Benachrichtigungen
Alles löschen

Bija ime

1 Beiträge
1 Benutzer
0 Reactions
236 Ansichten
(@enesi)
Beiträge: 941
Noble Member
Themenstarter
 
[#475]

Në përgjithësi vajzat marrin shembull nënat e tyre në të sjellur të folur etj… Për këtë arsye nëna duhet të jetë shumë e kujdesshme në veprimet që bën. Këtu do ju paraqesim një letër të shkruar para disa shekujsh nga një nënë e cila ishte e pasur dhe e njohur shumë për të bijën e vet që e kishte në moshën e martesës.
E dashur bija ime! Nëse nuk do të ishte nevojë për tu martuar ata femra që kishin familjet e pasura dhe të famshme unë dhe ti nuk do u martonim kurrë. Por kjo nuk është kështu.
Bijë!Tani do të jap disa këshilla duke u bazuar në dyzet vjet përvojë në martesën time. Nëse këto këshilla i mëson mirë dhe i vepron atëherë jeta jote do të jetë e lumtur dhe nuk do u prishen marrëdhëniet me burrin tënd asnjë herë. Siç do të jetosh në këtë botë e lumtur ashtu dhe në botën tjetër do jetosh e lumtur.
1- Bëhu e gjerë! Pra pranoji me kënaqësi ato gjëra që të sjell burri si ushqime, veshje apo diçka tjetër. Sepse gjerësia të lumturon zemrën.
2- Gjithmonë dëgjoi mirë fjalët që të thuhen dhe përdor gjithmonë fjalët që i pëlqejnë burrit tënd. Mos harro asnjë herë ta respektosh e ti bindesh atij. Mos e kundërshto atë por mundohu të jesh gjithmonë pranë tij. Në të njëjtën kohë me këto veprime do fitosh dhe kënaqësinë e All-llahut xh.sh.
3- Ki kujdes për çdo vend që i bie në sy burrit. Ruaju që të mos i bie në sy ndo një gjë që nuk mund ti pëlqejë. Sepse pamja e jashtme pasqyron edhe zemrën e njeriut prandaj duhet të jesh shumë e kujdesshme në paraqitje. Shtëpinë mbaje gjithmonë të pastër dhe të ajrosur mundësisht dhe të parfumosur.
4- Duhet të kesh kujdes orën e ushqimit dhe të gjumit të burrit. Gjellën duhet t`ia përgatisësh ashtu siç e ka zakonin ai. Mbaroi punët në kohë në mënyrë që të flini në kohën e duhur kur e ka zakon burri. Sepse uria njeriun e bën të pa përmbajtshim dhe pagjumësia bëhet shkak për tu nevrikosur.
5- Ruaji mirë gjërat e shtëpisë. Ruajtja dhe kujdesia jote ndaj pasurisë së shtëpisë tregon fisnikërinë tënde. Mos i trego të mirat që bën. Nëse i tregon dhe mburresh në vend që të sjellin dobi të sjellin dëm.
6- Sillu mirë me të afërmit e burrit sepse duke u sjellë mirë ti me të afërmit e tij edhe ai do t sillet mirë me të afërmit e tu. Ai që do lulen duhet ta duroj edhe gjembin. Që ta dish në këtë botë bukuritë gjenden gjithmonë bashkë me vështirësitë. Ki kujdes mos bëj ndo një veprim ose mos fol ndonjë fjalë që i ulë autoritetin burrit tënd kur në shtëpi jeni me fëmijët ose me ndo një tjetër.
7- Mos ia trego askujt të fshehtat e burrit. Nëse i tregon të fshehtat të tjerëve zemërohet me ty. Kjo bëhet shkak në dobësimin e dashurisë.
8- Mos hezito në respektimin e tij dhe në kryerjen e kërkesave të tij. Mos u bëj kundërshtare duke i kthyer përgjigje me fjalë të kundërta. Nëse sillesh në këtë mënyrë bëhesh shkaktare për tu sjellë egër dhe në mënyrë armiqësore me ty. Kur burri të jetë i mërzitur edhe ti qëndro në atë mënyrë pra pajtoje mërzinë me të. Kur është i lumtur edhe ti sillu ashtu pajtoje lumturinë me të.
9- Sa më shumë ta respektosh burrin aq më shumë bëhesh shkak që të dojë ai ty. Sa më shumë të sillesh mirë me të aq më shumë i shtohet dashuria për ty.
10- Mos kërko nga burri ato gjëra që nuk ka mundësi ti marrë ose ato gjëra që e venë në pozitë të vështirë. Kjo gjë bëhet shkak edhe për ty edhe për atë që të humbisni. Sepse Pejgamberi a.s ka thënë: “ Ka për të ardhur një kohë që burri ka për ta gjetur shkatërrimin nga gruaja, fëmijët e prindërit e tij sepse kanë për ta qeshur ose tallur me varfërinë e tij dhe kanë për ti kërkuar gjëra që nuk do ti marrë dot. Për këtë arsye burri për të dalë nga kjo gjendje shkon në rrugë ku mund të humbi dhe besimin. Dhe kështu humbet. 11- Gruaja me sjellje të mira dhe me edukatë të mirë është begati nga xheneti për burrin. Ti bëhu begati prej xhenetit për burrin tënd mos u bëj shkak dhune. Këtë gjë mund ta bësh vetëm duke zgjedhur dëshirat dhe pëlqimin e tij në vend të dëshirave dhe të pëlqimeve tua. Nëse do nxjerrësh në plan të parë dëshirat e tua atëherë këto këshilla nuk mund ti zbatosh dhe nuk të bëjnë dobi. Në çdo vend, shtet, punë apo shtëpi duhet të jetë një që flet nëse del nga çdo kokë një fjalë atëherë në atë vend nuk ka qetësi e harmoni. Në shtëpi All-llahu xh.sh ia ka dhënë të drejtën e fjalës burrit. All-llahu xh.sh në kur`an thotë: “Meshkujt kanë autoritet mbi gratë, meqë All-llahu u ka dhënë disa cilësi mbi ato dhe, meqë ata shpenzojnë për mbajtjen e tyre. Gra të mira janë ato të dëgjueshmet, që ruajnë fshehtësitë që ka urdhëruar All-llahu xh.sh. sa i përket grave që ju i druheni mosbindjes dhe sjelljes së keqe nga ana e tyre, këshillojini (e kjo nëse nuk bën dobi) mos i pranoni në krevat dhe (në fund) i rrihni ato (lehtas). Por nëse ato ju binden atëherë mos i ndëshkoni më. All-llahu me të vërtetë është i Lartësuar dhe i Madhëruar. (Nisa/34) Për këtë arsye gruaja duhet ta shprehi mendimin por nuk duhet të ngulë këmbë në të sepse e drejta e fjalës së fundit është e burrit. Burri edhe nëse bën ndo një gjë gabim nëse është në pajtim me fenë All-llahu xh.sh e kthen atë veprim në të mirë. Nëse në shtëpi fillon ngatërresa jo jam unë i pari jo jam unë e para All-llahu xh.sh në atë shtëpi nuk jep harmoni. Sikur mashkulli që mundohet ta kënaq pronarin e tij me punë e sjellje ashtu dhe gruaja duhet ta kënaq burrin e vet me punë e me sjellje. Sepse nëse burri është i qetë dhe i kënaqur edhe gruaja jeton e qetë dhe e kënaqur. Nëse këto këshilla nuk pranohen dhe nuk veprohen nga një grua atëherë në atë shtëpi nuk ka harmoni e qetësi.


Our Lord! Grant unto us wives and offspring who will be the comfort of our eyes, and give us (the grace) to lead the righteous

 
Veröffentlicht : 06/08/2008 7:56 p.m.
Teilen: