Benachrichtigungen
Alles löschen

Letra ime për ty baba...

1 Beiträge
1 Benutzer
0 Reactions
147 Ansichten
(@enesi)
Beiträge: 941
Noble Member
Themenstarter
 
[#1275]

Es-selamu Alejkum!

Këtë letër ia drejtoj zëmrës tënde e mbushur përplot mëshirë dhe dashuri. Zemrës, e cila më ushqeu me dashuri dhe sakrificë. Zemrës, e cila fluturon nga gëzim kur shikon buzëqeshje në fytyrën time, ndërsa copëtohet nëse më shikon të pikëlluar apo lot në faqet e mija.

Letra ime për ty baba...

Këtë letër e shkrova me plotëbindje se ti ma do të mirën. Po ta mundësonte All-llahu t"i posedosh të gjitha thesaret e kësaj bote nuk do të kurseje asgjë për mua, dhe do t"i lije nën shërbimin tim, do të kaplonte gëzimi duke me shikuar se si unë shëtis në këtë mirësi.

Përse mos të jetë kështu kur ti je ai, i cili e heq kafshatën nga goja dhe ngel i uritur vetëm e vetëm të ngopem unë, dhe nxjerr veshjen në dimrin e ftoftë për të më ngrohur mua.

Baba, ti ma do të mirën! Athua ka mirësi më të madhe se të më udhëzosh në mësimleximin e Kur"anit dhe të jem prej praktikuesve të tij?! Vallë, a ekziston vepër më madhështore dhe begati më e mire se t"ma mësosh leximin e Librit të All-llahut të madhëruar, apo të më udhëzosh në vendet ku mësohet ai?

Baba i çmuar!

Kuptimi i besimit dhe bindja tek All-llahu [subhanehu ve teala] mbillën në zemrën time që në fëmijëri, duke e mësuar leximin e fjalëve të Krijuesit tim derisa drita e Kur"anit të reflektohet në gjuhen dhe gjymtyrët e mija. Baba, ti për çdo ditë shikon përreth teje djelmosha të humbur dhe të lajthitur në rrugët e drogës, prostitucionit, mashtrimeve, burgjeve... Përse nuk më mbron që nga fëmijëria?! Përse nuk e mbush zemrën time me nurin e Kur"anit dhe urtësinë para se të vargohem në rrjetin e mëkateve dhe epshit?!

A nuk e din baba i dashur se All-llahu [subhanehu ve teala] e bëri librin e tij litar të fortë, në të cilin kush kapet për të vetëm se ka shpëtuar? E kam dëgjuar një Hadith nga i Dërguari i All-llahut [subhanehu ve teala] dhe dëshirova që ta shkruaj edhe ty, që ta dish:

“Myzhde... myzhde...! A dëshmoni se nuk ka të adhuruar me të drejtë tjetër pos All-llahut dhe se unë jam i Dërguari i Tij? Thanë: Patjetër. Tha: Vërtetë, ky Kur'ani është shkak, një anë e tija është në Dorën e All-llahut dhe një anë është në dorën tuaj, andaj kapuni fort për te! Ju nuk do të devijoni e as do të humbeni pas tij asnjëherë."

E dëgjova këtë hadith dhe mu rikujtove se si ngeleshe pa gjumë me netë të tëra duke planifikuar dhe bërë llogaritje për ardhmërinë time. Përse nuk më dorëzon në duart e të Fuqishmit dhe Mbrojtësit. Përse nuk më udhëzon në mësimin e Kur"anit që të fitoj këtë premtim të All-llahut “kapuni për atë sepse asnjëherë nuk do të shkatërroheni dhe as nuk do të devijoniâ€


Our Lord! Grant unto us wives and offspring who will be the comfort of our eyes, and give us (the grace) to lead the righteous

 
Veröffentlicht : 20/12/2008 6:11 p.m.
Teilen: