Benachrichtigungen
Alles löschen

Epistemologjia

2 Beiträge
1 Benutzer
0 Reactions
491 Ansichten
(@anonymous_1788263120)
Beiträge: 13309
Illustrious Member Guest
Themenstarter
 
[#5793]

Epistemologjia (greq. besim, dituri ; dhe "logos" - fjalë, kuptim, shpjegim) ose teoria e diturisë është një degë e filozofisë perëndimore që studion natyrën dhe qëllimin e diturisë dhe besimit. Fjala epistemologji u përdor për herë të parë nga filozofi skocez Xhejms Frederik Ferrier. Në filozofinë indiane, përdoret fjala "pramana si e barasvlershme me epistemologjinë.

Epistemologjia merret me studimin dhe rishqyrtimin e natyrës së diturisë dhe marrëdhëniet e saj me të vërtetën, besimin dhe shfajësimin (përligjen). Ajo gjithashtu merret me prejardhjen e diturisë, pyetjen "çfarë është dituria ?", "si fitohet ajo ?", "çfarë dijnë njerëzit ?", dhe skepticizmin e pohimeve të diturive të ndryshme.

Arsyeja (greq. λογική, logiki dhe lat. ratio) në filozofi është aftësia ose ecuria nëpërmjet së cilës vetëm qeniet njerëzore ushtrojnë mendimin, kryesisht atë abstrakt (të nxjerrë) në lidhje me botën dhe kuptimin e saj, të njohjes dhe veprimit në jetën tonë të përditshme. Arsyeja është pasuria më e madhe e njohurisë, që mbikëqyr kuptimin "përzgjedhës" dhe vendos apo njeh kufizimet e tij.

Nganjëherë arsyeja i kundërvihet ndijimit, perceptimit (përkapshmërisë), shqisimitt dhe dëshirës. Sipas David Humes arsyeja është në shërbim të dëshirave (d.m.th. mjeti për të mbajtur atë që do).

Për racionalistët arsyeja është aftësi me të cilën fitohen intuitivisht të vërtetat themelore. Këto të vërteta themelore janë shkaku (ose më saktë "arsyeja") për të cilën çdo gjë është ashtu siç është dhe ndodh gjithçka që ndodh.

Për Emanuel Kantin, arsyeja (gjermanisht Vernunft) është fuqia e mbledhjes së koncepteve të dhëna nga mendimi. Arsyeja që është në gjendje të japë parime apriori quhet nga Kanti "e pastër, e kulluar" (emërtim që i dha titullin veprës së tij kryesore, "Kritika e arsyes së kulluar), për ta dalluar nga "arsyeja praktike" që lidhet me moralin e sjelljes.

Mendimi
---është veprimtaria trunore e njeriut që merret me përpunimin dhe sendërtimin e lajmit nëpërmjet përfytyrimit, kujtesës dhe kuptimit për të vendosur, ndërmarrë apo zgjedhur një veprim sipas qëllimit, përfundimit, planeve dhe dëshirës; aftësia e ecurisë së të menduarit ose arsyetuarit dhe njohjes, një besim apo gjykim vetjak që nuk është i bazuar në dëshmi apo siguri.

Cdo gje qe na rrethon na fut ne mendime, koha qe per ne e pa kapshme dhe nuk e shpejtojme dot nuk na len te mendojme shum rreth asaj qe ne kemi ide.

Libri eshte e vetmja menyr per te perqendruar mendimin per cfare kemi nevoj.

Thënie
“Kemi pak kontroll mbi mendimet tona. Jemi të burgosur të ideve.” - Ralf Valdo Emerson.

“Njerëzit ndahen në dy lloje: ata që mendojnë dhe ata që lënë që të tjerët të mendojnë.” - Fabricio DeAndre

“Nëse nuk je njeri që mendon, fundja për çfarë je njeri.” - Samuel Teilor Kolerixh

“Kurrë nuk janë të vetmuar ata që shoqërohen me mendime fisnike”. - Filip Sidnei

"Cdo pengese qe kalojme, eshte nje mundesi per tu permisuar" B.Z.

Besimi
---është siguri në kontekst të të qëndrimit (kur e merr formën e mosbesimit), veprimit dhe vendosëshmërisë. Besimi nënkupton qëndrimin e sigurt mbi dhe të pa luhatshëm ndaj çështjes së parashtruar dhe përfshin veprimet për të favorizuar dhe mbrojtur këtë çështje si dhe vendosshmërinë për të promovuar dhe propaganduar vërtetësinë e çështjes së parashtruar.

Besa
--- me kultin e nderit është i lidhur edhe kulti i fjalës së dhënë ose siç njihet ndër shqiptar 'kulti i besës'. Kjo është fjalë që nuk ekziston në asnjë gjuhë të botës. Në gjuhet ballkanike ekziston si fjalë e huazuar nga shqipja. Shpesh në përkthime nga gjuha shqipe fjala besë duke mos pasur barazi kuptimore a frazeologji të ndonjë gjuhe tjetër, ajo jepet në formë shkrimesh shpjeguese, si një dukuri e botës shqiptare, si albanizëm.

Besa, ose kulti i fjalë së dhënë, lidhet në burim me mitin biblik të fjalë: 'Në fillim ishte fjala'. Para se të ishte shkrimi, kontrata, njeriu, bota ishte vet fjala. Ky kult madhështor, i cili, në popujt evro-perëndimor pak nga pak mori karakterin e një idomene fetare kishtare, te shqiptarët ruajti gjuhën e burimit. Lidhja në fjalë (besë) përbënte kanunin autoritetin më të larë. Të gjitha marrëdhëniet në gjini, fis, famulli, bajrak dhe në nivelin më të lartë të bashkësisë etnike lidheshin në fjalë përkatësisht në besë. Besa është testament moral i shqiptarëve qysh prej periudhës mitologjike. Dy baladat më rëndësishme 'Rozafati' që ka motivin e murimit, dhe ajo me motiv të ringjalljes 'Besa e Konstadinit' lidhen me mbajtjen e besës. Në kanun thuhet se e 'folmja është e falme' ajo që premtohet duhet patjetër të kryhet. Besa shqiptare e njohur te bullgarët dhe rumunët pikërisht me emrin besa, kurse te sllavët e jugut si 'Arbanska vjera' përkthehet fjalë për fjalë ajo që besojnë shqiptarët është virtyt themelor i joni i trashëguar nga të parë.

Dituria

---(edhe "dija" apo "dijenia", dhe "njohuria" nganjëherë) është informacioni (lajmi) i përvetësuar nga një person, organizatë apo ndonjë qënie tjetër. Dituria është dijenia dhe kuptimi i ngjarjeve, së vërtetës apo njohurive të përftuara nëpërmjet mësimit, përvojës, arsyes ose botëkuptimit (së dyti), apo nëpërmjet brendashikimit (së pari). Dituria është vetëndërgjegjja e të zotëruarit të informacioneve të lidhura ndërmjet tyre të cilat, të marra veçmas, kanë një vlerë dhe një përdorim më të vogël . Dituria është kuptimi i besueshëm i një çështjeje, mundësisht me aftësinë e përdorimit të tij për një qëllim të caktuar.

Mosbesushmëria e kujtesës kufizon sigurinë e diturisë mbi të kaluarën, ndërsa mosparashikueshmëria e ngjarjeve që do ndodhin kufizon sigurinë e diturisë mbi të ardhmen.

Thënie
"Si është e mundur që di mbi gjithçka? u pyet një njeri shumë i mençur e i ditur; dhe përgjigja ishte - sepse nuk kam pasur kurrë frikë ose marre (turp) të pyes gjithçka që nuk dija." - Gjon Abot
"Unë mendoj një pjesë e madhe e informacioneve që kam, u fitua nga kërkimi mbi diçka dhe gjetjen e diçkaje tjetër rrugës" - Franklin P. Adams
"Dituria është ajo që, pranë virtytit, me të vërtetë e ngre një njeri mbi tjetrin." - Jozef Adison
"Njeriu di më shumë se ai kupton." - Alfred Adler
"Dituria e vërtetë, si çdo gjë tjetër me vlerë, nuk fitohet me lehtësi. Duhet të punohet, studiohet, mendohet, dhe më shumë se të gjitha, duhet të lutet për të." - Tomas Arnold
"Ji gjithmone kureshtar! Sepse dituria nuk do të fitojë ty: ti duhet ta fitosh atë." - Sudi Bek
"Dituria është fuqi." - Frensis Bekon


 
Veröffentlicht : 01/08/2011 10:41 p.m.
(@anonymous_1788263120)
Beiträge: 13309
Illustrious Member Guest
Themenstarter
 

E vërteta përkufizohet përgjithsisht si përputhja e çështjeve me faktet dhe realitetin. E vërteta është një besim i njeriut, që bazohet mbi faktet empirike (e vërejtura), fetare ose shkencore.

Ndërsa feja beson të njohë dhe shprehë të vërtetën, filozofia shtron pyetjen nëse kjo është e mundëshme. Filozofia kërkon të vërtetën, metafizika merret me natyrën e së vërtetës, arsyeja merret me mbrojtjen e saj, ndërsa epistimologjia merret me njohjen e së vërtetës. Skepticizmi dhe agnosticizmi janë kundërshtarët e së vërtetës.

Ka shumë pohime të ndryshme rreth çështjes se çfarë përbën të vërtetën, si përkufizohet dhe njihet ajo, çfarë roli luan dituria e fituar dhe e zbuluar, dhe nëse e vërteta është e kushtëzuar, përkatëse, qëllimore, apo tërësore.

Ana e kundërt e së vërtetës është gënjeshtra apo e rrema , e cila përcaktohet si thënia me qëllim e të pavërtetës.

Njohuria është tërësia e dijeve që ka mbledhur dikush në një fushë të caktuar. Ajo është tërësia e ideve dhe e nocioneve bazë të një shkence apo një fushe të caktuar.
Njohuria është ajo që dimë për dikë apo mbi diçka.

Shkenca (lat. "scientia" - njohuri, dituri, dije) është një sistem dijesh e njohurish për ligjet e zhvillimit të natyrës e të shoqërisë, i cili është formuar historikisht duke vëzhguar botën reale e jetën, dhe duke bërë përgjithësime teorike.

Shkenca është veprimtaria që zhvillohet në një fushë apo në një degë të caktuar të dijes, e vështruar si një lloj i veçantë pune.

Shkencë (e latine scientia, do të thotë "dije") është, në kuptimin e saj më të gjerë, njohuri bazë sistematike-normativ apo praktikë që është e aftë të rezultojnë në një parashikim ose lloj të parashikueshme të rezultatit. Në këtë kuptim, shkenca mund t'i referohet një teknikë shumë të aftë ose praktikë.

Në kuptim më të kufizuar të saj bashkëkohore, shkenca i referohet një sistemi të përvetësuar njohuri të bazuara në metodën shkencore, dhe në trupin e organizuar e njohurive të fituara gjatë hulumtimeve të tilla.Ky artikull përqendrohet në përdorim më të kufizuar të fjalës. Shkencë e diskutuara në këtë artikull është quajtur ndonjëherë shkenca eksperimentale të dallojnë atë nga shkenca e aplikuar, e cila është aplikimi i kërkimit shkencor të nevojave të veçanta të njeriut, edhe pse të dy janë të ndërlidhur zakonisht.

Shkenca është një përpjekje e vazhdueshme për të zbuluar dhe për të rritur njohuritë e njeriut dhe të kuptuarit përmes hulumtimit të disiplinuar. Duke përdorur metoda të kontrolluar, shkencëtarët mbledhjen e provave që shihet me lehtësi e fenomeneve natyrore apo sociale, të dhënat rekord të matshme në lidhje me vërejtjet, dhe analizuar këtë informacion për të ndërtuar shpjegime teorike se si gjërat e punës. Metodat e hulumtimit shkencor përfshijnë prodhimin e hipotezave për mënyrën se si fenomene të punës, dhe eksperimentimit që testet këto hipoteza nën kushte të kontrolluara. Shkencëtarët po pritet gjithashtu që të publikojnë informata e tyre kështu që shkencëtarë të tjerë mund të bëni eksperimente të ngjashme me dy kontrolloni konkluzionet e tyre. Rezultatet e këtij procesi të mundur të kuptuarit më të mirë të ngjarjeve të kaluara, dhe aftësi më të mirë të parashikojnë ngjarjet e ardhshme të njëjtit lloj si ato që janë testuar.

Aftësia e popullsisë së përgjithshme për të kuptuar konceptet themelore në lidhje me shkencë njihet si shkrim e këndim shkencore.


 
Veröffentlicht : 01/08/2011 10:42 p.m.
Teilen: