bismil-lahi erkike, min kul-li shej'in ju'dhike, min kul-li nefsin ev ajnin hasidin Allahu jeshfike, bismil-lahi erkike." (Në emër të Allahut të bëj rukje. Prej çdo sendi që të pengon, prej çdo të keqe të ndokujt apo mësyshit Allahu të shëron. Në emër të Allahut të bëj rukje."
Ose të lexohet duaja:
"Allahume! Raben-nasi, idh~hebil-be's ishfi, Entesh-Shafi la shifae il-la shifaeke shifaen la jugadiru sekamen." (O Allahu im Krijues i njerëzve, largo deshprimin! Shëro, se Ti je Shërues! Nuk ka shërim pos shërimit Tënd, shërim i cili nuk sjell sëmundje)".Ose lexohen suret:
Ihlas dhe Mua'vidhetejn.
Preventiva nga mësyshi
Nga transmetimi i cekur kuptojmë po ashtu se preventiva nga mësyshi ështe në lloj të lutjes (duasë) për begati (bereket).
Zilia dhe mësyshi mund të ndalohen para se të ndodhin, duke lexuar suret "El-Mua'vidhetejn" dhe leximit të duave mbrojtëse të Pejgamberit [salallahu alejhi ve selem].
Ai që merr mësyshë ndalon ndikimin e tij në tjetrin nëse e lexon formulën:
"Ma sha'allahu la kuvete ila bilah" (Ndodhë vetëm ajo që dëshiron Allahu. S'ka fuqi pa ndihmën e Allahnt) siç ka ardhur në transmetimin e Enesit:
"Kush sheh diç që e mahnitë le të thotë: 'Ma sha'allahu la kuvete ila bilah', nuk do ta dëmton."
Shërimi me Kur'an si formë e profesionit të paguar (qasje fikhore)
Në tërë botën islame, në Lindje dhe Perëndim, ekziston një numër i madh i atyre qe mirren me shërim me Kur'an, si profesion, duke u paguar dhe fituar në këtë mënyrë për jetesë. Pasi që këtu bëhet fjalë për shfrytëzimin e vlerave doktrinare për qëllime të pastra materiale, do të japim një shkoqitje sherijato-juridike të kësaj çështje me qëndrim për lejimin apo ndalimin e këtij veprimi. Sigurisht, këtu nuk do të bëhet fjalë për shërimet që nuk janë të lejuara me Sherijat për të cilat nuk ka se çka të thuhet pos se janë të ndaluara.
Në transraetimet autentike përmendet lejimi i këndimit të rukjes së drejtë dhe marrja e shpërblimit për leximin e saj, siç ka ardhur në transmetimet që i përmendëm. Buhariu ka regjistruar transmetimin në të cilin Pejgamberi [salallahu alejhi ve selem] pasi qe është pyetuir për shpërblimin nga rukja, ka thënë:
"Gjënë më të rnirë që mund të mirrni si shpërblim është Libri i Allahut (këndimi i rukjes)."
Bile, në një transmetim ai kërkon që edhe atë ta inkuadrojnë në ndarjen e tufës së dhenve që ishte fituar nga këndimi i rukjes. Pra, këndimi i rukjes së drejtë dhe shpërblimi për te me Sherijat është e lejuar. Objekti i diskutimit përkufizohet vetëm në mënyrën se si ndokush i përkushtohet rukjes, bëhet i njohur dhe për çdo ditë pranon të sëmurë në termine të caktuara duke e bërë këtë si profesion jetësor që paguhet.
Anomalitë doktrinare dhe personale që e përcjellin këtë profesion
Në këtë praktikë shfaqen anomalitë e Sherijatit të cilat mund të sjellin pasoja të padëshiruara të natyrës doktrinare dhe të shkaktojnë dëm te lexuesi dhe atij që i lexohet, e që duhet shmangur.
1. Masa e njerëzve e cila vazhdimisht gjendet te një lexues i rukjes (mjek) mund të shkakton bindje të gabuar tek njerëzit e thjeshtë, të paarsimuar të cilët fillojnë të besojnë se ai person posedon cilësi të privilegjuara, mbinatyrore dhe mundësi të shërimit, duke e anashkaluar rëndësinë e fjalëve të Allahut, duave dhe dhikreve që i lexohen, ose në konsektiencën e fundit, duke harruar se ajo është në kompetencat e Allahut. Ata gjithë fuqinë e tyre ia kushtojnë ardhjes së atij personi i cili i lexon, që të caktojnë termin tek ai, duke e lënë pas dore atë më të rëndësishmen:
Kur'ani thotë:
"Ne të shpallim Kur'anin që është shërim dhe mëshirë për besimtarët," (Isra: 82)
"
Thuaj: Ai për besimtarët është udhëzues e shërues." (Fussilet: 44)
Në këtë mënyrë zvogëlohet rëndësia e ndikimit të Kur'anit, qe është dëm në qasjen doktrinare të fesë, që duhet shmangur.
2. Duke u kthyer në historinë e hershme dhe në biografinë e Pejgamberit [salallahu alejhi ve selem], sahabëve të tij dhe gjeneratës së parë të dijetarëve të besueshëm, nuk kemi shembuj që ndonjëri prej tyre të kishte lënë punën e t'i ishte përkushtuar vetëm shërimit me rukje, duke fituar vetëm në këtë mënyrë për jetese.
3. As halifet, si sundues të besimtarëve, nuk kanë caktuar lexues të posaçëm të rukjes për t'i shëruar njerëzit ashtu siç i kanë caktuar gjykatësit, muftitë dhe organet tjera të rëndësishme të shtetit islam, edhepse në çdo gjeneratë ka pasur njerez që ishin të semurë me simptome të ndikimit të xhinëve shejtanë, sihrit dhe mësyshit. Të sëmurit ose i kanë bëre rukje vetvetes ose kane shkuar te ndonjë dijetar për t'i bërë rukje, dhe me këtë mbaronte çdo gjë. Pra, nuk jane caktuar shërues të posaçëm, lexues të rukjes, si kategori e posaçme e profesionit e të jetojnë nga kjo.
4. Kur shejtani (sotona) sheh se një grupë e madhe njerëzish janë tubuar rreth një personi, " ndihmon atij" duke publikuar se shejtanët i frikohen atij dhe se dalin nga i sëmuri duke u friksuar nga ai që njerëzit të fillojnë të mendojnë se ai posedon disa cilësi sekrete mbinatyrore, dhe gjithë këtë e bën që të dobësohet besimi në vlerën dhe mbinatyrshmërinë e fjalës së Allahut. Kurthat e shejtanit janë të thella dhe mjaft intelegjente. Mund t'i njohin vetëm njerëzit të cilët e njohin Sherijatin e Allahut [subhanehu ve teala]. El-A'lejani citon se Ibn Tejmije ka thënë: "I njoh njerëzit të cilëve u drejtohen bimët me përmendjen e dobive që i posedojnë. Në realitet, lajmërohen shejtanët që kanë hyrë në to. Njoh edhe disa që u drejtohen drunjtë dhe gurët duke folur: 'U bëftë mire, o njerëz të shquar të Allahut!'. Mirëpo, kur e lexojnë Ajetul-Kursinë, zërat humbin (shuhen). Njoh njerëz që shkojnë të gjuajnë shpezë, e ato u drejtohen duke folur: 'Më merr, që të ushqehet ndonjë njeri i varfër!'. E gjithe kjo është bisedë e shejtanit që hynë në ta ashtu siç hyn në njeriun".
5. Edhe vetë lexuesi eshtë në një sprovë doktrinare. Kur sheh masën e cila i drejtohet dhe shërohet pas daljes së xhinit duke i bërë rukje, fillon të mendojë se ai ështe shkaktar i gjithë kësaj (shërimit) dhe se ai eshtë i zgjedhur i Allahut. Mendon me kompleks të mbivlerësimit. Ja, gjithë muslimanët këndojne Kur'an, mirëpo vetëm atij i drejtohen për shërim. Dhe i imponohet që të sheh gjithë atë masë të madhe që i drejtohet Në këte mënyrë dhe lexuesi i rukjes dalengadalë mund të lajthitë nga rruga e drejtë.
6. Ai që ben rukje nëse xhini nuk iritohet dhe nuk lajmërohet pas bërjes se rukjes, në raste të posaçme nuk din se ku qënron problemi dhe jep dijagnozë të gabuar dhe thotë se filani është i shëndoshë, se në te nuk ka xhinë dhe as nuk është marrë mësyshë, dhe në mendjen e tij krijon bindje se pas këndimit të rukjes xhini patjetër duhet të lajmërohet, gjë që nuk është e saktë. Nuk është patjetër që çdo xhin të lajmërohet pas leximit të rukjes, e as që çdokush prej tyre frikohet nga rukja. Me këtë mashtrohet i sëmuri dhe i lë pas dore disa lutje dhe mburoja.
7. Disa sahabë ishin të njohur si të mirë të cilëve Allahu ua pranon lutjet, siç ishte Sa'd ibn ebi Vekasi, njëri nga dhjetë të përgëzuarit me Xhenet ose ata të cilëve Pejgamberi [salallahu alejhi ve selem] me lutje ua dhuroi këtë cilësi. Nga gjenerata e tabi'inëve me këtë ishte i njohur Uvejs el-Kami. Por edhe në biografinë e tyre nuk permendet se muslimanët u kanë shkuar në shtëpi në grupe të presin t'u caktohet termin dhe tretman, që t'u ndihmojnë me lutjet e tyre.
Pra, mund të konstatojmë se pranimi i këndimit te rukjes si profesion jetësor nuk ka qenë i njohur në kohën e sahabëve dhe gjeneratës se dijetarëve të besueshëm. Po ashtu kjo mund të sjellë edhe anomali doktrinare të padëshiruara te lexusi dhe te ai që i lexohet, edhe pse në esencë lejohet shpërblimi dhe marrja e shpërblimit per leximin e rukjes, nëse nuk është në formë të profesionit (professional) jetësor. Prandaj, preferohet që më mirë të largohemi nga kjo veprimtari si profesion jetësor.
“Mos iu qas asaj për të cilën nuk ke njohuri, pse të dëgjuarit, të pamurit dhe zemra, për të gjitha këto ka përgjegjësi.â€