Benachrichtigungen
Alles löschen

Haku i Nenes

6 Beiträge
4 Benutzer
0 Reactions
694 Ansichten
(@enesi)
Beiträge: 941
Noble Member
Themenstarter
 
[#480]

Pejgamberi a.s i tha Selman Farisiut: O Selman eja tu bëjmë një vizitë të vetmuarve.
Kush janë të vetmuarit o i Dërguar i All-llahut xh.sh?

Të vetmuar janë ata të cilët janë shpërngulur nga kjo botë në botën tjetër, pra të vdekurit që nuk u ka mbetur kush mbrapa për ti kujtuar. Pastaj shkuan bashkë tek varrezat. Kur mbërritën tek koka e një varri Pejgamberi a.s qau aq shumë sa iu lagën rrobat. Selmani r.a duke mos e kuptuar arsyen e qarjes e pyet të Dërguarin. O i Dërguar i All-llahut xh.sh përse po qani kaq shumë? O Selman në këtë varr është një djalë i ri që po vuan një dënim shumë të rëndë. Dënimi i rëndë këtij djali më bëri të qaj kaq shumë.

Pas kësaj vazhdoi Pejgamberi a.s: më erdhi Xhebraili a.s dhe e pyta përse po i bëhet ky dënim kaq i rëndë këtij djali?

Xhebraili a.s përgjigjet: Ky djali i ri kur ka qenë në këtë botë ka kundërshtuar nënën e tij dhe në momentin e vdekjes nuk i ka kërkuar hallallek nënës së vet, për këtë arsye ky djalë do ta vuaj këtë dënim të rëndë deri në ditën e gjykimit.

Pas kësaj Pejgamberi a.s i thotë Selmanit r.a: O Selman tani shko në Medine thuaj Bilalit ta thërrasë të gjithë popullin e Medines të vijnë në varreza. Selmani r.a shkon menjëherë dhe ia bën të ditur Bilalit r.a urdhrin e Pejgamberit a.s. Bilali hip në një vend të lartë dhe thërret të gjithë popullin për në varreza. Kur vijnë të gjithë në varreza Pejgamberi a.s u thotë: Shkoni të gjithë në krye të varrezave të njerëzve të vet. Ndërsa vetë priste tek koka e të riut. Të gjithë shkuan tek varrezat e njerëzve të vet por tek varri që po qëndronte Pejgamberi a.s nuk po vinte njeri. Pas një kohe të shkurtër erdhi një grua plakë me shkop në dorë dhe qëndroi pranë varrit të djalit të ri.

Pejgamberi a.s i tha plakës: Nënë çfarë e ke këtë që është në varr?

Ёshtë biri im o i Dërguar.

A ke qenë e zemëruar me të kur ka qenë gjallë?

Po kam qenë e zemëruar dhe vazhdon ti tregojë Pejgamberit a.s: Një ditë erdhi vonë në shtëpi dhe i kishte rënë derës disa herë por nga që nuk e kisha dëgjuar e hapa pak me vonesë. Për këtë arsye ai më shtyu me duart e tij dhe më lëndoi shumë. Pas kësaj nuk kaloi shumë dhe vdiq. Për këtë arsye nuk ia bëra hallall hakun tim biri.

Pejgamberi a.s i tha: nënë bëja hallall hakun djalit tënd sepse ai po vuan në varr. Plaka nga që ishte me zemër të thyer nuk pranoi. Pas kësaj Pejgamberi a.s i tha: nëse ti nuk do ia bësh hallall hakun djalit tënd ai do e vuaj këtë dënim deri në ditën e gjykimit pastaj do ta vuaj edhe në xhehenem hapi syrin e zemrës dhe i tregoi dënimin që po vuante i biri i sajë. Nëna filloi të shohë dënimin e të birit. I biri ishte rrethuar në të katër krahët nga zjarri që donte ta digjte. I biri thërriste me zë të lartë o nëna ime e dashur ku je eja më shpëto. Pasi plaka e pa të birin në këtë gjendje iu lut All-llahut xh.sh: O Zot fale birin tim nga ata që ka bërë unë ja bëj hallall hakun tim si nënë që jam. Pas kësaj All-llahu xh.sh ia bën varrin djalit të ri një bahçe nga bahçet e xhenetit. Pas kësaj Pejgamberi a.s u drejtua nga populli dhe u tha: çfarë kujtoni ju se është varri, varri është o një gropë nga gropat e xhehenemit ose një bahçe nga bahçet e xhenetit.


Our Lord! Grant unto us wives and offspring who will be the comfort of our eyes, and give us (the grace) to lead the righteous

 
Veröffentlicht : 07/08/2008 4:01 p.m.
(@bruna)
Beiträge: 1552
Noble Member
 

Selam alejkum. Te shperbleft Zoti me të mirat e kesaj bote edhe te ahiretit per postimet e tua kaq prekëse.


“Mos iu qas asaj për të cilën nuk ke njohuri, pse të dëgjuarit, të pamurit dhe zemra, për të gjitha këto ka përgjegjësi.â€

 
Veröffentlicht : 08/08/2008 12:18 p.m.
(@enesi)
Beiträge: 941
Noble Member
Themenstarter
 

Alejkum Selam Bruna amin inshAllah edhe ty te shperblen All-llahu xh.sh ne ket dynja e me xhenet met vertet osht tem shum prekse ju them te rive shqiptare ka do qe jan se Muhamedi s.a.v.s ka than xheneti esht ner kebet e nenes


Our Lord! Grant unto us wives and offspring who will be the comfort of our eyes, and give us (the grace) to lead the righteous

 
Veröffentlicht : 08/08/2008 9:44 p.m.
(@bruna)
Beiträge: 1552
Noble Member
 

Plakem, per nenen time gjithnje jam i vogel. Ulem, por te ajo gjithnje jam femije. E vetmja ajo per mua ka derdhur lot, qumesht dhe gjak. Të gjithe me kan harruar, po jo edhe nena ime. Të gjithe me kan lene, perveq nenes time. Bota per mua u ndryshua, por jo edhe nena. Per Zotin, nene, sa here i ke fshire lotet prej fytyres kur kam shkuar ne rruge? Sa net ke kaluar pa gjume kur te kam munguar? Sa net ke kaluar prane meje kur kam qene i semure?

Nënë.

Kur kthehesha nga udhetimi, me prisje ne dere me sy te perlotur nga gezimi, ndersa kur udhetoja me percillje me pikellim ne zemer.

Nënë.

Më ke bartur ne preher me dhembje dhe vuajtje. Më linde me klithma dhe renkime. Më perqafove dhe me prite me puthje dhe buzeqeshje.

Nënë.

Asnjehere nuk ke qare deri sa isha zgjuar. Nuk ke pushuar perderi sa nuk me ke pare mua te lumtur. Kur une buzeqeshja edhe ti buzeqeshje edhe pse nuk e dije shkakun . Ndersa vija i pikelluar ti qaje edhe pse nuk e dije shkakun. Tek ti isha i falur para se te gaboja dhe e harroje gabimin tim para se te pendohesha. Më arsyetoje para se te kerkoja falje.

Nënë.

Kush me lavderonte, ti i besoje edhe sikur te me shpallte mbret i njerezve. Kush me kritikonte ti nuk i besoje edhe sikur ti sillte edhe deshmitaret me besnik. Vetem ti ke qene preokupuar me brengen ndaj meje.

Nënë.

Une jam gjeja me e rendesishme per ty, tregimi me i bukur, deshira me e embel. Keto me bejne te ndjehem mire, ndersa ti mendon se kjo nuk eshte e mjaftueshme dhe shkrihesh nga mallengjimi per mua.

Nënë.

Sikur te mundem qe me lot falenderimi t'i laje kembet e tua, nga turpi edhe kepucet e tua.

Nënë.

Do te doja sikur te mundem, ta marre vdekjen tende dhe qdo gje te pakendshme qe te ndodhe.

Shpirti me fol qe me rrenon

Sakrifikohem per ty, e di apo nuk e di. (El-Israë 24),

"Zoti im! Mëshiroi ata të dy, sikurse me edukuan mua kur isha i vogël" (El-Israë- 24)


“Mos iu qas asaj për të cilën nuk ke njohuri, pse të dëgjuarit, të pamurit dhe zemra, për të gjitha këto ka përgjegjësi.â€

 
Veröffentlicht : 29/08/2008 10:25 a.m.
(@anonymous_1788263120)
Beiträge: 13309
Illustrious Member Guest
 

:-( shum shkrime te mira :cry:


 
Veröffentlicht : 29/08/2008 10:37 a.m.
(@fotomodele)
Beiträge: 242
Reputable Member
 

Enes shumë Tregim i mirë ,por edhe shumë prekës...
Për këtë duhet me ia dit vleren Nënës :lotet: :lotet: ..
Allahu të shpërbleft me të gjithat të mirat....
Se me të vërtet ke postime shumë të mira!! :respekt:


Jam e Tmerrshme si Cunami ,kur te Godas shperthen Vullkani..

 
Veröffentlicht : 13/11/2011 11:03 p.m.
Teilen: