Benachrichtigungen
Alles löschen

Gruaja e natyrshme

1 Beiträge
1 Benutzer
0 Reactions
179 Ansichten
(@enesi)
Beiträge: 941
Noble Member
Themenstarter
 
[#1385]

Islami shënoi një pikë të madhe kthimi në historinë e gruas. Përmes Islamit gruaja rifitoi të drejtat e nderit të saj prej te cilave kjo kishte qenë e privuar për shekuj me rradhë në errësirën e periudhës para islamike. Islami përtëriu të drejtat e saj të plota për të filluar një jetë fisnike nën hijen e sistemit të civilizuar dhe të lavdishëm Islam.
Për të parën herë në histori gruaja ishte në gjendje të gëzonte të drejtat e larta njerëzore,sipas legjislacionit dhe ligjeve islame. Padrejtësitë u larguan prej saj dhe ajo mund të jetonte si një qënie njërzore duke pasur dinjitetin e saj,rangun dhe nderin e barabartë me burrin. Këtu të drejta u praktikuan brenda kufijve të përcaktuar nga Allahu i lartëmadhëruar i cili i dha gruas aftësitë dhe e përgatiti për misionin e saj,për pjesmarrjen në ndërtimin e jetës,lavdisë,përhapjes së vërtetës se qendrueshme dhe përhapjen e së mirës. Ky koncept mund të qëndrojë si një gjë që duket sheshit pavarsisht se disa njerëz nuk duan apo nuk e kuptojnë këtë. Shoqëritë e injorancës para islamike ose të injorances muderne insistojnë në të konsideruarit e gruas si një objekt mallkimi,një pikë qëndrore për mendime të liga,apo krahasimin e saj me një qënie pa ndjenja. Kur zbriti Kur'ani,deklarui falsifitetin e këtyre opinioneve të cilat kundërshtojnë realitetin dhe të vërtetën. Kur'ani thekson foqimisht që gruaja dhe burri janë palë nga e njëjta esencë:

"O ju njerëz ! Kinie frikë Zotin tuaj që ju ka krijuar prej një veteje (njeriu) dhe nga ajo krijoi palën (shoqen) e saj,e prej atyre dyve u shtuan shumë burra e gra…"(4:1) "Ai (Allahu) është Ai që ju krijoi prej një vete…"(7:189)

Pas deklarimit në një mënyrë mjaft të qarte të pozicionit të gruas në jetën njerëzore Kur'ani i shenjtë thekson gjithashtu edhe ndalimin e keqtrjatimit nga burri:

"çoni një jetë të mirë me to. Nëse urreni ato,bëni durim,pse ndodh që Allahu të japë shumë të mira në një send që ju urreni."(4:19)

Ndërsa Muhammedi a.s thotë :

"Më i miri ndër jush është ai që sillet më mirë me gruan e tij."
"Nuk është besimtar i mirë ai njeri i cili nuk sillet mitë me gruan e tij."

Gjithashtu Kur'ani e ndalon rreptësisht mbytjen apo braktisjen e fëmijëve femra ose meshkuj.

"…të mos i mbytni fëmijët tuaj për shkak të varfërisë,sepse Ne ju ushqejmë juve dhe ata…"(6:151)

Islami deklaroi se themelet e ndërtimit nuk varen nga gjinia,por nga pastërtia e punëve dhe e besimit ne All-llahun xh.sh. Kushdo që vepron diçka do ta gjejë atë qoftë mashkull apo femër.

"Nuk ka dyshim se për muslimanët e muslimanet,besimtarët e besimtaret,adhuruesit e adhurueset,të sinqertit e të sinqertat,durimtarët e durimtaret,të përvuajturit e të përvuajturat,sadakadhënësit e sadakadhënëset,agjëruesit e agjërueset,ruajtësit e nderit e ruajtëset e nderit,shumpërmendësit e Allahut e shumpërmendëset e Allahut,Allahu ka përgatitur falje (mëkatesh) dhe shpërblim të madh."(33:35)

Islami gjithashtu insiston që besimtarët e besimtaret janë ruajtës të njeri-tjetrit dhe ato shpërndajnë mirësi mes tyre dhe ndalojnë të keqën:

"Besimtarët dhe besimtaret janë ruajtës të njeri-tjetrit,urdhërojnë për të mirë,ndalojneë nga e keqja,e falin namazin,dhe e japin zekatin,respektojnë All-llahun dhe të dërguarin e tij. Të tillë do ti mëshirojë All-llahu. All-llahu është ngadhënjyes i urtë."(9:71)

Përveç këtyre ka mjaft pjesë të tjera kur'anore të cilat flasin për gruan dhe e vendosin atë në pozicionin e saj natyral në jetën shoqërore.
Pra Islami njekohësisht e respekton rolin e saj në aspektin ideologjik dhe cakton përgjegjësitë e saj në pjesmarrjen shoqërore drejt progresit të shoqërisë sipas ligjeve të cilat Islami i përcakton mjaft qartë.


Our Lord! Grant unto us wives and offspring who will be the comfort of our eyes, and give us (the grace) to lead the righteous

 
Veröffentlicht : 08/01/2009 6:29 p.m.
Teilen: