Benachrichtigungen
Alles löschen

PSE FILLOZEFET JON ATEISTA

5 Beiträge
4 Benutzer
0 Reactions
906 Ansichten
 ALEN
(@alen)
Beiträge: 122
Reputable Member
Themenstarter
 
[#4562]

Rruga e zhvillimit të shoqërisë njerëzore është e ndërlikuar dhe mjaft e gjatë. Është mjaft vështirë të caktohet koha e sjaktë se kur është krijuar shoqëria e parë njerëzore. Kanë kaluar me siguri qindra mijëra vite, para se të krijohet shoqëria e parë njerëzore, prej hordhive të majmunëve.
Paraardhësit e njeriut kanë qenë antropomorfë. Ndarja e njeriut nga bota e kafshëve, pra në kalimin nga njeriu – majmun në njeri të vërtëtë, rolin kryesor në këtë proces e ka luajtur puna. >>Puna e ka krijuar vetë njeriun>>, thotë Engelsi. Mendohet se jeta e njeriut të parë filloi para një million vitesh, kurse shoqërisë së parë primitive para 40.000 vitesh. Procesi i zhvillimit të njeriut- majmun në njeri të vërtetë mund të përcillet në të gjitha kontinentet, në saje të zbulimit të kafkave dhe pjesëve te ndryshme të trupit. Këto mbeturina që i zbuluan arkeologët bëjnë të mundshëm që të vërëhet vija e zhvillimit dhe faza e ndryshimit të tij, prej majmunit antropomorf deri te njeriu i vërtetë. Eshtra të gjetura në Francë në shpellën e Kromanjonit, në shpellën e Krapinës në Jugosllavi si dhe në disa shpella të Spanjës, dlasin qartë për tipin më të përsorur të njeriut i cili ndryshon shumë pak prej njeriut të sotëm.
Njeriu i kësaj kohe jetonte në kushte shumë të vështira. Ai me vështirësi e përballon klimen e ftohttë akullnajave dhe jetonte nëpër shpella shkëmbinjësh. Jetonte në grupe të vogla që i përngjante tufës së kafshëve, duke kërkuar vazhdimisht të gatshëm në natyrë.
Në kohën parahistorike lindi dhe u zhvillua bashkësia e parë njerëzore, të cilën në bazë të zhvillimit e ndjamë në dy perioda të mëdha – në periodën e egërsisë dhe atë të barbarisë. Që të dy këto perioda ndahen: në shkallën e parë (të ulët), të dytë (të mesme) dhe atë të tretë (të lartë). Veçori kryesore e përiodës së egërsisë është mbedhja e frutave të gatshme në natyrë, ndërsa e barbarisë është zhvillimi i vorbëtarisë, blegtorisë si dhe zhvillimi i bujqësisë.
Shkalla e parë (e ulët) e egërsisë mendohet se ka zgjatur disa dhjetra mijëra vite. Njeriu i kësaj kohe jetonte në grupe të vogla (hordhi). Ai gjithmonë ishte në lëvizje, nuk kishte vendbanim të përhershem. Në luftë të përhershmë më shtazët e egra si dhe për nxerrjen e rrënjëve dhe bimëve në brendësi të tokës përdorte shkupin ose gurin e gjetur rastësisht në natyrë. Ndërsa, armë kryesore të tij në luftë kundër shtaxëve i kishte duart dhe dhëmbët. Njeriu i asaj kohe ende nuk dinte të ndërtonte shtëpi banimi dhe ende nuk dinte për zjarrin. Në shkallën e parë të egërsisë, te njeriu u formua të folurit e artikuluar >>Nga nevoja që lindi u krijua edhe organi i përhershëm<<, thotë Engelsi.
Duke qenë në luftë të përhershme me natyrën, njeriu filloi të fitojë përvojë gjithn jë e më të madhe për jetën, është aftësuar të vërej disa dukuri natyrore dhe të nxjerrë përfundime të caktuara në rrethin ku jetonte. Zhvillimi i të vërejturit dhe lufta e përhershme me natyrën si dhe përvoja e fituar gjatë jetës bëri të mundshme paraqitjen e shkallës së dytë (të mesme) të egërsisë.
Veçori e përgjithshme e kësaj periode është se njeriu filloi të ndërtoj veglat e para prej guri dhe të zbuloj cilësitë positive të zjarrit. Zbulimi i zjarrit pati rëndësi të madhe jo vetëm si burim drite dhe ngrohje, por edhe si mjet i vlefshëm në luftën e tij kundër shtazëve të egra. Zjarri i mundësoi njeriut të jetë më pak i varur nga natyra. Njeriu i kësaj kohe filloi të pjekë mishin dhe rrënjët. Mënyra e re e të ushqyerit ndikoi mjaft në zhvillimin mendorë dhe forcimin fizik të njeriut. Gjatë kësaj kohe njeriu filloi të prodhoj vegla dhe armë (sëpaten prej guri, shtizën, thikën, çekanin etj). Zbulimi i këtyre armëve ndikoi mjaft në zhvillimin e gjuetisë, e cila ishte e vetmja degë ekonomike e kësaj shoqërie. Njerëzit në gjueti shkonin në grupe spese armët ishin të thjeshta, e njeriu nuk mund të korrte sukses në gjah si gjuetar i veçuar. Kjo ndikoi që njerëzit të bashkoheshin në grupe (hordhi) primitive njerëzore.
Veglat dhe armët në periodën e lartë të egërsisë, kanë qenë më të përparuara se në atë të kohës së mesme.
Njeriu filloi të prodhoj armë dhe vegla prej gurit të gdhendur (sëpatën, shtizën, thikën, lopatën, shatin e sharrën). Zbulim i madh u bë kur njeriu i kësaj kohe arriti të zbuloj harkun e shigjetën. Ai filloi të bëjë edhe enë prej druri. Duke djegur një pjesë të trungut të drurit të cilin pastaj e gdhente me sëpatën e gurit, kështu që duke fituar thellësinë e duhur arriti të zbuloj lundrën. Zbulimi i lundrës, harkut e shigjetës si dhe veglave te tjera përsosi gjuetinë e peshkimit.
Veçori e veçantë e kësaj periode është se njeriu gradualisht filloi ta braktisë jetën endacake dhe të vendoset në vendbanim të përkohëshme. Njeriu për t’u mbrojtur prej egërsirave të natyrës filloi të ndërtoj shtëpi prej druri dhe barishtave të ndryshme të vendosura mbi hunj në ujë, të lidhur me urë druri për tokë të ashtuquajtura palafite. Të gjitha këto ndikuan që bashkësia e parë primitive të kalojë në një fazë më të zhvilluar në barbarizëm.
Në shkallën e ulët të barbarisë mjaft vorbëtaria. Enët e para prej argjili njerëzit i bënin në mënyrën më të thjeshtë. Më parë thurrnin sendin në formë ene, pastaj brendësinë e saj e lyenin më një shtresë të trashë argjili. Lënda e përgaditur në këtë mënyrë hudhej në zjarr dhe kështu trupat digjeshin dhe ena e pjekur mbetej. Më vonë njeriu e përsosë përpunimin e vorbëtarisë, duke i zëvendësuar thuprrat me rrotë rrotulluese. Kështu njeriu arriti të prodhoj enë argjili, të cilat ai i përdor si mjet kryesor jo vetëm për zierjen e mishit, por edhe për shkrirjen e metaleve.
Veçoritë kryesore të kohës së mesme të barbarisë janë: zbulimi i metaleve (bakri dhe brozi), zbutja dhe rritja e kafshëve dhe punimi i tokës me shat.
Njeriu nuk mund ta ruante për një kohë të gjatë mishin e gjahu të mbytur. Me zbutjen e kafshëve, ai arriti të krijoj rezerva të përhershme ushqimi. Më parë njeriu zbuti qenin si përcjellës dhe ndihmës në gjueti, pastaj delën, derrin, dhinë ndërsa më vonë me zhvillimin e bujqësisë si kafshë tërheqëse dhe bartëse zbuti kalin, lopën dhe deven.
Bujqësia është zhvilluar në saje të të vërejturit të bimëve në natyrë. Njeriu disa herë ka vërejtur rënien e disa kokrrave të bimëve në vjeshtë dhe mbirjen e tyre në pranverë. Ai nuk ishte në gjendje ta shpjegonte dhe ta përvetësonte këtë fenomen, duke i kultivuar disa bimë rreth e përqark shtëpisë së tij. Kështu që filloi të zhvillohej bujqësia. Në shkallën e lartë të barbarisë njeriu filloi ta përpunojë xehen e hekurit. Hekurin, njeriu filloi ta përdor për ndërtimin e veglave të punës dhe të armëve. Kështu, i është bërë e mundshme që të bejë plugun me umi të hekurt, të cilën e ka tërhequr bagëtia. Plugu, shati, sopata, lopata, sharra si dhe veglat e tjera të hekurta krijojnë mundësi të reja për zhvillimin më të shpejtë të bujqësisë si degë me rëndësi të ekonomisë

Evropa mesjetare qeverisej nga regjimi dogmatik i Kishës Katolike, e cila i kundërvihej lirisë së mendimit dhe ushtronte trysni mbi shkencëtarët. Njerëzit mund të dënoheshin nga Inkuizicioni thjesht për arsye se bartnin besime e ide të ndryshme. Librat e tyre digjeshin dhe ata vetë ekzekutoheshin. Trysnia mbi kërkimin shkencor në Mesjetë përshkruhet shpesh në librat e historisë, por disa e interpretojnë gjendjen në mënyrë të gabuar dhe pretendojnë se shkencëtarët që iu kundërvunë Kishës ishin kundër fesë. E vërteta është pikërisht e kundërta. Shkencëtarët i kundërviheshin fanatizmit të Kishës, por ata ishin besimtarë. Ata nuk ishin kundër fesë, por kundër klerit të ashpër të asaj kohe.
Për shembull, astronomi i famshëm Galileo, që Kisha deshi ta dënonte për arsye se pretendonte që toka rrotullohej, ka thënë: "I kushtoj falënderime të pafund Zotit që u tregua kaq bujar, sa të më bëjë mua të parin vëzhgues të mrekullive që kishin mbetur të fshehura në shekujt e mëparshëm”. Shkencëtarë të tjerë që themeluan shkencën bashkëkohore shprehnin besim të gjithë.
- Kepleri, i njohur si themeluesi i astronomisë bashkëkohore, u tha atyre që e pyetën se pse e lodhte veten me shkencën: “Kisha për qëllim të bëhesha teolog... por tani unë e shoh se Zoti, në përpjekjet e mia, është i lëvduar edhe në astronomi, sepse “qiejt shpallin lavdinë e Zotit”.
Kurse Njutoni, një ndër shkencëtarët më të mëdhenj në histori, sqaroi arsyet që qëndronin pas zellit të tij për punën shkencore duke thënë: "Ai (Zoti) është i përjetshëm dhe i pafund, i gjithëpushtetshëm dhe i gjithëditur; pra, vazhdimësia e Tij mbërrin nga përjetësia në përjetësi; prania e Tij, nga pafundësia në pafundësi; Ai sundon gjithçka dhe di gjithçka që është ose që mund të bëhet.... Ne e njohim atë vetëm nga krijimi plot urtësi e madhështi i sendeve.... Ne e nderojmë dhe e adhurojmë Atë si robër të Tij...."
Gjeniu i madh, Paskali, babai i matematikës së sotme, ka thënë: "Përmes besimit ne njohim ekzistencën e Tij (Zotit); në lavdi do ta njohim natyrën e Tij”. Shumë themelues të tjerë të shkencës bashkëkohore perëndimore ishin, gjithashtu, besimtarë të patundur të Zotit. Për shembull:
- Von Helmont, një ndër figurat kryesore të kimisë bashkëkohore dhe shpikës i termometrit, ka deklaruar: “Shkenca është pjesë e besimit”.
- Xhorxh Kuvier, themelues i paleontologjisë bashkëkohore, i shihte fosilet si prova të mbjetuara të Krijimit dhe mësonte se qeniet e gjalla ishin krijuar nga Zoti.
- Karl Lineus, që sistematizoi i pari klasifikimin shkencor, besonte në Krijim dhe deklaronte se rregulli natyror ishte një provë domethënëse e ekzistencës së Zotit.
- Gregor Mendel, themeluesi i gjenetikës, njëkohësisht murg, besonte në Krijim dhe kundërshtonte teoritë evolucionare të kohës, si atë të darvinit dhe të lamarkut.
- Lui Paster, emri më i madh në historinë e mikrobiologjisë, provoi se jeta nuk mund të krijohej nga lëndë inerte dhe mësonte se jeta ishte një mrekulli e Zotit.
- Maks Plank, fizikanti i famshëm gjerman thoshte se Krijuesi i gjithësisë ishte Zoti dhe theksonte se besimi është një cilësi e nevojshme e shkencëtarëve.
- Albert Ajnshtain, i njohur si shkencëtari më me famë i shekullit të 20-të, thoshte: "Shkenca pa besimin në Zot është e çalë”.


 
Veröffentlicht : 19/04/2010 1:48 a.m.
(@doraa)
Beiträge: 3
New Member
 

Alen me gjithe respektin per ty une nuk pajtohem me kete titullin tend qe te gjithe filozofet jane ateista...Une jom studente e vitit te dyte ne filozofi dhe nese jo shume pak kam mesuar apo kam filluar te mesoj rreth kesaj pra Filozofise dhe synoj me kon filozofja e dyte pas Hanna Arendt-it hehe pak hajagre po kthehem prap tek ajo "Pse te gjithe filzofet jane ateiste"perkundrazi une besoj shume ne Zot,por ka filzof materialista,ekzistencialiste,natyraliste por jo te gjithe ateista.Por me pelqejne temat qe qenkan shtjelluar ketu rreth filzofise..


 
Veröffentlicht : 18/11/2010 5:28 p.m.
(@doraa)
Beiträge: 3
New Member
 

Kerkoj falje qe se lexova gjithe ate qe kishe shkruar por do e lexoj prap gjithe postimin tend.


 
Veröffentlicht : 18/11/2010 5:30 p.m.
(@anonymous_1788263120)
Beiträge: 13309
Illustrious Member Guest
 

Pershendetje Doraa ne Filozofi ''Pse-ja'' eshte gjithkund e gjen gjithkund ,feja( prejardhjen nga njerzit) Filozofin e shtyn te Filozofoje, eshte me shume nevoja per te njohur PSE eshte ajo qe eshte dhe PSE ndodh ajo qe ndodh, se sa nevoja per te kuptuar SI (menyren) e asaj qe eshte e qe ndodh.
Me siguri ne shkolle ke mesu se dieri ne shekullin e XVII filozofia ndahej ne filozofine e natyres qe studionte natyren (kimi, biologji, astronomi e shum tjera ) dhe filozofine morale qe
studionte ose hetonte duke bere pyetje mbi te gjitha gjerat qe kishin te benin me njeriun dhe natyren e tij, rraportet me universin, fatin e tij, dhe parimet....Zotin dhe shpirtin e njeriut qe jane objekte te metafizikes.
Por me kohen ne shek i XIX fjalori behet me i qarte dhe filozofia natyrale quhet shkence dhe filozofia morale ndahet ne disa dege,qe me siguri i dine edhe ju, Feja(e kemi gjithkun ne neve)=Filozofi(logjike mendore)=SHkence(zbulim ,pune ,kohe)=Njeriun = ''Pse-ja'' :?:
Ju pershendes nga zemra dhe mire se na vjen me mendimet e juaja ti ndani me neve :respekt:


 
Veröffentlicht : 19/11/2010 6:17 p.m.
(@arta22)
Beiträge: 997
Noble Member
 

Pershendetje Doraa ne Filozofi ''Pse-ja'' eshte gjithkund e gjen gjithkund ,feja( prejardhjen nga njerzit) Filozofin e shtyn te Filozofoje, eshte me shume nevoja per te njohur PSE eshte ajo qe eshte dhe PSE ndodh ajo qe ndodh, se sa nevoja per te kuptuar SI (menyren) e asaj qe eshte e qe ndodh.
Me siguri ne shkolle ke mesu se dieri ne shekullin e XVII filozofia ndahej ne filozofine e natyres qe studionte natyren (kimi, biologji, astronomi e shum tjera ) dhe filozofine morale qe
studionte ose hetonte duke bere pyetje mbi te gjitha gjerat qe kishin te benin me njeriun dhe natyren e tij, rraportet me universin, fatin e tij, dhe parimet....Zotin dhe shpirtin e njeriut qe jane objekte te metafizikes.
Por me kohen ne shek i XIX fjalori behet me i qarte dhe filozofia natyrale quhet shkence dhe filozofia morale ndahet ne disa dege,qe me siguri i dine edhe ju, Feja(e kemi gjithkun ne neve)=Filozofi(logjike mendore)=SHkence(zbulim ,pune ,kohe)=Njeriun = ''Pse-ja'' :?:
Ju pershendes nga zemra dhe mire se na vjen me mendimet e juaja ti ndani me neve :respekt:

pajtohem me mendimin tend lea' :respekt: pr ju


Allah Te Falem Ty...!

 
Veröffentlicht : 20/11/2010 12:56 p.m.
Teilen: