Benachrichtigungen
Alles löschen

Surja e pare ne Kurane Suretu El Fatiha

1 Beiträge
1 Benutzer
0 Reactions
171 Ansichten
(@anonymous_1788263120)
Beiträge: 13309
Illustrious Member Guest
Themenstarter
 
[#4415]

Suretu El Fatiha

Suretu El Fatiha është surja e parë e radhitur në Kur'an. Kjo sure ka rëndësi të madhe në besmin e një njeriu në Islam sepse përdorimi i kësaj sure është shum i gjërë. Përdorimi i kësaj sure është i domosdoshëm gjat faljes së namazit, pra çdo rekat një herë lexohet surja El Fatiha.

Suretu El Fatiha përbëhet nga gjithsej 7 (shtatë) ajete Kur'anore duke e përfshirë dhe ajetin Me emrin e All-llahut, Mëshiruesit, Mëshirëbërësit! që është ajet hapës i 113 (njëqind e trembëdhjetë) sureve (përveç një sureje që fillon pa këtë ajet).

Kjo sure njihet si sure Mekase sepse i është shpallur Muhammedit a.s. gjat jetës së tij në meke. Ndryshe njihet si sure e hapjes sepse gjendet e para sure në Kur'an.

Suretu El Fatiha

1. Me emrin e All-llahut, Mëshiruesit, Mëshirëbërësit!
2. Falënderimi i takon vetëm All-llahut, Zotit të botërave.
3. Bamirësit të përgjithshëm, Mëshirëbërësit!
4. Sunduesit në ditën e Gjykimit (përgjegjësisë-shpërblimit)!
5. Vetë Ty të adhurojmë dhe vetëm te Ti kërkojmë ndihmë.
6. Udhëzona (përforcona) për në rrugën e drejtë?
7. Në rrugën e atyre, të cilët i begatove me të mira,e jo në të atyre që je i hidhëruar dhe që kanë humburë!


 
Veröffentlicht : 18/03/2010 11:04 a.m.
Teilen: