Burri im i dashur
Mbase ndonjëherë do mund të mendosh se ke bërë një gabim që më ke zgjedhur për bashkëshorte të jetës, dhe kjo mund të të pengoj në bashkëveprimet ditore që i kemi. Me kohë frikohem se dashuria jote do të shndërrohet në urrejtje, durimi yt do të kaloj në zemërim dhe situata e qetë mes nesh do zbehet.
Burri im i dashur
Ndoshta kur jeta kalon në fazën e ndezur me tensione dhe gjen veten i zënë me shumë punë, ndodh që nuk do kesh kohë për mua, dhe kohën që do duhej ta kaloje me mua do humbiste. Me një sinqeritet do jap aq sa mundem që të bej të lumtur në jetë. Por a nuk është e drejtë që edhe unë të kem përkujdesjen tënde? Do të shikoj të jem e vëmendshme, por kam frikë se në sytë e tu mund të duket e padrejtë dhe e gabuar. Pra më fal dhe më buzëqesh, ashtu siç e përshkruante të Dërguarin Sallahu alejhi ue selem Nëna e besimtarëve Aisha radiuallahu anha.
Dhe në këtë mënyrë, shpresoj se do të më vlerësosh për virtytet e tjera që i kam. A nuk ka thënë Allahu në Kur"an, Ai, i Cili na bashkoi në martesë dhe vendosi dashurinë në zemrat tona:
O ju që besuat, nuk është lejuar për ju të trashëgoni gratë (e të vdekurve) në mënyrë të dhunshme, e as t'i shtrëngoni për t'u marrë diçka nga ajo që ju keni dhënë atyre, përveç nëse ato bëjnë ndonjë imoralitet të hapur. Çoni jetë të mirë me to. Nëse i urreni ato, bëni durim pse ndodh që all-llahu të japë shumë të mira në një send që ju e urreni.(4:19)
Po ashtu i Dërguari i All-llahut s.a.v.s. ka thënë: “Më i ploti besimtar me iman është ai që është më i mirë në moral kurse më të sjellshmit prej jush janë ata që janë më të sjellshëm ndaj grave të tyreâ€
Our Lord! Grant unto us wives and offspring who will be the comfort of our eyes, and give us (the grace) to lead the righteous