Djaloshi, të cilit i pëlqenin ëmbëlsirat
Zis Sabrina
Një djaloshi i pëlqenin shumë ëmbëlsirat. Ai i kërkonte gjithmonë ëmbëlsira babait të tij, i cili ishte i varfër dhe nuk mund t'ia blinte. Por djali i vogël nuk mund ta kuptonte këtë.
Babai u mendua gjatë se si ta ndalonte djalin, që mos i kërkonte më ëmbëlsira. Aty pranë jetonte një njeri i urtë. Babait i lindi një ide. Ai vendosi ta çonte djalin tek ky njeri u urtë dhe ndoshta ai do ta bindte që të mos kërkonte ëmbëlsira gjatë gjithë kohës.
Babai dhe djali shkuan tek ky njeri i urtë dhe babai ia shprehu shqetësimin e tij. I urti i hante shumë ëmbëlsirat vetë dhe i kërkoi babait që t'ia sillte djalin sërish pas një muaji.
Gjatë këtij muaji i urti vendosi të mos hante më ëmbëlsira aq shumë dhe kur babai me djalin u kthyen ai i tha djalit: "Fëmijë i dashur, a nuk do të kërkosh më ëmbëlsira gjithë kohës, sepse babai yt nuk mund të t'i blejë?"
Pas kësaj djaloshi nuk kërkoi më ëmbëlsira. I ati i djalit e pyeti se përse nuk ia kishte thënë këtë një muaj më parë. I urti i tregoi se nuk mund t'i kërkonte djaloshit të mos kërkonte më ëmbëlsira, në një kohë kur ai vetë i pëlqente shumë ato.
Maliku transmeton: "Shkuam tek profeti dhe qëndruam me të njëzet net. Të gjithë ishim pothuajse në të njëjtën moshë. I dërguari i Allahut ishte shumë i dashur dhe kur e kuptoi se na mungonte familja, na pyeti për ata që kishim lënë pas. Kur i treguam ai tha: "Kthehuni tek familjet tuaja, qëndroni me ta dhe mësojuni (fenë) dhe urdhërojini (të bëjnë vepra të mira)". Profeti përmendi disa gjëra të cilat nuk i mbajta mend të gjitha. Pastaj tha: "Faluni ashtu si më keni parë mua të falem dhe kur të vijë koha e faljes, njëri prej jush duhet të thirrë ezanin dhe më i madhi prej jush duhet të drejtojë faljen".
Ky hadith tregon se mësimi i të tjerëve duhet të bëhet duke qenë vetë shembull. Nëse duam t'u mësojmë të tjerëve diçka, duhet ta praktikojmë vetë më parë, kjo na bën njerëz më të mirë, apo jo? Nëse duam që dikush të ndryshojë, së pari duhet të mendojmë për veten tonë dhe të analizojmë veprat tona, në mënyrë që të jemi shembull për atë person. Kjo është metoda që duhet të ndjekim. Është e vështirë, por nëse duam që njerëzit të ndryshojnë diçka, duhet të fillojmë nga vetja jonë. Nuk duhet t'u kërkojmë njerëzve të ndryshojnë diçka, të cilën ne nuk jemi gati ta ndryshojmë.
"O ju që besuat, pse po e thoni atë që nuk e punoni? Tek Allahu është shumë e urrejtur ta thoni atë që nuk e punoni!" (61:2-3)
Shembulli i një personi është më i fuqishëm se sa vetëm fjalët e tij. Allahu na mëson të analizojmë atë që kemi bërë gjatë ditës para se të flemë. Duke analizuar veten tonë, mundohemi të përmirësohemi, dhe kur duam të përmirësohemi mund të bëhemi shembull i mirë për të tjerët dhe kur jemi shembuj të mirë për të tjerët, ata do të ndryshojnë dhe do të bëhen më të mirë. Shikoni rrjedhën e ngjarjeve, veprimin dhe reagimin, që mund të ndodhin vetëm nëse ne e kuptojmë rëndësinë e "të veprosh sipas asaj që thua". Tek të gjithë ndryshimi fillon me hapa të vegjël... Le ta bëjmë sot këtë hap të vogël për të ndryshuar veten tonë! Dhe insha'Allah do të kemi një të ardhme më të mirë.
“Mos iu qas asaj për të cilën nuk ke njohuri, pse të dëgjuarit, të pamurit dhe zemra, për të gjitha këto ka përgjegjësi.â€