Benachrichtigungen
Alles löschen

Heja: Unë e martova burrin tim !

1 Beiträge
1 Benutzer
0 Reactions
354 Ansichten
(@zem-zem)
Beiträge: 325
Honorable Member
Themenstarter
 
[#5042]

UNË E MARTOVA BURRIN TIM

A ka ndokush që dëshiron të veprojë kështu?!!

Thotë kjo muslimane, shkoi dhe më la. Më la duke i fshirë lotët. Kur dikush e do dikën dhe ia mbush zemrën me dashuri ai do të sakrifikojë çdo send për të dashurinë e tij.

O musliman, ky është realitet, më ka ndodhur mua dhe po ua tregoj juve këtë ndodhi:

U martova me një djalë të ri, nuk ekzistonte si ai në këtë botë asnjëherë, asnjëherë. Pas dy muajve më tregoi se e donte një tjetër dhe se e donte më shumë se mua dhe se është shumë e bukur dhe tërheqëse, e këndshme.

U mendova, kujtova një kohë të shkurtë pastaj e pyeta. A e donë ma shumë se mua? Tha: “Po, e dua ma shumë se ty”. I thashe: “O i dashuri im, shko dhe martohu me atë vajzë, ngase gëzimi yt është gëzim im, hareja jote është hare e imja.

Mu përgjigj se nuk më mjafton pasuria për ta martuar atë vajzë. I thashe: “Merre arin tim të cilin e posedoj, shite pastaj martohu me atë vajzë, të cilën e do. Refuzonte ta pranonte këtë duke më thënë se ndoshta do të nevoitën ndonjë ditë oj e dashura ime. Por, këmbëngulja, vendosshmëria dhe insistimi im bëri që ta pranojë dhuratën time.

I mori dhe i shiti pastaj udhëtoi për të kërkuar të dashurën e tij. Më la mua edhe pse nuk kishte shumë që ishim martuar.

Kaloi një muaj … dy muaj... një vit... dy vite... tre vite…, kurse burri im nuk më viziton. Më tregon përmes telefonit e më thotë se është i preokupuar me punë dhe nuk mundet të vijë në vizitë.

I largoj lotët gjatë tërë ditës dhe natës duke e shijuar të hidhurën e ndarjes. Vallë a mendoni se jam e hidhëruar me atë. Jo, assesi... assesi... Ai është i dashuri im, por e arsyetoj dhe i besoj se është i sinqertë dhe besnik.

Përmallohem për të folur me të, veshi im gëzohet, kënaqet kur i dëgjon ato fjalë të tija të bukura, zëri i tij i ëmbël e qetëson veshin dhe trupin tim. Ndonjëherë kalon një muaj e të mos me thërras në telefon.

Oh sa zemërvrazhdë dhe i pashpirt! Ah sa i vrazhdë edhe aq më tepër kur je zemër dhimbëshëm? Qysh po duron duke mos më folur, kurse unë nuk mundem më të duroj. Por, kështu janë burrat gjithmonë më të fortë, më shumë durojnë dhe më pak janë dinjitoz. Kur më flet në telefon, ndjei sikur e gjithë bota të jetë në duar të mija. I fshehi lotët e mija dhe zërin e dridhur, për të treguar se nuk mërzitem, brengosem, e unë të flasë e lotët rrjedhin ne faqet e mija, zëri ndikohet nga gjurma e pikëllimit. E fsheh vajin në brendësin time, e kam mbyllur rënkimin e ofshanë në katër muret e zemrës sime kurse zemra copëtohet nga përmallimi. Andaj tregohesha e fortë kështu që mos ta mërzis burrin tim.

Vallë, çfarë burri është ai, i cili e lë gruan e vet të porsa të martuar dhe shkon për të kërkuar një tjetër.

Vallë çfarë gruaje është ajo, e cila e shet arin e saj për ta martuar burrin e vetë. Po befasohem, çuditem me ju të dy…!!!

Një ditë e zymtë e mërzitur... Ja dita e gëzimit…Tingëllon telefoni, shpejton Heja ta hapë telefonin e ti përgjigjet. Një zë i largët:

-“Dua të flas me motrën Heja”!

-“Po, unë jam Heja”.

Zëri i largët:

-“Unë jam një vëlla nga Çeçenia bën durim dhe shpreso në shpërblimin e Allahut se burri yt ka ra shehid pas një lufte të ashpër me rusët në Ceçeni. Bën durim oj motër dhe shpreso në shpërblimin e Allahut.”

E mbajta vetën dhe i thashë: “Elhamdulilah, Falënderimi i takon All-llahut, e mbylla telefonin dhe më kaploj një gjendje histerike, më kaploi vaji, pikëllimi e gëzimi në të njëjtën kohë, u trishtua nëna ime.

-“Heja...Heja! Ç’ke? Kush ishte në telefon? Nuk kisha mundësi të flisja, vajtoja dhe qeshja. Më përqafoi nëna ime duke më thënë të lutem Heja më trego ç’ka ndodhur. I tregova nënës time për lajmin dhe shkova në dhomën time duke i thënë nënës time:

-“Nëna ime, kush don të vijë të më përgëzojë le të urdhërojë e kush vjen në ngushëllime, mos të futet në dhomën time. Nuk erdhën vetëm se një pakicë e vogël, të cilët mundesh ti numërosh në gishta. SubhanAllah!

O burri im! Më në fund e gjete të dashurën e zemrës.

O burri im! Po futesh dhëndër, po martohesh me shtatëdhjetë e dy hyri (gra te xhenetit) të gjitha më të bukura se Heja, më të vlefshme se Heja dhe me të këndshme se Heja.

Ah o burri im! Kisha dëshirë të dija gjendjen tënde në mesin e atyre hyrive të bukura dhe të këndshme. A thua e ke harruar Hejen?! Kurrë nuk besoj se e ke harruar, unë asnjëherë nuk të kam harruar. Do të mbetesh në zemrën time përgjithmonë. Tre vite kam shijuar të hidhurën e ndarjes dhe nuk i kam zbukuruar sytë duke të shikuar. Por, i jap shpresë vetës se do të shikoj në xhenet el-firdevs,inshallah.

I dashuri im, ti je trim shehid, ke lënë shtëpinë tënde të mirë e bukur qe të jetosh në malet dhe shpellat e Çeçenisë dhe nën reshjet e plumbave dhe granatave. E le gruan tënde te re që te flesh në borë dhe hëndeqe. Me kujtohet kur me the: “Heja nuk mundem të flejë rehat e gjendja e motrave tona në Çeçeni është keqësuar. Nga kjo gjendje po me copëtohet zemra dhe po me rrjedhin lot sytë e mi.”

O burri im! Ishe burrë me vyrtyte të larta, të preokuponte fati i këtij umeti dhe shqetësoheshe për muslimanët.

Urime Xhenetin! Ta përgëzoj xhennetin!

Urime shoqërimin me Hamzën, Xhaferin, Zejdin , Musabin! Urime e përgëzime në shoqërimin e të dashurit tonë Muhamedin [sal-lallahu alejhi ve sel-lem]!


 
Veröffentlicht : 10/09/2010 6:14 p.m.
Teilen: