Benachrichtigungen
Alles löschen

Kurorëzimi për hir të nënshtetësisë

1 Beiträge
1 Benutzer
0 Reactions
307 Ansichten
 Imer
(@imer)
Beiträge: 15
Eminent Member
Themenstarter
 
[#199]

KUROREZIMI PER HIRE TE NENSHTETESISE

Pyetja:
Kohëve të fundit dukuria e martesës me vajza të huaja, te krishtere apo tjera, për te marrë një nënshtetësi te huaj është ne hov te madh. Ky kurorëzim kryhet para gjykatësit por pa patur martesa asnjë funksion me përjashtim te ekzistimit te saj ne letër. Me një fjale martesë formale; nuk ka jete te përbashkët, por për një shume te caktuar te hollash ndonjë vajze pranon kurorëzimin formal.
Argumentimi i tyre ne këtë rast është se ata thonë se kjo nuk është martese e njëmendtë por një marrëveshje për një interes të dyanshëm; edhe për vajzën qe pranon një shume te hollash por edhe për mashkullin qe fiton nënshtetësinë.
?farë dispozite ka për këtë? A është e lejuar në fe kjo gjë? A konsiderohet martese?
Allahu ne begatoftë me diturinë tuaj ndërsa juve iu shpërbleftë me te mirat e Tij!
Përgjigja:
Falënderimi i takon Allahut ndërsa përshëndetjet qofshin mbi te dërguarin e Tij te fundit, Muhammedin, familjen, shokët dhe te gjithë pasuesit e tij!
Akti i kurorëzimit është prej akteve më të rëndësishme ne shoqëri ngase ai drejtpërdrejtë lidhet me krijimin e familjes. Mu për këtë Allahu e ligjësoi atë qe te kryhet ne formën e rregullte dhe mënyrën e pranuar për te cilën edhe është ligjësuar e jo të lidhet kurorëzimi për ndonjë qellim tjetër. Ndoshta këtu qëndron sekreti i emërtimit te aktit te kurorëzimit ne fe: "Mithak galidh-besë e fortë".
Disa njerëz lidhin kurorëzimin për te fituar nënshtetësinë e gruas apo për te fituar lejeqëndrimin ne vendin përkatës. Nëse tek dy partnerët ekziston qëllimi për martese te përhershme dhe te vërtetë por ne kuadër te saj edhe fitimi i nënshtetësisë apo lejeqëndrimit, atëherë kjo është e lejuar ngase Pejgamberi, alejhi's selam ka thënë:
Katër motive nxisin njeriun të martoje ndonjë grua: pasuria e saj, prejardhja e saj, bukuria e saj dhe feja e saj. Zgjidhe atë që është fetare në daç të shpëtosh". (Transmetim unanim)
Por nëse akti lidhet vetëm formalisht atëherë kjo nuk lejohet ngase akti është lidhur ne mënyrë te paligjshme dhe ne kundërshtim me fenë islame. Pastaj mbi këtë akt formal radhiten edhe disa dëme tjera, si:
Mos përfillja por edhe as mos eliminimi i gjerave qe rrjedhin prej këtij akti: Nëse do behet grua (bashkëshorte) nëse nuk do nuk behet.
Statut i dyshimte i burrit: Ka grua por qe nuk njeh legjitimitetin e këtij akti për faktin se e beson si formal.
Fëmijët qe lind kjo grua kane përkatësi te këtij njeriu.
Me një fjale, martesa e tille shkaku i qëllimeve te përmendura, nuk lejohet dhe kurorëzimi ne këtë forme dhe mbi këtë baze është i ndaluar.
Nga ndalesa nuk bën përjashtim askush përveç atij qe jeton ne një vend ku luftohet feja, persekutohen ithtarët e saj dhe rruge tjetër për te adhuruar Allahun dhe shpëtuar nga zjarri i tiranëve nuk ka përveç kalimit ne ndonjë vend tjetër, qe për pa bere një akt te tille nuk mund te kalohet assesi. Por ky hap nuk merret menjëherë, ai vie ne shprehje kur njeriu te jap maksimumin e mundit te tij për te gjetur një grua me te cilën do te lidhe kurore te vërtetë, edhe nëse diç nga këto qëllime ekzistojnë ne mendjen dhe zemrën e tij.
Fetuaja e ka edhe një pjese ku janë përmendur debatet e dijetareve për kurorëzimin formal se a llogaritet i vërtetë dhe a lejohen prej tij gjerat qe lejohen prej një kurorëzimi normal?
Shumica e dijetarëve mendojnë se lejohen gjerat e tilla derisa Imam Maliku dhe Imam Shafiu nuk e mendojnë një gjë te tille. Ata mendojnë se derisa qëllimet nuk janë te ligjshme atëherë akti nuk mund te lidhet fare. Autori i kësaj përgjigjeje, Selman Maxhid, preferon mendimin e dyte, pra mendimin e imamëve, Malikut dhe Shafiut.
Se fundi hadithin:
" Tri gjera, edhe kur janë përnjëmend por edhe kur janë shaka llogariten përnjëmend: Kurorëzimi, shkurorëzimi dhe kthimi i gruas (rexh'a)",
...e sqaron se nuk është i vërtetë dhe se shume dijetare e kane cilësuar te dobët me gjithë rrugët dhe variantet e ndryshme te transmetimit te tij.


 
Veröffentlicht : 12/02/2008 6:29 a.m.
Teilen: