Shumë prej bashkëshortëve hyjnë në jetën bashkëshortore duke pasur në mendje disa koncepte të gabuara, të cilat më pas mund të kenë pasoja negative në jetën e tyre. Ne do të përmendim disa prej koncepteve të gabuara më kryesore, duke u munduar që t"i ndreqim ato.
1- Mospjesëmarrja
Disa burra dhe gra mendojnë se mund t"i marrin vendimet pa pjesëmarrjen e partnerit të tyre në të gjithë jetën familjare. Mospjesëmarrja dhe veçimi i njërës palë në marrjen e vendimeve është një sjellje që e lëndon palën tjetër dhe shkakton shfaqjen e problemeve mes tyre.
Në fakt, marrja e vendimeve që kanë lidhje me familjen, me fëmijët, me edukimin e tyre, me jetën bashkëshortore, me të ardhmen e familjes etj. është përgjegjësi e përbashkët e të dyja palëve. Ka disa burra që nuk e pëlqejnë pasivitetin e grave të veta në vendim-marrje, sepse ndryshe pse quhet bashkëshorte?! Ne kemi shembuj të shkëlqyer nga jeta e Profetit Muhamed a.s., i cili shpeshherë i kërkonte mendim gruas së tij Ummu Selema në çështje të një rëndësie të veçantë, ku edhe burrat stepeshin për të dhënë mendimin e tyre.
2- Bindja
Një tjetër koncept i gabuar që ekziston tek disa burra është se gruaja duhet t"u bindet për çdo gjë pa diskutuar ose pa folur fare. Po ashtu, edhe disa gra kanë idenë se duhet t"i binden burrave të tyre për çdo gjë, madje edhe aty ku ka kundërshtim të Zotit të Madh.
Islami e ka obliguar burrin të heqë të gjitha shpenzimet që i nevojiten bashkëshortes së vet. Nga ana tjetër, ai e ka detyruar gruan t"i bindet burrit. Kështu, nëse ajo tregohet e pabindur dhe largohet nga shtëpia e burrit pa lejen e tij dhe pa ndonjë justifikim ligjor, atëherë burri nuk e ka më për detyrë që të shpenzojë për të. Legjislacioni islam e ka theksuar në të gjitha burimet e veta idenë se e drejta e burrit ndaj gruas së tij është që ajo t"i bindet dhe të përpiqet në plotësimin e nevojave të tij, në mënyrë që ai të jetë i kënaqur. Por kjo bindje ka kufijtë e vet dhe nuk është e verbër. Në të vërtetë ajo është bindja e gruas së mirë ndaj burrit të devotshëm, bindje që mbështetet në besimin tek personaliteti i bashkëshortit, tek mirësia dhe devocioni i tij. Kjo lloj bindjeje ngrihet mbi bazat e mirëkuptimit dhe të këshillimit të ndërsjellë, gjë që e përforcon strukturën familjare.
Gjithsesi, kjo bindje kushtëzohet të mos kapërcejë kufijtë e caktuar nga Allahut, pra të jetë bindje ndaj burrit në çështje ku kundërshtohet Allahu. Po ashtu, duhet pasur parasysh që bindja është në të mirë të gruas, në mënyrë që ta ndihmojë atë të kryejë sa më mirë funksionet e saj brenda familjes.
3- Liria e marrëdhënieve
Disa burra mendojnë se ata mund të kenë marrëdhënie me gra të huaja, ndërsa gratë e tyre duhet të jenë besnike. Nga ana tjetër, disa gra mendojnë se duhet të sillen me burrin ashtu si ai sillet me to, pra të mirës ia kthejnë me të mirë dhe të keqes ia kthejnë me të keqe.
Martesa është ligjëruar për të rregulluar marrëdhëniet burrë-grua, në mënyrë që të mos jenë kafshërore, por të jenë marrëdhënie nën ombrellën bashkëshortore. Ndaj edhe dënimi për tradhëtinë bashkëshortore në Islam është shumë i rëndë. Për të shmangur këtë tradhëti, Islami ka ligjëruar martesën e burrit me më shumë se një grua, por duke e kushtëzuar këtë me vendosjen e plotë të barazisë midis grave.
Bashkëshortët duhet të gëzohen me njëri-tjetrin dhe t"i përmbahen kufijve të martesës. Burri duhet ta dijë se nëse tradhëton, edhe atë do ta tradhëtojnë, sepse kjo është një e keqe që të kthehet mbrapsht. Ndërsa gruaja e zgjuar, nëse nuhat nga i shoqi i saj diçka, duhet të mundohet ta bëjë për vete e ta përmirësojë gjendjen dhe jo t"ia kthejë me të njëjtën monedhë. Nuk po përpiqemi të fajësojmë gruan për sjelljen e burrit, por duam të theksojmë se gruaja nuk duhet t"i dorëzohet kësaj gjendjeje, por të mundohet ta ndreqë atë në të mirë të familjes. Pastaj, ajo duhet ta dijë se nëse bën ndonjë vepër të keqe, për këtë nuk i vihet faj burrit dhe kjo gjë nuk do ta zgjidhë problemin. Madje ky hap i gabuar mund të shkatërrojë jeën e saj bashkëshortore edhe më tej.
4- Burrëria
Disa bashkëshortë kujtojnë se meqë janë burra, kanë të drejtë të ndërhyjnë në çdo gjë që ka lidhje me familjen. Ndërkohë, nuk e lejojnë gruan të kryejë rolin që i takon në familje. Nga ana tjetër, disa gra mendojnë se burri nuk duhet justifikuar, nëse ai ka gabuar në diçka me të.
E vërteta është se pozicioni i burrit si përgjegjës nuk do të thotë se ai ka pushtet arrogant. Nëse burri hesht dhe sillet mirë me kolegët, atëherë duhet ta dijë se kjo vlen më shumë për gruan. Ai duhet ta dëgjojë atë me respekt dhe vëmendje, duhet ta vlerësojë këndvështrimin e saj. Nëse ka ndonjë kundërshti ndaj saj, nuk duhet ta shfaqë atë në mënyrë arrogante para saj, duke dashur të mbyllë bisedën brenda një çasti, por të presë, të mendohet dhe, në një çast më intim, të mundohet t"i sheshojë apo sqarojë kundërshtitë që ka.
Është e ditur se të gjithë gabojnë, por të paktë janë ata që gjejnë kurajon për të pranuar gabimet e veta dhe për t"u kërkuar të falur të tjerëve, veçanërisht nëse këta të tjerë janë gratë e tyre. Burri që gabon dhe nuk i kërkon të falur gruas se mos i preket dinjiteti dhe burrëria, në të vërtetë është i sëmurë psikik. Dinjiteti i vërtetë është të kërkosh falje për në gabim që ke bërë ndaj tjetrit.
5. Marrëdhënia me vjehrrën
Shumica e njerëzve nuk kanë mendim të mirë për vjehrrat. Mos vallë ky mendim i keq ka shkaqe personale?
Tre janë arsyet që shkaktojnë marrëdhënie të tendosura midis bashkëshortëve dhe vjehrrës, megjithëse kjo e fundit sillet në mënyrë korrekte.
1- Nganjëherë vjehrra përfaqëson një model gruaje, të cilin nusja nuk mund ta arrijë dot.
2- Shpesh, burrat ose nuset ndiejnë se askush nuk i ka kuptuar dhe vlerësuar si duhet në fëmijërinë e tyre, prandaj e shohin vjehrrën si nënën e tyre që u bërtiste kur ishin të vegjël.
3- Një arsye tjetër e marrëdhënieve të tendosura me vjehrrën është prirja e bashkëshortëve pët t"ia vënë asaj fajin për çdo problem që ndodh midis tyre.
Por si duhet të jenë marrëdhëniet me vjehrrën? Burri dhe gruaja duhet ta kuptojnë se vjehrra ka disa të drejta, të cilat duhen respektuar. Ata duhet të mundohen ta kuptojnë atë dhe kushtet e saj psikologjike.
Prania e një personi të tretë i bën bashkëshortët që ta kenë më të vështirë që të shprehen lirisht me njëri-tjetrin për të kapërcyer ndonjë keqkuptim që kanë midis tyre midis tyre, gjë që po të ishin vetëm, mund ta bënin më lehtë. Megjithatë, i ftojmë të dyja palët (vjehrrat dhe bashkëshortët) që të kenë më shumë mirëkuptim, respekt dhe dashuri me njëri-tjetrin.
