http://www.prishtinafc.com/fcp/site/
http://www.prishtinaplisat.com/Rruges%2 ... rembur.mp3
http://www.prishtinaplisat.com/Prishtin ... shtina.mp3
http://www.prishtinaplisat.com/Prishtin ... ampion.mp3
http://www.prishtinaplisat.com/pr/photo ... album_id=1
http://www.prishtinafc.com/advCms/?id=16,144,0,159 ,
http://www.youtube.com/watch?v=whcUwqy6_Nc
YJET E F.C.PRISHTINES
Neshet Zhaveli, Shefqet Sinani, Xhevdet Muriqi, Ramadan Cimili, Skënder Shengyli, Sahit Kelmendi, Edmond Rugova, Fadil Muriqi, Fadil Vokrri, Agim Cana, Jusuf Tortoshi, Ramiz Krasniqi, Faruk Domi, Kujtim Shala, Rafet Prekazi, Mensur Nexhipi, Arbnor Morina, Abdyl Bellopoja -
Yjet Ndërkombëtare: Shukri Paçarada, Vilson Gjoni, Harun Isa, Burhan Behadini, Ardian Kozniku, Sokol Kushta, Sylejman Demollari, Fisnik Ademi, Zenun Brovina, Altin Rraklli, Erdogan Celina, Muharrem Sahiti, Bashkim Abdullahu, Bruno Ceka, Sokol Hadri, Sami Ahmeti, Açif Mehmeti - Trajner: Luan Prekazi
Besa-Besë
Në vendin e zakonshëm, në shkallët e Lindjes, qëndron miku më i ngushtë i klubit të futbollit Prishtina. Me këngët dhe brohoritjet në buzë, ai është i gatshëm që ta ndihmojë skuadrën kurdoherë. Prandaj, e quajnë: "Lojtari i 12-të i Prishtinës". Kush është ai ? Ai është tifoz i zakonshëm i Prishtinës. Prej 7 - 77 vjeç. Me shumë dashuri në zemër për klubin e kaltër. Ka mbushur stadiumin gjatë viteve gjashtëdhjetë, shtatëdhjetë. Ka udhëtuar në Çaçak (Serbi) në fillim të tetëdhjetave. Kanë qenë më shumë se 7.000 në Marakanë, Beograd me 1983 kundër fitorës së famshme kundër C.Zvezdës. Në atë ndeshje të 16 tetorit ka lindur edhe "EHO" -ja e famshme, që shumë tifozë për të janë mbajtur nga 30-60 ditë nëpër çelitë e Sërbisë. Kanë udhëtuar në Vinkovc, Osijek e Zagreb të Kroacisë, Lubjanë të Sllovenisë. Në Shkup gjithmonë ka qenë prezencë e madhe e tifozerisë së Prishtinës, të shumtën shqiptarët vendas, por mbahet në mend edhe udhëtimi i "Plisave" të sapoformuar në atë kohë, ishte fundi i tetëdhjetave. Kanë udhëtuar me 30 autobusë për në Mitrovicë, në pranverë të vitit 1983. Masovikisht është udhëtuar edhe në Prizren, ku flamujt me sllogane të Plisave ka shkaktuar incidente me "Milicinë" e atëhershme. Ka jehuar tifozeria e kaltër në "Lindje" gjatë viteve tetëdhjeta, duke u konsideruar si ndër më të zjarrtat në rajon. Nuk ka rëndësi si e kanë quajtur. Në fund të viteve tetëdhjeta ka pasur mjaft grupacione të vogla me emra të ndryshëm grupesh. Ka qenë edhe një propozim, "Mafia e Lindjes". Në atë kohë ka lindur edhe propozimi "Plisat". Kanë qenë vitet në përfundim të tetëdhjetave kur shumica e tifozëve të Prishtinës janë identifikuar me "Plisa", emër me të cilin sot identifikohen tifozët më të flakët të skuadrës. Me këtë emër është udhëtuar në Shkup, në Prizren, në vitet kur shumë skuadra edhe me më nam se Prishtina në ish-shtetin jugosllav nuk kishin grupacion të organizuar dhe të emëruar tifozësh. "Plisat" asnjëherë nuk iu kanë ndarë klubit as gjatë kohës së pushtimit hegjemonist serb, është ndjekur Prishtina edhe në Llukar, në Hogosht, në terenet e improvizume nëpër arat e Gjakovës e të Pejës. Plisat edhe pas luftës nuk e kanë harruar "karrigën" e tyre në "Lindje". Me KF Gjilani-n dy herë, kanë qenë në numër aq të madh ( 5.000 - 6.000 Plisa në shkallët e Lindjes) sa shumë vende përrreth nesh edhe na kanë zili. Plisat vazhdojnë ta ndjekin skuadrën e tyre të kaltër përgjithmonë sa do të eksiztoj ajo. Plisat pas luftës “rriten aktivitetinâ€