Ç"është xhelozia? Sëmundje? Cilat janë shkaqet e kësaj sëmundjeje dhe si mund ta mjekojmë?
Xhelozia është reagim, që në të vërtetë tregon interesim, përkujdesje dhe ruajtje. Burri xheloz revoltohet e nervozohet shumë shpejt për çdo gjë të keqe që prek familjen e tij. Gjithashtu edhe gruaja xheloze revoltohet dhe zemërohet për burrin e saj, nëse dikush e konkurron atë.
Në psikologji, xhelozia është një reagim që gërshetohet nga katër reagime të tjera që janë: zemërimi, frika, dëshpërimi dhe neveria. Në rastet e xhelozisë së fortë shfaqet smira, lakmia dhe dëshira për hakmarrje. Në përgjithësi xhelozia është reagim i turbullt, që njeriu e ndien kur kupton se ekziston dikush që po konkurron për pozitën, vendin apo dashurinë e një personi.
Në të njëjtën kohë ai ndien xhelozi kur kupton se konkurrenti i tij arrin atë që dëshiron.
Reagimi i xhelozisë gjendet tek të gjithë njerëzit në shkallë të ndryshme. Ka njerëz që bëhen xhelozë në disa raste, por shumë shpejt e kontrollojnë veten përpara se besimi në vetvete t"u lëkundet. Ndjenjat e xhelozisë tek ai luajnë rolin e nxitësit drejt suksesit kundrejt sfidës, pa mundur të krijojnë ndjenjat e smirës e të lakmisë. Por, ka njerëz që bëhen shumë xhelozë dhe ndjenjat e frikës, të dëshpërimit dhe të neverisë e sundojnë, e shumë shpejt prej tij ndihet smira, lakmia, ndjesia se ai është i mangët, i pafuqishëm dhe fajtor. Tërë këto janë ndjenja të dhembshme, që e nxisin njeriun drejt armiqësisë kundrejt sfiduesit apo edhe dëmtimin e çështjes për të cilën konkurrohet. Nëse dështon, atëherë i kthehet hileve shpirtërore mbrojtëse, të cilat mund të kalojnë kufijtë, duke e rrënuar shpirtërisht. Në të shfaqet paqëndrueshmëria shpirtërore apo sëmundje të ndryshme si psikosomatia, një sëmundje tepër e rëndë, që ka si shkak ndjenjat e smirës, të dëshpërimit dhe të pafuqisë që mbizotërojnë mbi njeriun xheloz.
Shenjat e një xhelozie të lehtë nuk konsiderohen të dëmshme për shëndetin mendor, sepse ato janë shtytës për punë, aktivitet dhe përfitim përvoje, realizimin e suksesit dhe arritjen e kulmeve në fushën e konkurrencës. Si rezultat, xhelozia e gruas ndaj burrit, nëse është e lehtë, do ta shtyjë atë të shfaqë dashurinë e saj dhe interesimin për të, ndërsa xhelozia e burrit ndaj gruas do ta bëjë atë të jetë i kujdesshëm ndaj saj si dhe të ndiejë mbrojtjen e tij.
Pak xhelozi kërkohet, që edhe jeta bashkëshortore të jetë e bukur. Xhelozia e tepërt është ndjenjë e dhembshme, që e torturon të zotin dhe të tjerët rreth tij, shkatërron jetën shoqërore dhe rrënon shëndetin shpirtëror. Xhelozia e fortë konsiderohet si një shkak i drejtpërdrejtë i shumë sëmundjeve mendore dhe shoqërore. Kështu, për shembull, nëse xhelozia e fëmijës ndaj vëllait të tij të vogël është e fortë, do ta bëjë atë të hakmerret e të armiqësohet, jo vetëm me të, por edhe me prindërit e tij. Kjo xhelozi mund ta bëjë të tërhiqet e të ndrydhet në vetvete, mund të shkaktojë disa anomali si: mekjen e gojës, urinimin e pavullnetshëm, prishjen e gjumit, humbjen e oreksit apo ta bëjë që të qajë shpejt a të gënjejë.
Nëse xhelozia e gruas është e fortë, mund ta armiqësojë me burrin e saj, të hakmerret apo edhe t"i prishë jetën bashkëshortore me grindje e konflikte, të cilat mund të çojnë në ndarje.
Kjo xhelozi mund të nxisë edhe kryerjen e krimeve. Ja disa nga rastet kriminale që kanë si shtysë ndjenjën e xhelozisë: një nëpunës i vuri flakën magazinave të kompanisë vetëm se shoku i tij fitoi dhe u caktua magazinier në to; një fëmijë hodhi vëllanë e tij të vogël nga dritarja kur ndjeu se ai po e konkurronte në dashurinë e prindërve të tij, kur ndjeu kalimin e dashurisë së prindërve tek vëllai i vogël.
A mund ta quajmë sëmundje xhelozinë?
Xhelozia mund të rritet dhe mund të bëhet sëmundje psikike që ndryshe quhet “sëmundja e xhelozisëâ€
Our Lord! Grant unto us wives and offspring who will be the comfort of our eyes, and give us (the grace) to lead the righteous
por pa xhelozi as dashuri ska ,ashtu thuhet ``Ku ka xhelozi ka edhe Dashuri``
PO bash mir gratë janë më shumë gjeloze se burrat kjo është e vertetë edhe gjelozia është sëmundje po shyqyr qe Zoti në botën tjeter se kish lan per asnjeri mu kan gjeloze nuk po ekzistojka gjelozia ne ahiret ,shyqyr se atje nuk vdes njeriu kurr , se perseri gruaja me burrin takohet atje edhe martohen prap se bashku edhe ne boten tjeter mi percjell kjo gjelozi kuku mos vet ![]()
“Mos iu qas asaj për të cilën nuk ke njohuri, pse të dëgjuarit, të pamurit dhe zemra, për të gjitha këto ka përgjegjësi.â€