Benachrichtigungen
Alles löschen

Universiteti i Kembrixhit dëgjon udhëtimin e priftit n'Islam

1 Beiträge
1 Benutzer
0 Reactions
209 Ansichten
(@zem-zem)
Beiträge: 325
Honorable Member
Themenstarter
 
[#5411]

Ish prifti katolik i konvertuar në Islam flet për arsyen e ndryshimit të besimit

Një prift romano-katolik i cili u konvertua në Islam ka folur në lidhje me arsyet e tij për ndryshimin e besimit. Idris Taufik ishte një ligjerues mysafir në Universitetin e Kembrixhit, ku për çdo vit mbahet java e eksperiencës Islame, e cila synon të rrisë ndërgjegjësimin dhe nxitjen e tolerancës.
ztr. Taufik tha: "Nuk është se unë shkova në kërkim të Islamit por Islami erdhi në kërkim tek unë... E kam dashur jetën dhe punën time të kaluar, por tani kam gjetur një qetësi që nuk e dija më parë."
ztr. Taufik shpjegoi se si e mori vendimin për të lënë priftërinë, kur e kuptoi se sa i vetmuar ishte.
"Kisha lënë punën time, por jo edhe fenë katolike", shtoi ai."Nuk kisha ndërmend të ndryshoj besimin tim. Kjo aspak nuk ishte pjesë e planit”.

ztr Taufik, tha se kishte jetuar në Britani të Madhe për 40 vite dhe kishte pikëpamje stereotipe ndaj muslimanëve.
Por, derisa qëndroi në pushime në Egjipt u takua dhe u miqësua me shumë muslimanë, dhe aty nisi të kuptoj se perceptimi i tij ndaj besimit islam ishte me të meta. ztr Taufik tha se udhëtimi i tij drejt Islamit i mori atij një vit, pas të cilit ai i përqafoi të dyja, fenë dhe kulturën dhe e ndryshoi emrin e tij.

"Besimi im i krishterë u largua ngadalë dhe Islami u bë gjithnjë e më shumë i rëndësishëm. I jam larguar priftërisë sime katolike, por nga ajo që ka mbetur është vetëm dashuria e madhe në zemër për njerzëit që më kanë ndihmuar aty ku jam sot”.
"Nuk ka asnjë vullgaritet në Islam", shtoi ai. "Me të vërtetë është shumë i bukur, shumë i butë dhe i ëmbël. Para se të merrni një vendim, mbani frymën tuaj dhe dëgjoni se çfarë Islami ka për të thënë. Pastaj merrni vendim".

ztr Taufik tani jeton në Egjipt. Duke spekuluar mbi të ardhmen e vendit pas dorëheqjes së Hosni Mubarakut ai tha: "Një gjë që Islami na mëson është se kurrë nuk duhet befasuar nga ajo që të është ofruar në jetë. Kushdo të kishte imagjinuar tre javë më parë që dikush që kishte qeverisur vendin për 30 vjet nuk do sundoj me? Kjo më jep shpresë të madhe se kur mendojmë se ne nuk mund të bëjmë asgjë në ndonjë situatë, nga mëshira e Allahut është diçka që ne mund të bëjmë."

Përgatiti:
Naim Berisha


 
Veröffentlicht : 21/02/2011 2:11 p.m.
Teilen: