Ismail Kadare- nje ...
 
Benachrichtigungen
Alles löschen

Ismail Kadare- nje nder personazhet me kryesore ne letersin

2 Beiträge
2 Benutzer
0 Reactions
968 Ansichten
(@angel_boy)
Beiträge: 16
Eminent Member
Themenstarter
 
[#457]

Ismail Kadare lindi më 28 janar 1936 në Gjirokastër, ku përfundoi edhe arsimin e mesëm; më 1958 mbaroi degën e gjuhës e të letërsisë në Universitetin e Tiranës. Më pas shkoi në Moskë me studime për dy vjet në Institutin "Gorki". Është poet, prozator dhe një nga përfaqësuesit më të shquar të letërsisë shqiptareRrugën e krijimtarisë letrare e nisi si poet që në vitet e gjimnazit, por u bë i njohur sidomos me vëllimin Shekulli im (1961), që u pasua nga vëllimet e tjera poetike, si: Përse mendohen këto male (1964), Motive me diell (1968) dhe Koha (1976). Vepra më e shquar poetike e Kadaresë është poema lirike-epike Përse mendohen këto male (1964) një pasqyrim i përgjithësuar artistik i rrugës dhe fatit historik të popullit shqiptar dhe të Partisë së Punës së Shqipërisë. Vepra poetike e Ismail Kadaresë shquhet për idetë e thella dhe për figuracionin e pasur e origjinal; rol me rëndësi për pasurimin e poezisë shqiptare.
Në fushën e prozës, Ismail Kadare ka lëvruar tregimin, novelën dhe romanin. Prozën e tij e karakterizojnë përgjithësimet e gjëra historiko-filozofike, subjekti i ngjeshur dhe mendimi i thellë i shprehur shpesh me anë të parabolës, mbi bazën e asociacionit apo të analogjive historike. Ideja e romanit Gjenerali i ushtrisë së vdekur (1964) është shpirti liridashës i popullit shqiptar. Temën e shpirtit të pamposhtur të shqiptarëve nëpër shekuj autori e trajtoi edhe në romanin Kështjella (1975). Në romanin Kronikë në gur (1970) Kadare kritikoi psikologjinë provinciale dhe traditat prapanike. Probleme të rëndësishme të historisë janë trajtuar edhe në përmbledhjet me tregime e novela Emblema e dikurshme (1977), Ura me tri harqe (1978) dhe Gjakftohtësia (1980). E veçanta e talentit të Ismail Kadaresë shfaqet sidomos në trajtimin, nga një këndvështrim i ri, i temës historike dhe në tingëllimin e mprehtë aktual që është i aftë t'i japë asaj. Një nga krijimet më të shquara të Ismail Kadaresë dhe të të gjithë letërsisë së re shqiptare është romani Dimri i madh (1977). Veprat më të mira të Ismail Kadaresë janë përkthyer në shumë gjuhë të botës dhe janë pritur shumë mirë nga publiku lexues.
Libri që botoi Kadare në vitin 2006 "Identiteti evropian i shqiptarëve - sprovë" pjesë e të cilit u botuan edhe nga gazeta Shekulli ka shkaktuar një polemikë në mes të tij dhe Rexhep Qosjes. Kështu përderisa Kadare e karakterizon identitetin shqiptarë si perëndimorë, Qosja në librin e tij të quajtur "Realiteti i shpërfillur"[2], thotë se identiteti shqiptar është një miks i atij perëndimor dhe lindor, krishterë dhe mysliman.


Kush Osht Me Mu A Kush S Osht Duhet Me HESHT Se Bash Gjithkushi Nuk Bon Me Fol Po Veq ata Si UNE Që Din Me Dhon Shkoll :D

 
Veröffentlicht : 23/07/2008 7:14 p.m.
(@zem-zem)
Beiträge: 325
Honorable Member
 

Ismail Kadare-personazh luft nxites.Njeriu i cili nxit luft nder-fetare ne mes te shqiptarve.
Per mua Ismail Kadare eshte armik,sepse mua si mysliman qe jam dhe 86% te shqiptarve qe i perkasin fesë myslimane na ka sulmuar bukur shpesh me dekleratat e tij,dhe as nje here nuk ka nguruar te flas dhe te thot,se Islamin ne ballakan duhet ta luftojm,dhe ai me keto deklerata neve myslimanve na ka shpallur luft.
Une nuk e jap as nje qindark per veprat e tij,dha as nuk do e lexoj as nje roman te ketij QAFIRI me emrin Ismail Kadare.
-Ky eshte ai i cili ka thene,se lufta me serbet ka qene gabim,sepse shqiptaret eshte dasht te behen bashke me serbet dha te luftojn islamin ne ballkan.

Vëllëzër e motra ju lutem,bojkotoni çdo shkrim të këtij qafiri,sepse ky shkruan vetëm atë se ç'farë i thot djalli të shkruaj.


 
Veröffentlicht : 08/08/2009 12:17 p.m.
Teilen: