Benachrichtigungen
Alles löschen

Platoni

1 Beiträge
1 Benutzer
0 Reactions
472 Ansichten
(@anonymous_1788263120)
Beiträge: 13309
Illustrious Member Guest
Themenstarter
 
[#5788]

Platoni (428~348 p.e.r) me origjine aristokrate, ishte nxenes i Sokratit.

Ai ia kushtoi jeten e tij filozofise dhe themeloi Akademine, nje lloj universiteti qe mbijetoi per 10 shekuj. Platoni,sikurse Sokrati, e shihte procesin e te mdnuarit si edukues te shpirtit. Platoni ishte filozofi i ideve dhe ishte i bindur se vetem idete jane te perhershme dhe mbeten te pandryshuara ne gjithe procesin e ndryshimit. Idete e te bukures, te se drejtes dhe te vertetes Platoni i quante ''forma''.

Per Platonin, format ishin modele qe ekzistonin te pavarura nga Bota mendore ose natyrore. Niveli me i larte i formave ishte forma e te mires. E mira eshte pra synimi te cilit i kushtohet cdo njeri,dhe rezultati i te gjithave perpjekjeve. Ne librin ''Republika'' Platoni shkruan se e mira eshte ''gjeja me e rendesishme qe duhet te mesojme''.

Nje koncept i rendesishem ne doktrinen e Platonit eshte reminishenca. Sipas tij, shpirti ekziston ne Boten e ideve para se te futet ne trupin e njeriut . Ne kete Bote idesh, shpirti njerezor i ka njohur idete ne unitetin e tyre, duke bere te mundur njohjen e botes shpirterore. Idete vijne qe nga lindja e shpirtit dhe jan bere te pavarura nga pervoja.

Ato sherbejne si modele per gjithcka konkrete. Pra, Platoni koncepton nje bote te perbere nga idete e perjetshme (ku ekziston dhe shpirti njerezor) dhe nga nje bote me inferiore te perbere nga imazhet (ku ekzistojne gjerat konkrete dhe te perkohshme) dhe kjo perbene ''dualizmin platonian''

Platoni besonte ne:
-Nje Bote te dukshme, bota e shqisave dhe e mendimeve
-Nje Bote qe duhet kuptuar, Bota pertej shqisave, Bota e njohjes se vertete .

Sipas Platonit drejtesia nenkupton harmoni, dhe harmonia eshte drejtesi. Kur gjithcka eshte ne vendin qe i takon,atehere ka edhe drejtesi, edhe harmoni. Shqetesimi i nje shoqerie duhet te jete formimi i qytetareve me shpirtin e se drejtes,te afte te dallojme te miren e vertete ,te afte te udhehiqen nga idete,dhe sipas tij kjo mund te arrihej vetem nepermjet edukimit.

Te ''Republika'' Platoni shpjegon teorine e tij te formave me ''Alegorine e shpelles'' Personazhi i Platonit pershkruan disa njerez qe qendrojne te lidhur ne shpelle, ku eshte ndezur nje zjarr dhe ku nuk deperton drita e diellit. Te burgosurit e shpelles i interpretojne hijet qe lindin si rezultat i zjarrit, si reale.

Platoni shkruan: ''Burgu eshte Bota e vizioneve,drita e zjarrit eshte dielli dhe ju nuk me keqkuponi, nese e interpretoj ecjen drejt daljes si ngjitje e shpirtit ne Boten intelektuale,sipas menimit tim te perulur, qe une e shpreha me deshiren tuaj, Zoti e di -te drejte ose te gabuar''


 
Veröffentlicht : 01/08/2011 10:16 p.m.
Teilen: