Femra muslimane
AJO KA KARAKTER TË FORTË DHE ËSHTË E MENÇUR
Një ndër karakteristikat me rëndësi të gruas muslimane është edhe karakteri i saj i fortë. Kjo gjithashtu është një prej cilësive që femra muslimane i posedon edhe para se të martohet, e mos të flasim më pas martesës! Në fakt këto janë tregues të pasqyrës së saj se sa ajo e ka kuptuar Islamin si duhet.
Këtë fuqi ajo e nxjerr fillimisht kur e bën zgjedhjen se me kë do ta kalojë pjesën tjetër të jetës. Ajo nuk shkon sipas tekave të babait të saj në qoftë se ai ka devijuar nga rruga e drejtë dhe nëse e detyron të martohet me ndonjë person të padëshiruar nga ana e saj. Gjithashtu, ajo qëndron e paluhatur ndaj atij që ia kërkon dorën e saj për ta marrë për bashkëshorte, pa marrë parasysh se sa është sasia e pasurisë së tij apo forca që ai e posedon, nëse ai është prej mendjemëdhenjve dhe prej atyre që kanë mungesë të cilësive të bashkëshortit të mirëfilltë musliman.
Pasiqë të martohet karakteri i saj përmirësohet edhe më shumë. Fuqia e karakterit të saj, veçanërisht vie në shprehje kur ajo duhet të mbajë qëndrim në çështje të fesë, siç ishte rasti me Um Sulejmen, e cila insistoi të qëndrojë në Islam, edhepse bashkëshorti i saj ishte pabesimtar. Rast tjetër e kemi edhe të Umu Habibe binti Ebu Sufjan, e cila mbeti e palëkundur në fenë e saj kur bashkëshorti i saj, Ubejdullah ibn Xhahsh el – Asadi u bë renegat (femohues) dhe iu bashkua fesë së abisinasve, e kështu me radhë...
Motivi primar i këtyre femrave për të pasur aq pozitë (qëndrim) të fortë është interesimi i tyre për t"u kapur pas Islamit, për të pasur besim të pastër dhe për ta kënaqur Krijuesin. Secila prej tyre shikonte se çfarë është e lejuar në jetën e vet martesore dhe frikësohej se mos vallë po bën ndonjë punë prej të ndaluarave. Nëse ato nuk do të kishin qenë krenare për karakterin e tyre të fortë dhe thënë shkurt, për fenë e tyre, ato do t"i kishin ndjekur urdhërat e meshkujve të prishur... dhe do të ndjeheshin sikur po e humbin rrugën, duke u mbytur në jetesën plot vuajtje me një bashkëshort me të cilin nuk do të kishin dashur të jetojnë. Guximi i këtyre femrave muslimane tregon se si duhet të jenë muslimanet, pa marrë parasysh se në cilin vend jeton.
Në anën tjetër, karakteri i saj nuk duhet ta bëjë femrën muslimane të harrojë se ajo duhet t"i bindet bashkëshortit të vet dhe ta rrespektojë atë. Ajo duhet të bëjë një barazpeshë mes mënyrës se si flet dhe vepron kundrejt tij, pa mungesë konsekuence dhe pa neglizhencë. Madje edhe në ato momente të hidhërimit dhe të konfliktit të cilat janë të paevitueshme në martesë, ajo duhet të kaontrollojë gjuhën e vet prej të folurit e fjalëve banale. Definitivisht, kjo është një cilësi e mirë dhe e rrallë!
Aisha r.a. paraqet shembullin më të lartë të kësaj cilësie. Mënyra se si ajo betohej kur ishte e gëzuar me bashkëshortin e saj dallonte prej mënyrës së të folurit kur ishte e mërzitur me të. Ndërkaq kjo ishte një gjë, të cilën pejgamberi s.a.v.s. e kishte hetuar, kur një ditë asaj i tha: “Unë e di ti kur je e gëzuar prej meje dhe e di kur je e mërzitur prej meje.â€
“Mos iu qas asaj për të cilën nuk ke njohuri, pse të dëgjuarit, të pamurit dhe zemra, për të gjitha këto ka përgjegjësi.â€