6. Vështrimi pesimist mbi martesën
Disa njerëz mendojnë se martesa është një e keqe, prej së cilës nuk mund të shpëtosh.
Kjo nuk është e vërtetë sepse bie ndesh me parimet islame se martesa është prehje dhe qetësi, të cilën e mbizotëron atmosfera e dashurisë dhe dhembshurisë midis bashkëshortëve. Ndaj edhe Profeti Muhamed a.s. i ka nxitur të rinjtë të martohen, nëse kanë mundësi, duke ditur se martesa është më e mirë se beqaria. Është e natyrshme që martesa të kalojë probleme, por bashkëshortët duhet të gjejnë mënyrën për t"i kapërcyer këto probleme, në atë formë që ato të mos ndikojnë në jetën e tyre. Të sapomartuarit apo ata që duan të martohen duhet t"i njohin problemet që has zakonisht një martesë, me qëllim që të dijnë si t"i përballojnë.
Our Lord! Grant unto us wives and offspring who will be the comfort of our eyes, and give us (the grace) to lead the righteous
Shumë prej bashkëshortëve hyjnë në jetën bashkëshortore duke pasur në mendje disa koncepte të gabuara, të cilat më pas mund të kenë pasoja negative në jetën e tyre. Ne do të përmendim disa prej koncepteve të gabuara më kryesore, duke u munduar që t"i ndreqim ato.
1- Mospjesëmarrja
Disa burra dhe gra mendojnë se mund t"i marrin vendimet pa pjesëmarrjen e partnerit të tyre në të gjithë jetën familjare. Mospjesëmarrja dhe veçimi i njërës palë në marrjen e vendimeve është një sjellje që e lëndon palën tjetër dhe shkakton shfaqjen e problemeve mes tyre.
Në fakt, marrja e vendimeve që kanë lidhje me familjen, me fëmijët, me edukimin e tyre, me jetën bashkëshortore, me të ardhmen e familjes etj. është përgjegjësi e përbashkët e të dyja palëve. Ka disa burra që nuk e pëlqejnë pasivitetin e grave të veta në vendim-marrje, sepse ndryshe pse quhet bashkëshorte?! Ne kemi shembuj të shkëlqyer nga jeta e Profetit Muhamed a.s., i cili shpeshherë i kërkonte mendim gruas së tij Ummu Selema në çështje të një rëndësie të veçantë, ku edhe burrat stepeshin për të dhënë mendimin e tyre.
2- Bindja
Një tjetër koncept i gabuar që ekziston tek disa burra është se gruaja duhet t"u bindet për çdo gjë pa diskutuar ose pa folur fare. Po ashtu, edhe disa gra kanë idenë se duhet t"i binden burrave të tyre për çdo gjë, madje edhe aty ku ka kundërshtim të Zotit të Madh.
Islami e ka obliguar burrin të heqë të gjitha shpenzimet që i nevojiten bashkëshortes së vet. Nga ana tjetër, ai e ka detyruar gruan t"i bindet burrit. Kështu, nëse ajo tregohet e pabindur dhe largohet nga shtëpia e burrit pa lejen e tij dhe pa ndonjë justifikim ligjor, atëherë burri nuk e ka më për detyrë që të shpenzojë për të. Legjislacioni islam e ka theksuar në të gjitha burimet e veta idenë se e drejta e burrit ndaj gruas së tij është që ajo t"i bindet dhe të përpiqet në plotësimin e nevojave të tij, në mënyrë që ai të jetë i kënaqur. Por kjo bindje ka kufijtë e vet dhe nuk është e verbër. Në të vërtetë ajo është bindja e gruas së mirë ndaj burrit të devotshëm, bindje që mbështetet në besimin tek personaliteti i bashkëshortit, tek mirësia dhe devocioni i tij. Kjo lloj bindjeje ngrihet mbi bazat e mirëkuptimit dhe të këshillimit të ndërsjellë, gjë që e përforcon strukturën familjare.
Gjithsesi, kjo bindje kushtëzohet të mos kapërcejë kufijtë e caktuar nga Allahut, pra të jetë bindje ndaj burrit në çështje ku kundërshtohet Allahu. Po ashtu, duhet pasur parasysh që bindja është në të mirë të gruas, në mënyrë që ta ndihmojë atë të kryejë sa më mirë funksionet e saj brenda familjes.
3- Liria e marrëdhënieve
Disa burra mendojnë se ata mund të kenë marrëdhënie me gra të huaja, ndërsa gratë e tyre duhet të jenë besnike. Nga ana tjetër, disa gra mendojnë se duhet të sillen me burrin ashtu si ai sillet me to, pra të mirës ia kthejnë me të mirë dhe të keqes ia kthejnë me të keqe.
Martesa është ligjëruar për të rregulluar marrëdhëniet burrë-grua, në mënyrë që të mos jenë kafshërore, por të jenë marrëdhënie nën ombrellën bashkëshortore. Ndaj edhe dënimi për tradhëtinë bashkëshortore në Islam është shumë i rëndë. Për të shmangur këtë tradhëti, Islami ka ligjëruar martesën e burrit me më shumë se një grua, por duke e kushtëzuar këtë me vendosjen e plotë të barazisë midis grave.Bashkëshortët duhet të gëzohen me njëri-tjetrin dhe t"i përmbahen kufijve të martesës. Burri duhet ta dijë se nëse tradhëton, edhe atë do ta tradhëtojnë, sepse kjo është një e keqe që të kthehet mbrapsht. Ndërsa gruaja e zgjuar, nëse nuhat nga i shoqi i saj diçka, duhet të mundohet ta bëjë për vete e ta përmirësojë gjendjen dhe jo t"ia kthejë me të njëjtën monedhë. Nuk po përpiqemi të fajësojmë gruan për sjelljen e burrit, por duam të theksojmë se gruaja nuk duhet t"i dorëzohet kësaj gjendjeje, por të mundohet ta ndreqë atë në të mirë të familjes. Pastaj, ajo duhet ta dijë se nëse bën ndonjë vepër të keqe, për këtë nuk i vihet faj burrit dhe kjo gjë nuk do ta zgjidhë problemin. Madje ky hap i gabuar mund të shkatërrojë jeën e saj bashkëshortore edhe më tej.
4- Burrëria
Disa bashkëshortë kujtojnë se meqë janë burra, kanë të drejtë të ndërhyjnë në çdo gjë që ka lidhje me familjen. Ndërkohë, nuk e lejojnë gruan të kryejë rolin që i takon në familje. Nga ana tjetër, disa gra mendojnë se burri nuk duhet justifikuar, nëse ai ka gabuar në diçka me të.
E vërteta është se pozicioni i burrit si përgjegjës nuk do të thotë se ai ka pushtet arrogant. Nëse burri hesht dhe sillet mirë me kolegët, atëherë duhet ta dijë se kjo vlen më shumë për gruan. Ai duhet ta dëgjojë atë me respekt dhe vëmendje, duhet ta vlerësojë këndvështrimin e saj. Nëse ka ndonjë kundërshti ndaj saj, nuk duhet ta shfaqë atë në mënyrë arrogante para saj, duke dashur të mbyllë bisedën brenda një çasti, por të presë, të mendohet dhe, në një çast më intim, të mundohet t"i sheshojë apo sqarojë kundërshtitë që ka.
Është e ditur se të gjithë gabojnë, por të paktë janë ata që gjejnë kurajon për të pranuar gabimet e veta dhe për t"u kërkuar të falur të tjerëve, veçanërisht nëse këta të tjerë janë gratë e tyre. Burri që gabon dhe nuk i kërkon të falur gruas se mos i preket dinjiteti dhe burrëria, në të vërtetë është i sëmurë psikik. Dinjiteti i vërtetë është të kërkosh falje për në gabim që ke bërë ndaj tjetrit.
5. Marrëdhënia me vjehrrën
Shumica e njerëzve nuk kanë mendim të mirë për vjehrrat. Mos vallë ky mendim i keq ka shkaqe personale?
Tre janë arsyet që shkaktojnë marrëdhënie të tendosura midis bashkëshortëve dhe vjehrrës, megjithëse kjo e fundit sillet në mënyrë korrekte.
1- Nganjëherë vjehrra përfaqëson një model gruaje, të cilin nusja nuk mund ta arrijë dot.
2- Shpesh, burrat ose nuset ndiejnë se askush nuk i ka kuptuar dhe vlerësuar si duhet në fëmijërinë e tyre, prandaj e shohin vjehrrën si nënën e tyre që u bërtiste kur ishin të vegjël.
3- Një arsye tjetër e marrëdhënieve të tendosura me vjehrrën është prirja e bashkëshortëve pët t"ia vënë asaj fajin për çdo problem që ndodh midis tyre.
Por si duhet të jenë marrëdhëniet me vjehrrën? Burri dhe gruaja duhet ta kuptojnë se vjehrra ka disa të drejta, të cilat duhen respektuar. Ata duhet të mundohen ta kuptojnë atë dhe kushtet e saj psikologjike.
Prania e një personi të tretë i bën bashkëshortët që ta kenë më të vështirë që të shprehen lirisht me njëri-tjetrin për të kapërcyer ndonjë keqkuptim që kanë midis tyre midis tyre, gjë që po të ishin vetëm, mund ta bënin më lehtë. Megjithatë, i ftojmë të dyja palët (vjehrrat dhe bashkëshortët) që të kenë më shumë mirëkuptim, respekt dhe dashuri me njëri-tjetrin.
6. Vështrimi pesimist mbi martesën
Disa njerëz mendojnë se martesa është një e keqe, prej së cilës nuk mund të shpëtosh.
Kjo nuk është e vërtetë sepse bie ndesh me parimet islame se martesa është prehje dhe qetësi, të cilën e mbizotëron atmosfera e dashurisë dhe dhembshurisë midis bashkëshortëve. Ndaj edhe Profeti Muhamed a.s. i ka nxitur të rinjtë të martohen, nëse kanë mundësi, duke ditur se martesa është më e mirë se beqaria. Është e natyrshme që martesa të kalojë probleme, por bashkëshortët duhet të gjejnë mënyrën për t"i kapërcyer këto probleme, në atë formë që ato të mos ndikojnë në jetën e tyre. Të sapomartuarit apo ata që duan të martohen duhet t"i njohin problemet që has zakonisht një martesë, me qëllim që të dijnë si t"i përballojnë.
kjo shum gabim koka pra ma gabim ska ku shkon ama hiq ska kufi,edhe shum e pa drejt eshte ashtu mendoj une
Feja e lejon burrin martes me shum graa ncncnc ata sjan ne gjendje nje me majt si duhet nje bashkshorte qe ka kushtet dhe nevojat e grus ,e le ma dy e tri ,sdi si e kan mendu kete thanje ata njerz ,a kan mendu se ajo menyr eshte shum e keqe dhe mundet shum ne mekat me hy apo skan kshyr veq qefet e veta kan mar ne vend te par,nje burr qe ka be martes me gru dhe ne fund pi del nga huji ajo gru edhe e lejon feja me mar shum tjera a ne tjetren ane me qat grun e par hyn ne mekatttttt sa mendja sja merr atij burri qfar pasoja dhe lendime len mbas asaj grue.
Aiiiiiiiiiii po qysh kurr nuk u pajtove me at se qka lejon Islami.
Femra duhet te jetë aq e kujdesshme dhe t'i kryej obligimet bashkëshortore sa here që bashkëshorti i saj te dojë dhe të ketë nevojë dhe të sillet aq mirë të mos jetë kryelartë dhe mendje madhe ose të thotë unë ani unë se burrat nuk kanë dëshirë të jetë gruaja më lartë se ai (për atë edhe Zoti e ka lënë divorcin në dorën e burrit) dhe t'i lutet Allahut xh.sh per ruajtjen e mendjes së burrit sa qe mos ta lere te dashurohet me tjeter kend, edhe po e fut burrin në mëkate edhe po i bënë vetit keq.
“Mos iu qas asaj për të cilën nuk ke njohuri, pse të dëgjuarit, të pamurit dhe zemra, për të gjitha këto ka përgjegjësi.â€