Egoizmi në kuptimin e vet primitiv, shpesh rradhitet ndë vetitë negative të moralit. Mirëpo nëse bazohemi në nevojat primare të njeriut, qofshin ata të nevojës së afërme apo të një ardhmeje më të largët e me kuptim kohor më të gjatë jetik, do të shohim se egoizmi është në radhë të parë lëvizje racionale e subjektit për mbijetesë dhe zhvillim personal nga nxjerë përfitim edhe shoqëria, e që tanimë ka tendenca edhe vetëmohuese. Një egoizëm i tillë pra është i nevojshëm, i patjetërshëm për vetegzistencë dhe ecje përpara. Egoizmi që nuk synon dëmtimin e tjetrit nuk është aspak i dëmshëm. Përkundrazi kësaj qëndron qëllimi i paramenduar për përfitime me çdo kusht e duke shkelur mbi interesat e tjetrit, është jomorale dhe etikisht e papastër që do të thot, egoizëm negatif dhe i dëmshëm në përgjithësi. Shumë moralistë dhe socilogë, egoizmin e konsiderojnë si diçka e patjetërshme për ecje para dhe çdo lloj shkëputje joracionale nga "uni" sjellë pasoja shkatëruese personale dhe më gjërë.
Citate
Egoizmi rregullon botën. (Arthur Schopenhauer)
Egoizmi inteligjent e çon njeriut drejt virtuteve më të larta. (Alfred Capus)