Vdekja,ligji i pandryshuar i Allahut xh.sh.
-Bismil-lahi rrahmani rrahim:Inna lil-lahi ve inna ilejhi raxhiun-Ne jemi te Allahut dhe prap te Ai do kethehemi.
-Kale nebijju s.a.v.s:Isteidde lil meuti kable nuzulil meuti !
-Pergaditu per vdekje para se te vjen ajo!
Duhet shfrytzuar 5 gjera para se te te pengojne 5 tjera.
1.Jeten para Vdekjes,
2.Shendetin para Semundjes,
3.Kohen e lire para se te jesh i zene,
4.Rinine para pleqesise,
5.Pasurine para fukarallekut.
Qe ta presesh vdekjen i pregaditur:
-Kurr mos kesh bere shirk,
-Vrasje pa te drejte,
-betim ne te rejshem,
-Deshmitar jallan (i rrejshem).
-Vdekja me e mire eshte kur njeriu ndron jete duke mbrojtur te drejtat dhe nderin e tij dhe te familjes!
-Kjo bote eshte mbreteri e deshires se lire,njeriu ben cka deshiron por edhe gabon.
Kur vdes nuk ka me gabime,por i hek pasojat e gabimeve te kesaj dynjaje.
Allahu xh.sh. kur e krijoi Ademin dhe Havane u tha:
"NE TOKE DO TE JETONI,DHE DERI NE VDEKJE DO TE QENDRONI,NE TE DO TE VDISNI DHE PREJ SAJ DO TE RINGJALLENI" (7:24-25).
-Pra Allahu xh.sh. na tregon se njeriu e ka gjith ymrin ne toke dhe te miren dhe te keqen do e ndae me njerezit pa marre parasysh fene dhe rrace.
-Duhet te punohet ne dynja sikur asnjehere nuk do vdiset,duhet te mendoje per ahiret sikur neser do vdese.
-Permendja se aty do te vdesim,pra ne toke tregon se ne toke do te varrosemi por nuk marrim asgje nga pasuria e ksaj bote,pervec puneve qe i kemi bere.
-Prej saj do ringjallemi,nenkupton se njeriu do ringjallet ,kur Israfili do i fryje surit dhe te gjithe do ngrihen per llogari perpara Allahut xh.sh.
-Gjithashtu na behet me dije se njeriu sapo linde ,udheton drejt vdekjes.
-Gjithashtu njeriu nuk duhet te frigohet nga vdekja por duhet te mendoje per vdekjen.
-Frikacaku vdes shume here para vdekjes,dhe te jemi gjithmone te pergatitur per vdekje,sepse ajo vjen atehere kur me se pakti e pret.
Rregullat te cilat duhet praktikuar muslimani
-Kur qendrohet prane nje personi i cili eshte buze vdekjes,duhet me ze te ulet ti shqiptohet shehadeti,qe ai ta perserise,por jo te urdherohet, duhet te kethehet ne anen e djathte,koka ti ngrihet larte dhe ti lexohet jasini.
Kur vdes duhet ti lidhen nofullat dhe ti mbyllen syte(Bismil-lahi ve ala mil-leti resulilah),
-Do te mbulohet me nje mbulese dhe ti vendoset dicka e rende mbi bark,qe mos i fryhet,duart ti shtrihen teposht,asesi mbi gjoks.
-Duhet te shpejtohet me pregaditjen dhe larjen e xhenazes,duhet te vendoset mbi teneshir dhe ti hiqen teshat e trupit,duhet mbuluar vetem vendet e turpshme dhe i jepet teharet.
-Pastaj i jepet abdest,floket dhe mjekren duhet te lahen me sapun qe bjen ere e mire.Do mbeshtetet ne anen e majte dhe ne te djathte qe te lahet pjesa e poshtme e kurrizit.
Kur jemi duke e lare,e ngrejme xhenazen ne poziten te ulur qe ti shtypet pak barku dhe nese del dic nga trupi duhet te shperlahet,por nuk lahet nga e para.
-Me se miri eshte qe te vdekurin ta laje dikush nga familja e afert nga gjaku.
Mbeshtillet me qefin dhe e nxjerrim para xhematit dhe pas ceremonise qe behet(leximi i nje pjese nga Kur'ani dhe lutjet qe ta fale Allahu xh.sh), e nisim per ne varreza.Kur jemi duke e percjellur xhenazen nuk duhet te folet me ze derisa ta vendosim te Sallatashi per tia falur namazin e xhenazes.
Pas kesaj vendoset ne varr dhe ate tre vete nga afersia e gjakut e fusin ne varr.
Mbulohet dhe i behet duaja e xhenazes per te mashkull ose femer.
Pas kesaj i lexohet Talkini dhe insha-Allahu Zoti i madherishem e fal dhe e shperblen me xhennet.
“Mos iu qas asaj për të cilën nuk ke njohuri, pse të dëgjuarit, të pamurit dhe zemra, për të gjitha këto ka përgjegjësi.â€