Benachrichtigungen
Alles löschen

A JE TI NJË KUNDËRSHTAR I PRINDËRVE?

1 Beiträge
1 Benutzer
0 Reactions
285 Ansichten
(@enesi)
Beiträge: 941
Noble Member
Themenstarter
 
[#5978]

Mosrespektimi i prindërve është prej mëkateve te mëdha. Thotë Muhammedi, alejhis-selam: "Mëkatet e mëdha janë: Përshkruarja shok Allahut (shirk), vrasja e njeriut dhe mosdëgjimi i prindërve."
Muslimani duhet të jetë i pajisur me dashurinë ndaj prindërve dhe me mos shkëputje të marrëdhënieve sepse në një gjendje të tillë muslimanit i kanoset rreziku i shkatërrimit të vetvetes dhe humbjes së dunjasë duke qenë në dunja dhe humbjen e xhennetit në ahiret.
Në mënyrë që të mos jesh vëlla i nderuar dhe ti motër fisnike personazh/e i një drame të tillë të hidhur eja me ne që ta zbulosh veten se a je mëkatar me sjelljen tënde ndaj prindërve apo jo, duke u pergjigjur në pyetjet vijuese. Duke llogaritur për çdo përgjigje me A- 7 poena, për çdo përgjigje me B- 5 poena dhe për çdo përgjigje me C- 3 poena.

1) Nëse prindërit kërkojne nga ti diç që nuk është në kundërshtim me parimet islame
A nuk u përgjigjesh dhe ik prej tyre
B hidhërohesh, përton dhe e vonon kryerjen e asaj çështjeje
C iu përgjigjesh menjiherë

2) Nëse je i martuar dhe të vijnë prindërit në vizitë kurse ti ke një takim, në mbrëmje, jashtë shtëpie
A u kërkon falje dhe kërkon të të vizitojnë ndonjëherë tjetër në kohë të duhur
B ulesh pak me ta e del duke u arsyetuar për takimin
C perpiqesh për anulimin e takimit që të qëndrosh me ta

3) Nëse të janë plakur prindërit ose njëri prej tyre dhe kanë arritur moshën e pleqerisë së thellë
A përpiqesh ti dërgosh në qendra të pleqve
B pajtohesh me vëllezërit e tu për përcaktimin e një orari të caktuar për mbikqyrjen e tyre
C ua hap dyert e shtëpisë sate pa asnjë përcaktim kohor

4) Nëse babai të ndalon nga ndonjë çështje; qoftë udhëtim apo martesë
A nuk e respekton dhe e bën ate vepër
B me kalimin e kohës, mundohesh ta bindësh
ate se ajo çështje është e dobishme për ty
C hjek dorë nga ajo çështje

5) Nëse prindërit kanë nevojë për ndonjë operim dhe për këte u duhet një shumë e caktuar të hollash
A u kërkon falje dhe nuk u ndihmon
B ua jep një pjesë dhe u thua që tjetrën ta kërkojnë nga vëllezërit tjerë dhe të afërmit
C shpejton në dhënien e parave

6) Nëse i sheh shokët e babait tënd në treg apo gjetiu
A i shmangesh takimit me ta dhe përpiqesh për t'u larguar prej tyre
B i përshëndet dhe takohesh me ta vetëm në ndonjë ceremoni rasti
C i respekton dhe pyet për ta, mu sikur babai yt do kishte pyetur për ta

7) Nëse shtron ndonjë drekë ose darkë për shokët dhe të afërmit
A nuk i fton prindërit
B i fton ndonjëherë
C ata janë të ftuarit e parë

8) Në situata kur gruaja jote kërkon diç kurse nëna kërkon të kundërtën e saj
A i përgjigjesh kërkesës së gruas e jo të nënës
B mundohesh t'i bashkosh dy kërkesat e t’u përgjigjesh të dyjave
C i pergjigjesh kerkesës së nënës së pari e pastaj shikon për ate të gruas

9) Nëse bartesh në një shtëpi të re dhe nda¬hesh nga familja
A e konsideron veten, gruan, femijët, shtëpi¬në tënde si të pavarur nga familja jote. Nuk i vizi¬ton e as që interesohesh për ta.
B dëgjohesh me ta nëpërmjet telefonit, vetëm gjatë festave
C i viziton rregullisht dhe je në lidhje me ta, në të mirë dhe në fatkeqësira

10) Nëse paraqitet ndonjë problem mes teje dhe prindërve
A i nderpret marëdhëniet dhe nuk flet me ta
B largohesh për një kohë për ta qetësuar problemin, pastaj kthehesh dhe mundohesh eli¬minimin e atij problemi
C mundohesh aty për aty ta eliminosh duke mos u shkaktuar atyre asnjëfarë të keqe apo dëm, në asnje formë, qoftë fjalë apo diç tjetër .

*Tani mblidhi poenat e tu. Nëse i ke në mes të 55-70. Ke kujdes sepse ti je një mosrespektues i prindërve dhe mëkatar me sjelljen tënde ndaj tyre. Ke kujdes sepse ke rënë në njërin prej mëkateve më të mëdha andaj mundohu të përmirësohesh sa më pare që mundesh.
*Nese ke mes 40-54. Ti je bëmirës ndaj prindërve por tento të përmirësohesh edhe në çështjet e mbetura, shpeshtoje vizitën e tyre dhe përforcoi lid hjet me ta.
*Nese ke mes 30-39. Ti ke fituar kënaqesinë e prindërve e së bashku me te, inshaAllah, edhe te Allahut të Lartmadhëruar. Vazhdo në këtë gjendje që ta fitosh ahiretin tënd.
Na bëftë Allahu prej atyre që i respektojnë prindërit dhe çdo here u janë atyre në shërbim. Amin!!!


Our Lord! Grant unto us wives and offspring who will be the comfort of our eyes, and give us (the grace) to lead the righteous

 
Veröffentlicht : 13/02/2012 12:35 a.m.
Teilen: