Shejh Akbar Ejdi
Me rëndësi është që njeriu në vete ta posedoje vetminë e vetëbesimit. Njëri nga kushtet është që çdo njeri të besojë se është përgjegjës ndaj vetvetes. Kushti tjetër është besimi se na kthehet gjithçka që kemi bërë.
E treta është që ta dimë se vetë jemi përgjegjës për fatin apo pafatësinë e rastit. Pika e katërt nënkupton shfrytëzimin e praktikës dhe përvojës së huaj, e pesta pranon qëndrimin se nuk duhet të mbështetemi tek të tjerët.
Në Kur’an dhe Sunnet është theksuar se duhet të ndërpritet shpresa nga të tjerët. Kuptimi i theksimit të përmendur, se nuk duhet të mbajmë mendjen në pasurinë e tjetrit, nuk do të thotë se vetë duhet të jetë i natyrës materiale, përkundrazi njeriu që është drejtuar nga përkryerja duhet të jetë i vetëdijshëm në faktin se pikërisht vetë ai duhet t’i zgjidhë vështirësitë që takohen në jetë. A është e mundshme që njeriu që është qenie njerëzore pa ndihmën e dikujt ta bëjë diçka të tillë?
Islami nuk ka qëndrim pozitiv lidhur me vetminë. Njëri nga kushtet që njeriu të arrijë deri ke qëllimi nuk është kategorikisht mëvetësia. Islami është fê e cila është në pajtim më natyrshmërinë (fitretin) e njeriut dhe i duhet ai dimension i mënyrës shoqërore të jetës. Nuk është e mundëshme që Islami të krijojë një zakon që do t’ishte kundër fitretit të njeriut. Kuptimi i ajetit e hadithit, që flasin për mos mbështetjen tek të tjerët, është që njeriu të jetë i vetëdijshëm që barrën e vet duhet ta mbajë vet dhe vështirësitë poashtu duhet vetë t’i zgjidhë. Njeriu duhet të anojë nga kuptimi, që të nënkuptohet se si vetë t’i zgjidhë problemet, duke u munduar të ndihmojë edhe të tjerët.
Pejgamberi s.a.v.s. thotë se ekziston ndryshimi i madh midis atij besimtari që jeton sipas mënyrës shoqërore duke qenë i durueshëm në shqetësimet e të tjerëve dhe atij besimtari që vetmohet dhe nuk ka lidhje me mënyrën e jetë shoqërore dhe problemeve të huaja. Pejgamberi s.a.v.s. na urdhëron atë jetë në shoqëri ku duhet të jemi të gatshëm, ngase ajo mënyrë e jetës e nënkupton vështirësinë dhe ndeshjet me problemet. Tërë çka është e pashmangshme nga mënyra e jetesës në shoqëri duhet të kalohet me durim.
Përkryerja në mënyrën e jetesës së shoqërisë shkon me bartjen e shumëllojshmërisë. Sikur mos të ishin ndeshjet e fërkimet, shtesat e dhënies së Zotit do të ndërpriteshin. Këto kundërshtime janë shkaqe të uljes së dhënies së Mëshirës së Zotit. Xhelaludin Rumiu na e kujton këtë me fjalët: “Vështirësia u shndërrua në ari dhe aty është Mëshira e Zotit."
Kur njeriu pritet dhe lëndon lëkurën e shohim që në atë vend rigjenerohet lëkura. Pranvera është në zemrën e vjeshtës, se po të mos ishte ashtu, çdo gjë do vdiste. Mos ikni nga vjeshta, ngase nëse nuk mund ta duroni, atëherë s’do arrini te pranvera. Njeriu duhet të lëvizë me pikëllimin e mundimin, ngase përmes vdekjes së tij duhet ta kërkoj jetëgjatësinë.
Islami përmes Kur’anit dhe haditheve i drejton njerëzit në jetën e shoqërisë, në këtë mënyrë të jetës fshihen zënkat e vështirësitë, dhe nuk guxohet të mendohet vetëm për vete, por duhet zgjidhur e bartur problemet e të tjerëve. Në bazë të kësaj jete Pejgamberi s.a.v.s. e ka merituar që i Madhërishmi t’i japë mirënjohje e nderim e t’i thotë: “Vërtet ti je në një moral të lartë.”
Këtë mirënjohje e ka merituar nën hijen e moralit të ashpër e të pakursyeshëm të atyre me të cilët ka jetuar. Imam Zejnel-Abidini r.a. na tregon se krejt fati e mirësia për njeriun gjendet në një pikë, e ajo do të thotë se nuk guxon të shërbehet me pasurinë e tjetrit. Imam Xhafer Sadiku r.a. të njëjtës mënyrë të jetës i përgjigjet: “Nderi i besimtarit është se nuk ka mirësi në pasurinë e tjetrit.” Duhet patur parasyh se ekziston dallimi i madh midis njeriut që është i pavarur dhe i aftë që të kujdeset për veten nga ai që është plotësisht i tërhequr në vetmi nga jeta shoqërore.
Poeti i madh mistik Rumiu e shpjegon tregimin për dy vëllezër prej të cilëve njëri ishte zahid (asket), që u vetmua në pyll duke bërë ibadet, e tjetri ishte argjendar dhe jetonte në qytet. Ky asketi e këshillon vëllain tregtar që ta lerë tregtinë, mirëpo ky do i përgjigjet se po mendonte që në jetën e vet, pa marrë parasysh punën, e kryen ibadetin.
Asketi kujtohet që sërish të shkojë te vëllai që ta këshillojë, por kur arriti, ky e luti që ta zëvendësojë në punë ngase i duhej të dilte për një çast. Ai e dëgjoi vëllanë dhe pas kësaj shpejt një grua (myshteri) hyri në dyqan. Ai e vërejti, por në atë çast filloi një farë uji t’i rrjedhë nga tavani. Ai shikon lartë dhe e sheh se i rridhte nga një enë e hapur. Kur vëllai tregtar kthehet e sheh ujin në dysheme dhe e pyet se ç’ndodhi? Vëllai i ardhur (asketi) i përgjigjet se po befasohej që po e sheh enën e mbushur në tavan, kurse vëllai tragtar i përgjigjet: “Unë këtë ujë e kam vënë me lutjen e Krijuesit që uji të rrjedhi nëse e gaboj zakonin e Zotit. Ti aq vite ibadet, e me myshterinë e parë ke humbur fenë tënde, e unë me vite jam tregtar dhe kam mijëra myshterinj, e asnjëherë nuk ka ndodhur që zemra ime të drejtohet nga ata. Përherë në mendime jam i kthyer nga Zoti.”
Tregimet e Rumiut kryesisht janë të imagjinuara, por na sjellin urtësinë jetësore. Në hijen e zënkës njeriu i afrohet përkryerjes së tij.
Fatimeja r.a. thotë se, është pikërisht ndërrimi i kushteve e gjendjes së jetës, ajo që i bën të qarta vlerën dhe pastërtinë e njeriut; Kurse sociologu eminent Ali Sheriati thotë se gjatë lufës vjen deri te shprehja e dallimit midis njeriut e jo-njeriut...
Pika e gjashtë i intereson zhvillimit e forcimit të durimit. Në fillimin e jetës njeriu nuk është bash i durueshëm, por me ndërrimin e kushteve të jetës ai forcon durimin e vet. Vetitë njerëzore në tërësi janë shkaktarët e reaksionit në ngjarjet jetësore. Me fjalë të tjera, njeriu vepron sipas shprehive që posedon. Vepra ka rëndësi të madhe në forcimin e vetive të tij të brendshme. Me ushtrime e me mundime njeriu mundet që, vetitë e tij të larta t’i zhvillojë e forcojë. Kjo temë ka të bëjë me çdo dimension të njeriut. Njëra nga to është durimi e qëndrimi për të arritur deri ke qëllimi. Njeriu takohet me pengesa në të gjitha sferat e jetës, ngase zënkat e fërkimet janë të domosdoshme, e nëse nuk është i qëndrueshëm në ndeshjen e parë- do të përjetoj mos-sukse.
Imam Aliu r.a. në “Shtegun e Elokuencës” thotë se durimi dhe dinjiteti janë fëmijë nga rropulli, e ata në të vërtetë janë rritur nga përpkekjet e mëdha. Kur te njeriu lajmërohen përpjekje të këtilla te ai zhvillohen dy veti: njëra është durimi dhe tjetra është dinjiteti. Nëse njeriu nuk ka durim dhe nuk shtë i mençur, autoriteti i tij do të dëmtohet. Neveria është ajo që e prish qerësinë jetësore.