Benachrichtigungen
Alles löschen

Këshillë për ty, o diamant i fshehur!

3 Beiträge
2 Benutzer
0 Reactions
284 Ansichten
(@enesi)
Beiträge: 941
Noble Member
Themenstarter
 
[#789]

Mos e bënë personalitetin tënd të nëncmuar. Shprehe atë që gjendet në teje dhe cka është personaliteti yt dhe ngjajshmëritë e dallimet tua. Ti kërkon parnter jete dhe jo një maic të re.
E premte, 10 Tetor 2008 09:36
Motër, të lutem të mos i harrosh kufijt. Shumë herë ne jemi të kyçura në fantazi romantike, nëse do e kuptonim se ajo do të na rezervonte dicka, vëllau jonë i qetë dhe mos paraqitja e tij për ne nuk është aq interesante sa është ajo cka gjendet në mendimet tona të cilat janë të mbushura me romane, filma e revista romantike.
- Ndjeke Sunnetin e Resulullahit s.a.v.s i cili ka qenë i hapur në suaza të martesave të ndryshme. Merrë shembull gratë e Resulullahit s.a.v.s. Kuptoje se edhe disa gra të Resulullahit s.a.v.s. kanë qenë xheloze. Mos lejo që dynjaja të ta marrë mendjen.

- Mos e bënë personalitetin tënd të nëncmuar. Shprehe atë që gjendet në teje dhe cka është personaliteti yt dhe ngjajshmëritë e dallimet tua. Ti kërkon parnter jete dhe jo një maic të re. Kërkoje partnerin e jetës që të jetë shok jete, dhe mund të jetë edhe shpërblim për ty. Sa ma shumë që partneri yt njeh personalitetin tënd, aq më shumë ke shansa që të afrohesh me partnerin tënd të jetës.

- Vendosi në profilin tënd sendet që janë me rëndësi për ty. Mbaj mend, duhesh të gjesh partner i cili ka të njejtat prioritete.

- Motër, në fillim është me rëndësi që të kesh përfaqësuesin tënd. Nëse nuk ke në familjen tënde mashkull që mund të marrë përsipër atë gjë, atëherë kërko prej imamit ose shejhut që ta marre persipër atë gjë. Mos u lësho në këtë gjë vet. Kjo gjë është e caktuar nga ana e Allahut xh.sh. që të kemi përfaqësues, për këtë arsye mos mendo se ti di më së miri vet. Edhe motra jote e cila është e pamartuar lute që të marrë përfaqësues. Zgjedhe përfaqësuesin tënd me kujdes. Nëse është vëlla praktikues i Islamit, ai do të jetë përfaqësues i mirë. Ai duhet ti marrë obligimet me përgjegjësi dhe me seriozitetin më të madh. Ai do të jetë personi të cilit do ti drejtohesh kur të duhet, pasiqë ai mendon për këtë gjë dhe falet për këtë gjë. Nëse partneri yt i "jetës" nuk dëshiron që të bisedoj me valiun tënd( përfaqësuesin) por direkt me ty, shko më tutje. Ai punon mbi rregullat që i ka caktuar Allahu xh.sh. për ty.

-HIXHABI: Motër, nuk mbani hixhab për burrat tuaj, nëse ai të pyet pse e mban, por ti e mban hixhabin për shkak se kështu Allahu të ka urdhëruar. Ti nuk adhuron burrin tënd... ti duhesh ta adhurosh Allahun. Kjo do të duhet të jetë tjetër temë jashta temës së këshillimit. Nëse burri yt kërkon që të mos mbash hixhab, nëse ti nuk përshtatesh me të, largohu prej tij përderisa ai ka zgjedhur dynjan para Islamit.

- Tema mbi qështjet nacionale. Një pjesë e muslimanëve bien pre e disa temave të nacionalizmit. Një pjesë e muslimanëve janë racist dhe bien pre e këtyre paragjykimeve nacionale që e ngjallin racizmin. Shumica e muslimanëve dhe muslimaneve nuk martohen me muslimanët ose muslimanet për shkak të ngjyrës së lëkurës. Kjo gjë është haram, përderisa nxitë racizmin. Unë vet jam drejtuar që ti ndihmoj partnerët në martëse, por ato janë të interesuar për racën afro-amerikane përderisa " fëmijët e tyre do të kenë ngjyrë tjetër të lëkurës".Më është thënë se duhet të mendohem se si është kjo gjë në shtetin tim. Më falni, në këtë segment unë nuk kuptoj. Unë nuk dua të mbështes asnjë lloj të racizmit. Unë jam e bindur në këtë gjë. Allahu të gjithë neve na ka krijuar, dhe kjo është një gjë të cilën muslimanët duhet ta kuptojnë. Ky kuptim është kundër logjikës kolonizuese dhe racizmit i cili shekuj me rradhë ka qenë pjesë e shumicës së njerëzve dhe fatkeqësisht edhe sot ke të ndikuar prej këtyre paragjykimeve.

Familjarizmi nuk është pjesë e Islamit në asnjë formë. Edhe pse disa familje besojnë se nuk është e mirë që të martohen me disa që nuk janë prej familjes së Resulullahit s.a.v.s., kjo gjë nuk është islame, këto ide janë kundër Islamit. Mos e ndjek këtë praktikë asnjëherë.

- Mos u argëto! Nëse vëllau të kërkon që të udhëtoni bashkë dikund vet, mos shko. Mos kalo shumë kohë me të para se të martoheni, përderisa është në rrezik dini dhe shpirti jotë. Shumë herë muslimanët bien pre e këtyre praktikave përderisa nuk e kuptojnë se kjo gjë është haram. Kërko këshilla prej motrave tjera për rrugët e drejta që duhet ti ndjekësh. ( P.S. Këtu mendohet mos dilë me partnerin tënd që nuk je bërë niqah ende me të, dhe jo mos dilë para martese me partnerin tënd që veçmë je e bërë niqah.H.N.)


Our Lord! Grant unto us wives and offspring who will be the comfort of our eyes, and give us (the grace) to lead the righteous

 
Veröffentlicht : 11/10/2008 11:05 p.m.
 sena
(@sena)
Beiträge: 3095
Famed Member
 

zoti te shperbleft per shkrimin


it's nice to be important
but it's much important to be nice

 
Veröffentlicht : 13/10/2008 3:26 p.m.
(@enesi)
Beiträge: 941
Noble Member
Themenstarter
 

Sena Amin inshAllah edhe ty All-llahu s.w.t te gezon ne gjitha punt


Our Lord! Grant unto us wives and offspring who will be the comfort of our eyes, and give us (the grace) to lead the righteous

 
Veröffentlicht : 13/10/2008 9:20 p.m.
Teilen: