Dominik Zhaklin Kanzig dhe Daniela Storm Kanzig janë binjake 18-vjeçare. Të dyja besojnë fuqishëm në Zot; njëra prej tyre është myslimane. Ato ende ngjajnë si dy pika uji.
Dominik Zhaklin Kanzig:
Daniela dhe unë kemi qenë vazhdimisht fëmijë të çapkënë, shpesh kemi krijuar edhe probleme, derisa u rritëm. Prindërit tanë janë ndarë kur ne ishim dy vjeç; disa vite kemi qenë vetëm me nënën. Megjithatë, gjithë kujtimet e mia janë të mira, madje, edhe kur kemi pasur probleme të mëdha. Kur bëhej fjalë për karakterin, unë isha si djalë, kurse Daniela ishte vajzë e vërtetë. Sot është krejtësisht e kundërta! Gjithmonë kemi qenë të lidhura me njëra-tjetrën dhe asnjëherë nuk jemi ndarë, derisa hymë në shkollën fillore. Atëherë na ndanë dhe na vendosën në klasa të ndryshme, ngase mësuesit e panë të arsyeshme, pasi mjaft shiheshim së bashku në shtëpi. Kjo ishte e rëndë për ne; çdo pushim mes orëve gjenim njëra-tjetrën e qëndronim bashkë aq sa mundeshim. Siç rriteshim ne, rritej edhe shoqëria jonë në shtëpi dhe jashtë saj. Secila nga ne zhvillonte rrethin e saj të shokëve.
اapkënllëqet tona fëmijërore ndonjëherë ishin të rrezikshme, sidomos një rast, kur vendosëm të luanim në kopshtin tonë. Aq keq u rrëzuam, saqë të dyja u alivanosëm. E para që fitoi vetëdijen e humbur isha unë; kisha një plagë në ballë, nga e cila dilte gjak. Daniela kishte plagë edhe më të thellë, nga e cila rridhte shumë gjak. Hymë në shtëpi të kërkonim mamanë dhe më kujtohet Daniela, e cila merrte një nga një jastëkët prej kauçit dhe fshinte gjakun nga fytyra. Asnjëherë nuk e kam pasur të qartë pse e bëri një gjë të tillë. Urgjentisht u dërguam në spital, e ja tek mbijetuam për ta rrëfyer këtë ndodhi.
Gjatë rritjes, kam biseduar shpesh me Zotim tim, dhe e kam lutur. Kur nisa të lexoj për herë të parë mbi Islamin, lutjet e mia ishin shumë të fuqishme. Falë Allahut, u bëra myslimane në fillim të Ramazanit të vitit 2002. Gjurmimi im pas diturisë ka filluar pas bisedave për çështje fetare me një shok të shkollës, i cili është mysliman. اdo send që thoshte kish kuptim. Vazhdonte të bisedonte me mua çdo ditë, aq sa pata mundësinë të parashtroja çdo pyetje që më grishte. Kalova një vit duke mësuar Islamin, duke biseduar me myslimanët, para se të vendosja të bëhesha myslimane. Familja ime çuditej. Një here u ktheva në shtëpi dhe mamaja më pyeti përse mendoja që Islami është feja e vërtetë, mirëpo nuk isha e sigurt. Para se të filloja të flisja, ajo më tha: â€