Llojet e zemrës
Zemra ndahet në tre lloje:
E SHËNDOSHË
E VDEKUR
E SËMURË
ZEMRA E SHËNDOSHË
Në Ditën e Gjykimit do të shpëtojnë vetëm ata të cilët para Allahut dalin me zemër të shëndoshë, siç thotë Lavdiploti:â€
Our Lord! Grant unto us wives and offspring who will be the comfort of our eyes, and give us (the grace) to lead the righteous
Zemra e vdekur
Zemër e vdekur është ajo zemër në të cilën nuk ka jetë, respektivishtë zemra e cila nuk e njeh Zotin e vet, e cila sipas urdhërit të Tij, nuk e adhuron dhe nuk punon për kënaqësin e Tij, por me kokëfortësi jepet pas kënaqësive dhe trilleve, edhe atëherë kur kundër vetes nxitë mllefin e Zotit të vet.
Në vend se kjo zemër , ti robëron Zotit të vet në dashuri, frikë, shpresë, kënaqësi, hidhërim, madhërim dhe poshtërim, e tilla i robëron tjetërkujt.
Kur dashuron, dashuron për shkak të trilleve të veta (për qejfet e veta), kur urren, kur nuk jep për shkak të trilleve të veta, dhe kur jep, jep për shkak të qejfeve të veta (e nuk jep për Zotin-fisebililah), krejt kjo ngase trillet personale janë më parësore se kënaqësia e Zotit.
Për këtë zemër epshi apo pasioni është zot, trilli është komandues, padituria udhërrëfyes, ndërsa neglizhenca mjet udhëtimi.Ajo është e preokupuar me persiatje lidhur me grumbullimin e të mirave të kësaj bote, ndërkaq që është e dehur nga marrëzia ndaj trilleve dhe dashuri ndaj kësaj bote.
Zëri që fton te Allahu dhe në botën tjetër është larg nga ajo, andaj atij që tenton ti ofrojë ndonjë këshill të mirë, nuk i përgjigjet, por mashtrohet pas zërit të çdo shejtani të fëlliqur.
Është e pikëlluar kur kjo botë i ikë, ndërsa e kënaqur kur i përshtatet.Trillet e shurdhojnë dhe verbojnë nga çdo gjë, pos të pavërtetës.Takimi me njerëz për këtë zemër është sëmurje, bashkpunimi- helm, ndërsa të ndejturit- shkatërrim i sigurtë.
….Vazhdon me ZEMRA E SËMURË
Our Lord! Grant unto us wives and offspring who will be the comfort of our eyes, and give us (the grace) to lead the righteous
ZEMRA E SËMURË
Zemra e sëmurë Kjo zemër është e gjallë, mirëpo në vete ka dobësi.Në vete ka dy materie, prej të cilave herë e ushqen njëra, e herë tjetra, andaj ai shkon pas asaj që dominon momentalisht.Ai ka dashuri ndaj Allahut të Madhëruar, besim në Te sinqerisht ndaj Tij dhe mbështetje tek Ai. Kjo është materie e cila i jep jetë. Në të, nga ana tjetër, ka edhe anim kah trillet (epshi), nxitjen e tyre, synim për realizimin e tyre, smirë (zili,inat), fodullëk, mendjemadhësi, afinitet për pushtet, sidhe krijim të çrregullisë në Tokë. Kjo është materie e cila e prishë dhe e shpie në shkatërrim.Kjo është në sprovë midis dy provokimeve: njërit që e fton te Allahu.Pejgamberi i Tij dhe botës tjetër, dhe tjetrit i cili e fton vetëm për këtë botë. Kjo, si e tillë i përgjigjet asaj dyert e cilës i ka më afër dhe që është më i afërt si fqinj. Zemra e parë është e gjallë dhe e bindur, e dyta është e thatë dhe e vdekur, ndërsa e treta është e sëmurë dhe si e tillë është më e afërt ose shpëtimit ose shkatërrimit. ....vazhdon me SHTIGJET E SHEJTANIT DERI NË ZEMËR
Our Lord! Grant unto us wives and offspring who will be the comfort of our eyes, and give us (the grace) to lead the righteous