Martesa ka qëllimet dhe synimet e veta, prej të cilave do t"i theksojmë vetëm disa:
Zoti i Madhërueshëm i ka krijuar njerëzit në tokë dhe në të ka caktuar ekzistencë të përkohshme, e cila është e lidhur me të lindurit e fëmijëve dhe shumëzimin e përgjithshëm të racës njerëzore. Pikërisht për këtë si dhe për të tjera shkaqe të arsyeshme, martesa islame urdhërohet dhe rregullohet me ligj.
Martesa konsiderohet ndër vendimet më serioze të jetës së njeriut. Martesa është një institucion fetar, të cilin sikurse edhe institucionet tjera fetare, myslimanët janë të obliguar t"i respektojnë, që t"i përmbahen plotësisht dhe ta aplikojnë në jetë. Martesa është hapi më i rëndësishëm të cilin krijesa njerëzore do ta kishte bërë në interes të të mirave dhe lumturisë personale.
Nga ajetet kur"anore dhe një numër i madh i haditheve të Pejgamberit, alejhi selam, shohim se muslimanëve u rekomandohet martesa. Allahu thotë në Kur"an:
“Martoni të pamartuarit (e të pamartuarat) tuaja dhe skllavët (e skllavet) tuaja të ndershme. Nëse janë të varfër, Zoti do t"i begatojë nga dhuntitë e Tij...â€