Benachrichtigungen
Alles löschen

Baba, unë po vdes!

1 Beiträge
1 Benutzer
0 Reactions
158 Ansichten
(@bruna)
Beiträge: 1552
Noble Member
Themenstarter
 
[#1628]

Baba, unë po vdes!

El-Hamis 24 muharrem 1430/ 22 01 2009

Ushtarët izraelit e përdorën djaloshin palestinezë si shënjestër

"Baba, unë po vdes!" - këto fjalë tingëllojnë në veshët e Kemal Avega, duke i shtuar më shumë dhimbje në trupin e tij të plagosur. Këto ishin fjalët e fundit të birit të tij 9 vjeçar Ibrahimit, para se të vdes kur ushtarët izraelit e kanë përdorur si shënjestër për gjuajtje. "Ma mbytën djalin me gjak ftohtësi" - tregon babai i tij i demoralizuar i cili ende është i shokuar.

Ibrahimi është njëri prej shumë fëmijëve të mbytur gjatë agresionit izraelit. Por derisa fëmijët tjerë kanë qenë shënjestër e plumbave dhe bombave vdekjeprurëse të kriminelëve, tragjedia e Ibrahimit është edhe më e madhe. Ai është përdorur si shënjestër për ushtrime të ushtarëve izraelit.

"Ushtaret nuk treguan aspak keqardhje ndaj pafajësisë së tij" - shton babai me zemër të thyer. "Nuk treguan aspak keqardhje ndaj trupit të tij të dobët."

Agoi ditë me diell. Asgjë në atë ditë nuk është treguar se ajo ditë do të shndërrohet në tragjedi e cila pason. U zgjuan atë ditë me një mëngjes me diell pasi që kishin qenë të mbyllur me ditë që të fshihen prej bombardimeve të rënda izraelite.

"Nënë, eja të hamë mëngjes në kopsht. Më është mërzit që çdoherë të qëndroj në këtë dhomë" - nëna e mërzitur i përsërit fjalët e djalit të saj. Pas një ore, ushqimi u shtrua në kopsht dhe familja kishte shpresuar që ti përjetoj disa momente të rralla të rehatisë,duke mos e paramenduar se ata i shikojnë prej së largu. Granata e parë e qëlloi hapësirën e punës, ndërsa e dyta e qëlloi shtëpinë.

"Baba, unë po vdes "-duke qarë fliste Ibrahimi babait të tij i cili vrapoi drejt tij.

"Të ikim, shpejtë!" - i tha gruas së tij dhe fëmijëve tjerë derisa e barte Ibrahimin e përgjakur. Por para se të arrinin tek dera, u gjuajtën prej armëve të zjarrit. Një plumb e goditi nënën në këmbë, ndërsa tjetri gishtin e babait. Dy vëllezërit e tmerruar të Ibrahimit vrapuan që të fshihen pas gërmadhave të shtëpisë së tyre të bombarduar.

"Kur u ndalen gjuajtjet, familja mendoj se mundimi i tyre morri fund. Por ushtarët izraelitë ende nuk kishin përfunduar punën e tyre."

"Kur ushtarët u afruan, kam menduar se do të më mbytin." - tregon Avega i cili është paraqit si i vdekur. "Por ata i kanë rrethuar fëmijët e mijë" vazhdon më tutje i ngulfatur në përjetimet e dhimbshme.

"Një ushtarë iu afrua Ibrahimit dhe duke qeshur e rrotulloi trupin e tij tani më të vdekur, derisa ushtari tjetër e qëlloi me plumb në kokën e tij." Me zë qeshnin duke e bartur trupin e Ibrahimit në një tatëpjetë për ta filluar argëtimin e tyre."

Një orë babain e ka ngulfatur të quajturit dhe dhimbja derisa i ka vështruar ushtarët izraelitë se si ushtronin gjuajtjen në trupin e djalit të tij.

"I kanë përdorur plumbat e tyre në trupin e gërvishtur dhe të përgjakur si shënjestër për të ushtruar. Çdoherë kur gjuanin, i flisnin disa fjalë të cilat nuk i kuptoja, por tingëllonin si shprehje kënaqësie, si të festonin diç. Kur më përfundimisht ishin "ushtruar", i mblodhën revolet e tyre dhe shkuan.

Katër ditë kanë kaluar para se të kishin sukses mjekët e ndihmës së shpejtë ti gjenin ata dhe ti dërgonin në spital.

"Çka ju ka faj djali im që ta meritoj këtë?" - pyet babai duke e lëvizur kokën duke bërë me shenjë se nuk mund ta besonte atë.

"Izraelitët nuk e kanë mbytur djalin tim një apo dy herë, por 100 herë."

Burimi:revolution.thabaat.net

www.botaislame.com

--------------------------------------------------------------------------------


“Mos iu qas asaj për të cilën nuk ke njohuri, pse të dëgjuarit, të pamurit dhe zemra, për të gjitha këto ka përgjegjësi.â€

 
Veröffentlicht : 29/01/2009 1:08 p.m.
Teilen: