Kush i frigohet All-llahut subhanehu we Teala , All-llahu e shpërblen atë dhe ja çon rrizkun, furnizimin atij kah nuk ja merr mendja.
Shikoni këtë tregim të shkurtër të Malik Ibn Dinar All-llahu e mëshiroftë.
Një ditë Malik Ibn Dinari shkoj të një farkëtar për të kryer një punë.
Dhe për çudi u befasua kur pa se si farkëtari e nxorri një copë çeliku nga zjarri dhe atë me dorën (shputën e dorës) e tij e drejtoi.
Malik Ibn Dinari shikoi i habitur!?
Si mund ta bëj këtë me dorën e tij ?! Farkëtari ngre dorën dhe qëllon çelikun e nxehtë me dorë, e dora nuk i digjet fare, gjithçka ngel në rregull!!,(pëshpëriste ne vetvete i habitur.)
-I thotë Malik Ibn Dinari këtij njeriu:""Për All-llahun tregoma çka është kjo ngjarja jote""!,
thotë farkëtari:""Nuk mund të ta tregoj ngjarjen time"".
-Tha (Malik Ibn Dinar duke iu përbetuar):""Për All-llahun të lutem tregoma mua ngjarjen tënde, dhe kjo ngjarja jote ndoshta mund ta godet edhe dikend tjetër"".
-Tha:""Do ta tregoj ngjarjen time ,mirëpo të lutem mos ia trego tutje askujt"".
-Tha:""Një ditë, jetoja afër një shoku tim i cili ishte i martuar dhe duhej të nisej për udhëtim.
-Më tha:""Ja ku ke disa dinarë me të cilat çdo ditë do të shkosh të blesh harxh për gruan time, ajo do ta lë një letër para derës , ti e merr këtë letër shkon të blesh kthehesh ia lëshon para derës së saj (harxhin), i troket në derë dhe largohesh .
(Farkëtari) E bënte këtë çdo ditë , mirrte letrën shkonte të blejë, kthehej ,trokitte derën dhe largohej për në dhomën e tij.
Një ditë prej ditës kishte qëlluar dera e saj paksa e hapur.
Dhe subhanAllah shiko se si janë zemrat të dobëta!!!
Ai shikoi brenda dhe pa një grua e cila mahniti atë prej bukurisë së saj.
-Tha:"" E shikova dhe u humba prej bukurisë së saj"".
Hyri brenda ja mbylli derën dhe dëshironte diçka prej saj.
-I tha ajo:""Itekilah-Ke frikë All-llahun!
Por ai domosdo e dëshironte atë.
-Tha ajo:""E din çka, eja brenda në dhomën time.
-""Mbylle derën"", ai e mbylli atë,
-""Mbylli dritaret"", ai i mbylli ato,
-""Mbylli perdet"", ai i mbylli ato!
-I tha ajo atij :""Sado derë dhe dritare ti ti' mbyllish, All-llahu subhanehu we Teala do të të sheh ty""!
Në këtë moment tha ky burrë:""Estagfirullahel Adhim,(kërkoj falje, pendim te Allahu).
Tha:""Ti je një grua e mirë dhe e drejtë, andaj të lutem bën për mua një dua që All-llahu subhanehu we Teala në ditën e Kijametit dhe në këtë Tokë të më mbron prej zjarrit të xhehenemit dhe zjarrit të dunjasë""!
Dhe tha ai:""Ja pra kjo është shpërblimi im (nga duaja e gruas së fqiut) që zjarri mua nuk mund të më bën gjë ,bile aspak të më djegë.
Tregimi nga Abu Xhibril
Përktheu dhe përshtati nga gjermanishtja
Fitim Ismaili
Our Lord! Grant unto us wives and offspring who will be the comfort of our eyes, and give us (the grace) to lead the righteous