Me emrin e Allahut, të Gjithëmëshirshmit, Mëshirëplotit
Falënderimet janë për Allahun, Krijuesin e çdo gjëje, mirësitë dhe begatitë e tij, qofshin mbi Profetin (alejhi salatu ue selam) dhe mbi të gjithë ata që ndjekin gjurmët e tij.
Prej shkallës: "…Ty të adhurojmë dhe vetëm prej Teje ndihmë kërkojmë…" El Fatiha 5 është dhe shkalla e turpit. Poseduesi i saj është me ndërgjegje të gjallë, dashamirës për qetësinë dhe thjeshtësinë. Turpi është vlerë, meritë islame për çdo musliman me besim të sinqertë tek Allahu. Është ndjenjë vetjake, e cila përkthehet prej tipareve të jashtme të njeriut.
Turpi si moral i Islamit përmendet në hadith:
Enesi ka thënë: “Ka thënë Profeti – paqja dhe bekimi i Allahut qoftë me të! –: "Në çdo fe ka moral, morali i Islamit është turpi"." Ibn Maxhe. E ka vërtetuar Albani.
"Profeti në thënien e tij kërkon llojin e lejuar të turpit". El Munteka, Sherhul Meuta.
Turpi i Allahut të Lartësuar.
Turpi dhe prej cilësive të Allahut
Transmetohet prej Jala se Profeti – paqja dhe bekimi i Allahut qoftë me të! – ka thënë: "Me të vërtetë Allahu është i Turpshëm, Mbulues e do turpin dhe mbulimin…" Ebu Daudi. E ka vërtetuar Albani.
"Është shumë i turpshëm sa që nuk e refuzon atë që i kërkon." Aunil Ma'bud.
Turpi i Profetit – paqja dhe bekimi i Allahut qoftë me të! –
Ka qenë Profeti alejhi selam më i turpshëm ndër njerëzit. Kur urrente diçka sahabët e vërenin këtë gjë nëpërmjet fytyrës së tij. Edhe kur i përcillesh diçka për ndonjë nga muslimanët nuk i kthehej me fjalë, nuk thoshte se çfarë ka filani kështu, por thoshte: “Çfarë ka populli që vepron kështu?!â€
Our Lord! Grant unto us wives and offspring who will be the comfort of our eyes, and give us (the grace) to lead the righteous