Benachrichtigungen
Alles löschen

Aristoteli

1 Beiträge
1 Benutzer
0 Reactions
418 Ansichten
(@anonymous_1788263120)
Beiträge: 13309
Illustrious Member Guest
Themenstarter
 
[#5786]

Aristoteli (384~322) eshte nje nga filozofet me te medhenj i te gjitha kohrave, ai eshte filozofi i antikitetit qe diti te unifikoje ne nje sistem te vetem te gjithe dijen e kohes.

Aristoteli ishte nxenes i Platonit, por ndryshe nga Platoni, ai ishte shume i interesuar per boten natyrore, duke qene nje figure poliedrike, ai shkroi per etiken, filozofine, politiken, zoologjine, astronomine, mbotaniken, matematiken dhe historine.

Trajtimi i bere nga aristoteli ishte shkencor dhe bazohej ne vezhgimin e botes natyrore. Per Aristotelin realiteti i botes qendronte tek ''materia'' lenda perberese e gjithckaje ne bote.

Aristoteli kritikoi teprine e formave te Platonit dhe shkroi se:
-perceptimi eshte njohje
-bota natyrore eshte bota reale
-perceptimi dhe pervoja e shqisave jane baza e njohjes shkencore

Aristoteli percaktoi se te gjitha substancat perbahen nga 2 pjese:lenda ose ''materia'' dhe struktura ose ''forma'' Materia dhe forma jane pjese e kesaj bote dhe jo e nje bote pertej saj ,si format e Platonit, sendet sipas tij ekzistojne ne te tashmen, por kane edhe nje mundesi per tu shenderruar ne dicka te re. Sipas aristotelit, ky shenderrim eshte gjithmone i qellimshem, ndodh me nje synim te caktuar dhe quhet ''teleologjike'' (nga telos-synim)

Mqs te gjitha sendet jane te perbera nga materia, qe eshte gjithnje ne ndryshim ose ne levizje, sendet nuk mund te arrijne kurre perkryerjen, qe i takon vetem Zotit.

Sidoqofte qeniet njerezore mund ti afrohen perkryerjes duke medituar rreth formave te pastra. Aristoteli e coi me tej idene e materies, duke shpjeguar levizjen e gjithckaje. Si pasoje e kater shkaqeve te levizjes shkakut material, formal, levizes dhe shkakut final, mund te studjohet levizja ne termat e forces dhe te veprimit.

Ndihmesa e Aristotelit ne ceshtje te lidhura me politiken vazhdon te jete e rendesishme edhe sot.Ai e percakton njeriun si nje ''zoon politicon'' (kafshe politike), qe nga vet thelbi i tij esjhte nje qytetar. Ne lidhjen e njeriut me shtetin duhet synuar gjithmone arritja e nje ekuilibri.

Ne fushen e artit, Aristoteli percaktoi konceptet themelore ne teater. Ne librin e tij ''Poetika'' ai pershkruan rendesine e catharsis-it ose te pastrimit te shpirtit nepermjet poezise dhe tragjedise.Publiku ndersa ndjek zhvillimin e temes tragjike, ne fundin e saj tragjik perjeton vet madheshtine dhe vogelsine e qenies se tij. Si pasoje e krizes tragjike, spektatoret pesojne nje pastrim shpirteror, sepse clirohen nga ndjenjat e teperta dhe turbullimet qe ato sjellin. Ky shkarkim eshte shpirteror, sepse ne castin me intensiv njeriu perjeton njeherazi nje paqe te perkryer qe i perqaset qetesise hyjnore.


 
Veröffentlicht : 01/08/2011 10:09 p.m.
Teilen: