Siç është e ditur se shejtani dëshiron që të rrënojë shoqërinë muslimane, për atë ai edhe organizon kurthe dhe plane të ndryshme, e nga këto plane është edhe rrënimi i familjes muslimane, ngase ajo është tulla e parë për ndërtimin e shoqërisë. E kjo na bëhet edhe më e qartë nga hadithi që transmeton Xhabiri [Zoti qoftë i kënaqur me të] ku thotë se Pejgamberi s.a.v ka thënë: "Shejtani vendos arshin e tij mbi ujë e pastaj dërgon parin e tij, e më afër tij nga ata është ai që bën sprovë [çregullim] më të madhe, e njëri prej tyre vjen tek ai dhe i thotë: Nuk e kam lënë derisa e kam ndarë atë me gruan e tij [shoqen e tij] Tha: E afron atë afër vehtes dhe i thotë: Po ti [je ai që e meriton këtë vend]."
Ngase ndarja e dy bashkëshortëve është rrënim i shoqërisë nga themeli, e pikërisht kjo është për qëllim.
Për atë edhe lypet nga bashkëshorti që të sillet mirë me familjen e tij dhe të zgjedh fjalë më të mira në mënyrë që të mos të ndërsejë shejtani mes tyre.
Allahu s.v.t. ka thënë:"E ti robëve të Mi thuaj :Le ta thonë atë që është më e mira se djalli ndërsen mes tyre."
E fjala e mirë zgjeron gjoksin, vazhdon jetën, shpërndan lumturi mes dy bashkëshortëve, vërteton krijimin e grave si prehje për burrat, përforconë lidhjet e dashurisë dhe afron mëshirë mes dy bashkëshortëve .
All-llahu s.v.t. ka thënë: "Dhe nga faktet e Tij është se Ai krijoi për ju gra në mesin tuaj, ashtu që të gjeni prehje tek ato dhe Ai vendosi mes jush dashuri e mëshirë. Në këtë ka argumente për njerëzit që mendojnë"
Our Lord! Grant unto us wives and offspring who will be the comfort of our eyes, and give us (the grace) to lead the righteous