Benachrichtigungen
Alles löschen

Shume interesante Gropa e vdekjes

1 Beiträge
1 Benutzer
0 Reactions
155 Ansichten
(@enesi)
Beiträge: 941
Noble Member
Themenstarter
 
[#4784]

Rreth 180 persona kanë humbur jetën gjatë stuhisë tropikale Agatha që ka goditur Amerikën Qendrore. Si pasojë e shembjes së dheut, në Guatemala është hapur një gropë e madhe prej 20 metrave dhe e thellë 30 metra. Gropa e madhe ka ‘gëlltitur” ndërtesën e një fabrike që në atë moment ishte e boshatisur. Gropa eshte me forme te atillë mahnitese e bere si me ndonje turjelle gjigante,...

Shafitja.

Shafitja është fundojse në thellësirat e tokës. Fundosja e vendit dhe njerëzve dhe humbja nga sipërfaqja e tokës.

Shafitja- fundosja është denim, me të cilin All-llahu [subhanehu ve teala] e denoi Karunin, pasiqë ishte zullumqar dhe tiran. All-llahu [subhanehu ve teala] thotë:

"Po Ne atë dhe pallatin e tij i shafuam në tokë dhe veç All-llahut nuk pati që ta mbrojë, e as vetë nuk pati mundësi të mbrohet”. (El-Kasas: 81).

"…kurse disa të tjerë i sharruam në tokë …”. (El-Ankebut: 40).

Ky është një lloj i denimit që do të gjindet edhe në kohën e fundit, siç tregohet në hadithin që e transmeton Imran ibn Husjeni [radijall-llahu anhu], i cili k a dëgjuar Pejgamberin [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] duke thënë:

"Në këtë ummet do të ketë vithisje, deformim dhe gjuajtje. Atëherë kur do të shfaqen këngëtaret dhe instrumentet musikore dhe kur të përdoret alkooli”. (sahih, Tirmidhiu dhe të tjerët).

All-llahu [subhanehu ve teala] ua ka tërhjekur vërejtjen mëkatarve nga ky denim, duke u thënë:
"A mos janë të sigurt ata që përgatitën kurthe, se All-llahu nuk do t'i trandë ata me tokën, ose nuk do t'u vijë atyre dënimi kah nuk e mendojnë?”. (En-Nahl: 45).

Dhe:
"…Sikur të duam, Ne e shafitim tokën me ta ose shembim mbi ta copa nga qielli. S'ka dyshim se në këtë ka argument për secilin njeri që kthen mendjen te Zoti”. (Sebe’: 9).

Një pjesë e shembjes janë edhe tërmetet që e dridhin tokën dhe i shkatërrojnë qytetet e ndërtuara. Pejgamberi [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] ka treguar se tërmetet do të shtohen para ditës së Kijametit, duke thënë:

"Nuk bahet Kijameti derisa të shtohen vrasjet ….dhe derisa të shtohen tërmetet”. (Buhariu).

Ibn Haxheri [rahimehull-llah] thotë:
"Në shumë vende të lindjes, veriut dhe perendimit kanë ndodhur shumë tërmete, mirëpo si duket qëllimi nga sasia e madhe e tyre është gjithpërfshishmëria dhe vazhdimësia”. (Fet’hul-Bari, 13/ 87).

All-llahu [subhanehu ve teala] thotë:
"Këtë (masë ndëshkuese) e bëri ngase All-llahu nuk ishte ndryshues i një begatie, të cilën ia ka dhuruar një populli, derisa të ndryshojë ai vetë në vetvete (të bëhet përbuzës i së mirës) dhe ngase All-llahu dëgjon (çka thonë) dhe di (çka punojnë). Ashtu siç ishte traditë e popullit të faraonit dhe atyre që kishin qenë më parë, që i konsideronin të rreme faktet e Zotit të tyre, e Ne për këto të këqija të tyre i shkatërruam, e popullin e faraonit (edhe faraonin) e fundosëm, por të gjithë këta ishin dëmtues të vetes së tyre”. (El-Enfal: 53- 54).

All-llahu [subhanehu ve teala] thotë:
"Thuaj: "Ecni nëpër tokë dhe shikoni se si ishte përfundimi i atyre që ishin më parë, shumica e tyre ishin jobesimtarë”. (Er-Rum: 42).

All-llahu [subhanehu ve teala] thotë:
"A nuk u arriti atyre lajmi i atyre që ishin më herët si: i popullit të Nuhut, i Adit, i Themudit, i popullit të Ibrahimit, i atyre të Medjenit dhe i të rrotulluarve (populli i Lutit). Atyre u patën ardhur të dërguarit e tyre me argumente. All-llahu (që i shkatërroi) nuk ua bëri atyre padrejtë, por ata ia bënë vetes”. (Et-Teube: 70).

All-llahu [subhanehu ve teala] thotë:
"All-llahu nuk u bën asgjë të padrejtë njerëzve, por ata i bëjnë të padrejtë vetes së tyre”. (Junus: 44).

All-llah na meshiro, na fal , na drejto, na e perforco shpinen, na ben te vendosur ne rrugen tende, na ben te sinqerte, te drejte, na ruaj nga e keqja e qdo gjeje qe ke krijuar.
All-llah na e mundeso Xhenetin, na ben prej atyre qe jetojne dhe vdesin musliman, na llogarit me llogari te lehte dhe mos na deno me hidhrimin tend.
All-llah shkaterroje zullumqaret....

Amiiiiiiin Amiiiiiiin Amiiiiiiin...

shiko videon shume interesante http://www.youtube.com/watch?v=WJC581LQ ... r_embedded


Our Lord! Grant unto us wives and offspring who will be the comfort of our eyes, and give us (the grace) to lead the righteous

 
Veröffentlicht : 07/06/2010 11:59 p.m.
Teilen: