Benachrichtigungen
Alles löschen

Shtegu i njohjes

9 Beiträge
1 Benutzer
0 Reactions
406 Ansichten
(@anonymous_1788263120)
Beiträge: 13309
Illustrious Member Guest
Themenstarter
 
[#3874]

Shtegu i njohjes

Në emër të Allahut, të Gjithmëshirshmit, Mëshirëplotit.
Falënderimi i qoftë Allahut i Cili ka ndriçuar zemrat e njohësve (gnostikëve) me përkujtim gjuhët e tyre i ka përgatitur që t’i falënderohen Atij, trupat e tyre i ka formësuar që t’i shërbejnë Atij. Në kopshtet e intimitetit ata enden, dhe shmangen në strehimoren e dashurisë së Tij. Ai di për ta dhe ata e përmendin
Ai i do dhe ata e duan. Ai është i kënaqur me ta dhe ata me Të.
Pasuria e tyre është varfëria kundruall Atij; e ndiejnë nevojën për zbatimin e asaj çka Ai u ka urdhëruar. Dituria e tyre është shërim për mëkatet; Ai u bëri të njohin mjekimin për zemrën, e kështu u bënë fenerë për dëshmitë e Allahut në tokë dhe çelësa të thesarit të urtësisë që Ai krijoi. prijesi i tyre është hëna në të lindur; udhëheqësi i tyre është drita e shndritshme – më i afërmi dhe më i zgjedhuri ndër njerëz, Muhamedi as, fryti i pastër nga trungu i bekuar, rrënja e të cilit është njëshmëria e Zotit kurse degët, përkushtimi (devotshmëria); trung “as i lindjes as i perëndimit, vaji i tij ndriçon edhe pa e prekur zjarri. Dritë mbi dritë. Allahu udhëzon kah drita e Vet atë që do. Allahu sjell shembull për njerëzit. Allahu çdo gjë di shumë mirë.” (en – Nur, 35)
“Atij të cilit Allahu nuk i bën dritë, ai dritë nuk ka për të pasur.” (en – Nur 40)
Lavdia dhe mëshira e Allahut i takojnë të Dërguarit të Tij; lavd dhe mëshirë, gjurmët e të cilave shndrisin në qiej e ndriçimi i tyre lartohet në kopshtet e përjetësisë. Lavdi dhe mëshira e Allahut qofshin mbi familjen e tij të ndershme dhe shokët e tij të pastër.


 
Veröffentlicht : 02/09/2009 7:13 p.m.
(@anonymous_1788263120)
Beiträge: 13309
Illustrious Member Guest
Themenstarter
 

1-Ndjekësi i shtegut të njohjes

Ndjekësi në shtegun e njohjes është i lidhur për tre gjendje themelore:

1. Frika
2. Shpresa
3. Dashuria

Frika është degë prej diturisë
Shpresa është degë prej bindjes së sigurte
Dashuria është degë prej njohjes.

Dëshmia për frikën është ikja nga mëkati;
Dëshmia për shpresën është të kërkuarit e mëshirës;
Dëshmia për dashurinë është dhënia përparësi të dashurit mbi veten pra sakrifice.
Shëmbëllim për sa u përmend më lart janë qabja, xhamia dhe "haremi:"
Kush hyn në Haremin e vullnetit është i siguruar nga dëmi i krijesave; kush hyn në xhami është i siguruar për gjymtyrët e tij prej të gabuarit ndaj Allahut të madhëruar; kush hyn në Ka’be e ka ruajtur zemrën e tij nga të preokupuarit me diç tjetër veç të përmendurit të Allahut të Madhëruar.
Kur zgjohet njeriu në mëngjes le të shikojë në errësirën e natës dhe dritën e ditës dhe le të mësojë se kur shfaqet njëra, tjetra zhduket. I këtillë është rasti edhe me dritën e njohjes; kur ajo shfaqet, zhduket errësira e të gabuarit të gjymtyrëve të njerëzve (ajo që në errësirë nuk shquhej, në dritën e dijes dallohet në është e drejtë apo jo e kështu mundësohet rregullimi).
Nëse gjendja e njeriut është e atillë që ta bëjë të qetë dhe të gatshëm për vdekjen, ai i është mirënjohës Zotit të Lartësuar në përudhjen (udhëzimin) dhe ruajtjen që Ai i bëri nga mëkatet. Por nëse gjendja e tij është e tillë që nuk e dëshiron takimin me vdekjen, atëherë duhet të vendosë që me përkushtim madhor t’i hyjë rrugës për zgjidhje, duke ditur se nuk ka strehimore tjetër prej Allahut përveç se tek Ai; ashtu si nuk ka mënyrë të ardhjes deri tek Ai përveç se me Të.
Pastaj robi duhet të pendohet për veprat e tij të këqia të cilat i ka vepruar gjatë jetës mbështetur në zgjidhjen e tij të gabueshme; duhet të kërkojë ndihmë nga Zoti i Lartësuar në të pastruarit e jashtësisë së tij nga mëkatet dhe brendisë nga mangësitë; duhet ta këpusë nga zemra e tij brezin e harresës përhumbëse; ta nënshtrojë zjarrin e epsheve; të vazhdojë me ngulm në rrugën e drejtë sepse me të vërtetë dita është dëshmi e Ahiretit (përjetësisë), nata dëshmi e kësaj botë kurse gjumi shembull i vdekjes.
Njeriu përparon po aq sa vepron, kurse pendohet për atë që kalon.
Allahu i madhëruar thotë: “Atë ditë njeriu do të njihet me atë që çoi para dhe atë që la prapa.” (el-Kijameh, 13).


 
Veröffentlicht : 02/09/2009 7:14 p.m.
(@anonymous_1788263120)
Beiträge: 13309
Illustrious Member Guest
Themenstarter
 

Gjendjet e zemrës

Gjendjet e zemrës ndahen në katër lloje:
Lartësimi
Zbulimi
Rënia
Pezulli .
Lartësimi i zemrës është në të përmendurit e Zotit të Lartësuar.
Zbulimi është në kënaqjen me Të.
Rënia është në të preokupuarit e zemrës me tjetër përveç Zotit.
Pezulli (stagnimi) është në shkujdesjen e zemrës ndaj Allahut të Lartësuar.

Shenjat e lartësimit janë tre:
Harmonia,
Moskapërcimi i kufijve të Allahut, dhe
Përmallimi i përhershëm (për afëri me Zotin).

Shenjat e zbulimit janë tre:
Mbështetja në Zotin
Sinqeritet
Bindja me qartësi (Siguri).

Shenjat e rënies janë tre:
Vetkënaqësia/narcisizmi ,
Syfaqësia
Përkujdesja e tepruar ndaj jetës së kësaj bote.

Shenjat e pezullit janë tre:
Mungesa e ëmbëlsisë në adhurime,
Mosneveritja ndaj mëkatit,
Luhatshmëria në dallimin e të lejuarës.


 
Veröffentlicht : 02/09/2009 7:15 p.m.
(@anonymous_1788263120)
Beiträge: 13309
Illustrious Member Guest
Themenstarter
 

Perkujdesja

Celësi i saj është përkujtimi i vdekjes sepse kështu vjen çlirimi nga preokupimet e ngushta të kësaj bote, shpëtimi nga armiku, përforcimi i të kuptuarit se jeta ka kohëzgjatjen e një dite e kjo mund të përmblidhet me të përsiaturit e përhershëm.
Dyert e të përsiaturit janë të zbrazurit e zemrës nga kjo botë. Cfare shpie deri tek kjo zbrazje është mospërfillja ndaj kësaj bote. Shtylla e misticizmit është devotshmëria , kurse kulmi i devotshmërisë është frika ; udhëzuesi i frikës është bindja e pastër dhe e sigurte, rregullimi i bindjes është në të veçuarit dhe në të ndenjurit uritur , kurse plotësimi i veçimit është përpjekja dhe durimi, rruga e tyre është sinqeriteti, dëshmi e të cilit është kërkimi i diturisë. I Dërguari i Zotit sal ka thënë: “Kërkimi i diturisë është detyrë për çdo musliman.” (Ibn Maxheh).


 
Veröffentlicht : 02/09/2009 7:15 p.m.
(@anonymous_1788263120)
Beiträge: 13309
Illustrious Member Guest
Themenstarter
 

Të përmendurit e Zotit

Bëje zemrën drejtim të gjuhës tënde. Derisa e përmend Zotin përpiqu të ndjesh ndrojën e robërimit tek Zoti dhe madhështinë hyjnore. Dije se Zotit të Madhëruar i është e njohur fshehtësia e zemrës tënde; Ai sheh edhe veprimin tënd të jashtëm, dëgjon edhe bisedat e tua të fshehta. Kështu pra, pastroje me trishtim (ndaj gjendjes tënde) zemrën dhe ndize në të flakën e frikës, e kur të digjet e të bjerë veli i përhumbjes nga zemra jote, atëherë të përmendurit tënd kundrejt Tij, do të jetë ne lidhje te drejperdrejte me të përmendurit e Tij kundrejt teje : me permendni mua qe dhe Une t'ju permend ju ...(bekareh) " “…kurse permendja e Zotit është më e madhja” (el-Ankebut, 45) sepse Ai të përmend edhe pse është i mëvetshëm nga ti, e ti e përmend Atë nga nevoja për Të.
Zoti i madhëruar thotë: “Vërtet, përmendja e Allahut i qetëson zemrat.” (er-Rraa’d, 28).
Qetësia e zemrës do të jetë në të përmendurit e Allahut, kurse ndroja në zemër është pasojë e kësaj përmendjeje. I Madhëruari thotë: “Besimtarët e vërtetë janë vetëm ata zemrat e të cilëve dridherohen kur përmendet Zoti.” (Enfal, 2).
Drifherimi eshte per dy shkaqe, nga dashuria per Zotin dhe nga frika ndaj tij.
Permendja është e sinqertë kur e përcjell zemra dhe kur prej saj rrënohen të gjitha botëvështrimet dhe mendimet të cilat nuk lidhen me Zotin.


 
Veröffentlicht : 02/09/2009 7:16 p.m.
(@anonymous_1788263120)
Beiträge: 13309
Illustrious Member Guest
Themenstarter
 

Falënderimi

Në çdo frymëmarrje të robit përtërihet një bekim i Zotit për të cilin i duhet të jetë falënderues po aq herë. Trajta më e ulët e falënderimit është që njeriu t’i shohë begatitë e Allahut të Madhëruar dhe të jetë i kënaqur me atë cfare Zoti i dhuron duke mos shprehur ankim.
Falënderimi më i plotë është në të pranuarit me gjuhën e qenies së brendshme, se të gjitha krijesat janë të paafta t’i shprehin Zotit falënderim edhe për pjesën më të vogël të begatisë së Tij edhe nëse arrijnë shkallën më të lartë të përpjekjes (në adhurim dhe njohje). Sepse në vetvete, udhëzimi prej Zotit për të qenë falënderues gjithashtu është begati për të cilën duhet falënderuar në mënyrë që në çdo falënderim njeriu të jetë mirënjohës që iu mundësua falënderimi, dhe kështu deri në pafundësi…
Falënderimi është shprehje që tregon pranimin e bamirësisë sepse kjo është rruga e cila e shpie drejt njohjes së Bamirësit. Allahu i Madhëruar thotë: “Nëse falënderoni do t’ua shtoj të mirat.” (Ibrahim, 7).

Falënderimi është tri llojesh:

1-Falënderimi i perzemert, i cili është të njohësh se begatia është prej të Vetmit Zot e prej askujt tjetër.
2-Falënderimi i gjuhës është të përmendësh se falënderimi dhe lartësimi i përket vetëm Atij.
3-Falënderimi i trupit është të mos i përdorësh gjymtyrët në mëkat por t’ia nënshtrosh Allahut të Madhëruar.

Veshja

Veshja është dhuratë e Zotit të Madhëruar për njeriun që kështu të mbulojë trupin e tij, e më e mira veshje është petku i devotshmërisë. Rrobat më të mira janë ato të cilat nuk e preokupojnë zemrën tënde me tjetër përveç Zotit të Madhëruar.
Kur t’i veshësh rrobat përkujto dashurinë e Allahut i Cili i mbulon mangësitë e robërve të Tij (për të mos i turpëruar prej njëri-tjetrit). Së andejmi, mos turpëro askënd duke ia zbuluar mangësinë e cila të është e njohur, por përpiqu të rregullosh mangësitë e shpirtit tënd dhe mbuloji ato me përhershmërinë e nevojës për Zotin në ndreqjen e tyre.
Kur harron mëkatin tënd, kjo është shkatërruese për ty sepse me këtë i zmadhon vetes dënimin për gabimin. Sikur të zgjoheshe nga gjumi i harresës përhumbëse, mëkatet do t’i rreshtoje para syve të zemrës, do të qaje mbi to, do të të kaplonte frika e do të treteshe në turp para Zotit të Madhëruar.

Ngritja

Kur të ngrihesh nga shtrati, edhe zemra le të ngrihet nga shtrati i plogështisë së saj, edhe shpirti le të zgjohet nga gjumi i joditurisë. Me tërë qenien tënde ngrihu kah Ai i Cili të ringjalli dhe të riktheu shpirtin. Nxirre shpirtin tënd prej rrëmujës ose mpiksjes dhe ngrihu lart me zemrën tënde në sferat engjëllore. Mos e bëj zemrën tënde ndjekëse të egos sepse ajo anon nga toka kurse zemra nga qielli. Zbatoji fjalët e Allahut të Madhëruar: “Tek Ai ngrihen fjalët e bukura dhe veprat e mira.” (Fatir, 10)

Misvaku

Përdore misvakun sepse ai është mjet për pastrimin e dhëmbëve dhe arritjen e kënaqësisë së Zotit. Pastroje jashtësinë dhe brendinë tënde nga ndytësirat e të keqes; shmangi veprat e tua nga turbullirat e syfaqësisë dhe vetpëlqimit; shpluhurose zemrën me përkujtim të sinqertë të Zotit dhe largohu nga ajo që nuk të sjell dobi por të dëmton.

Pastërtia

Kur të pastrohesh me abdes, mendo mbi pastërtinë e ujit, kthjelltësinë dhe përshtatshmërinë e tij për pastrim: Allahu i Madhëruar e ka bërë të bekuar. Ai thotë: “Ne nga qielli zbresim ujë si bekim.” (Kaf, 9).
Përdore ashtu siç ka përcaktuar Allahu që me të të pastrohesh e pastërtia jote ndaj Allahut le të jetë si pastërtia e ujit.
Laje fytyrën e zemrës tënde nga të parët e tjetërkujt përveç Allahut të Madhëruar; pastroji duart e tua nga të zgjaturit e tyre tjetërkujt veç Tij. Fërkoje ( kokën tënde që me asgjë të mos krenohesh por veç me Të.
Pastroji këmbët e tua nga të ecurit që nuk shpie kah Ai dhe lavdoje Atë për shkak se të ka frymëzuar (me dritë) nga drita e Tij.

Dalja nga shtëpia

Kur del nga shtëpia jote dhe i drejtohesh xhamisë, ki ndërmend se AZoti ka të drejta mbi ty dhe të ka urdhëruar t’i respektosh ato. Kështu, ec me qetësi dhe madhështi dhe nxirr mësim prej krijesave të Tijt (që sheh rrugës), të mirit prej tyre a të keqit. Zoti thotë: “Këta shembuj Ne ua sjellim njerëzve, por nuk i kupton kush vec të diturve.” (el-Ankebut, 43)
Shmange shikimin tënd nga përhumbja dhe epshet e shpërndaj përshëndetjen e paqes. Gjindju atij që të kërkon ndihmë në rrugën e të vërtetës, urdhëro për mirë dhe ndalo nga e keqja, nëse je i aftë, e drejton rrugëhumburin.

Hyrja në Xhami

Kur vjen deri tek dyert e xhamisë dije se ke arritur përpara shtëpisë së Sunduesit të Madhërueshëm i Cili pranon vetëm të pastrit dhe tek i Cili ngrihen vetëm të përkushtuarit e sinqertë. Mendo në vetvete: Kush je ti? I kujt je? Ku je dhe nga cila seli del emri yt?
Hidhe hapin e hyrjes vetëm kur ta pregatitësh shpirtin që Atij t’i kushtohesh. Në të kundërt prit si varfanjaku të cilin e ka lënë forca dhe të cilit i janë mbyllur rrugët, e kur Allahu në zemrën tënde të shohë animin ndaj Tij, Ai do të të japë leje të hysh brenda, e atëherë do të jesh jashtë vetes.
Zoti e mëshiron robin e Vet, e nderon mikun e Tij dhe ia plotëson kërkesën atij që i lutet. Ai nuk i ndërpret mirësitë edhe për atë që i kthen kurrizin, e përfytyro atëhere si sillet me atë që i është drejtuar Atij…

Fillimi i namazit

Kur me fytyrë të kthehesh nga Kibla, ktheje edhe zemrën tënde nga e Vërteta dhe përqëndroje kujdesin tënd sepse ti nuk je nga ata që janë të luhatshëm. Kujtoje të qëndruarit tënd para Zotit në ditën e takimit të madh e për këtë qëndro me këmbët e frikës dhe shpresës. Ngrije zemrën tënde nga të kundruarit e kësaj bote dhe krijesave e brengën tënde besoja Atij, sepse Ai nuk do ta refuzojë robin e tij dhe as do ta lërë të dëshpëruar atë që e lut.
Kur të thuash “Allahu Ekber”(Zoti eshte me i madhi) ta kesh ndërmend se Atij nuk i nevojitet shërbimi yt e as thirrja jote emrit të Tij. Nevoja është veçori e varfanjakut, krijesës, kurse pasuria është një ndër cilësitë e Tij. Ai robëve të Tij u ka caktuar përgjegjësi (obligime) që ata t’i afrojë drejt faljes dhe mëshirës së Tij. Ai thotë: “…por Allahu jua bëri të dashur besimin dhe jua zbukuroi atë në zemrat tuaja, ndërsa mosbesimin, shfrenimin dhe kundërshtimin jua bëri t’i urreni.” (el-Huxhurat, 7).
Falënderoje Zotin e Madhëruar që të bëri të qëndrosh para Tij sepse: “…Ai është i denjë për t’iu ruajtur e i denjë për falje mëkatesh.” (Mudeth-thir, 56).
Leximi i Kur’anit

Zoti i Madhëruar thotë: “Kur të lexosh Kur’an kërko nga Allahu mbrojtje prej shejtanit të mallkuar. Ai vërtet nuk ka kurrëfarë sundimi mbi ata të cilët besojnë dhe në Krijuesin e tyre mbështeten.” (Nahl, 99).
Kujtoje zotimin dhe amanetin që Zoti tregoi në Shpalljen e Tij; sandejmi shiko mirë ta lexosh fjalën e Tij bukur e drejt e duke u menduar. Ndalu në lexim tek premtimi dhe kërcënimi i Tij, tek shembujt që jep, tek këshillat, urdhëresat e ndalesat. Me të vërtetë po frikësohem se mos të zbatuarit e kësaj të bëhet me shkujdesje monotone.

Perkulja

Përkulu me drojë nga Zoti i Madhëruar, me zemër të përulur dhe me lëvizje të nënshtruar në mënyrë që ta përmbushësh përkuljen tënde. (Psherëti në brengë, në përkujtim të çastit kur do të sillesh Ditën e Fundit kur të vijë urdhëri që t’i përulemi Zotit). Ti nuk ke aftësi t’i kryesh detyrimet ndaj Tij përveçse me ndihmën e Tij; as që mund ta arrish Kopshtin e Kënaqësisë së Tij përveçse me mëshirën e Tij; as që mund të përmbahesh nga të gabuarit përveçse me ruajtjen e Tij; as që mund të shpëtosh nga dënimi i Tij përveçse me faljen qe Ai te ofron. I Dërguari i Zotit ka thënë: “Askush nuk do të hyjë në Xhennet prej (meritës së) veprave të tij. shokët e tij pyetën: A thua edhe ti o i Dërguar i Zotit? As unë nëse Ai nuk më përfshin me mëshirën e Tij.”

Përgjunja

Përgjunju Zotit si rob i përulur i cili e di se është krijuar nga pluhuri të cilin e shkelin të gjitha krijesat. Nëse njeriu mendon mbi përbërjen e tij lëndore prej uji e dheu, do t’i shtohet përulshmëria ndaj Zotit, kurse vetvetes do t’i thotë: “Vallë përse e ngrite kokën, përse në pergjunje nuk vdiqe, kur Zoti e ka bërë Pergjunjen për afrim me Të?” Ai thotë: “Pergjunju dhe afrohu drejt meje.” (el-Alak, 19).
Kush i afrohet Atij, njëherësh i largohet çdo gjëje tjetër veç Tij. Ruaje vetinë e përgjunjes në frymën e këtij ajeti: “Nga dheu ju krijuam, në të ju kthejmë dhe prej tij sërish do t’ju nxjerrim.” (Taha, 55).
Kërko ndihmë (pra) tek Allahu i Madhëruar për gjithçka ...

Ulja

Ulja në namaz është madhërim dhe falënderim i Zotit e paraqitje për pranim të pafundësisë së begative të Tij. Prandaj largohu nga pohimet e tua dhe vërtetoji me vepër fjalët me të cilat shpreh gjendjen tënde prej robi. Ai të ka krijuar si rob dhe të ka urdhëruar t’i qëndrosh rob Atij ashtu si të krijoi. Bëje robërinë tënde kënaqësi me urtinë e Zotit, dhe adhurimin tënd për t’iu përulur më shumë Atij.
Lutu për bekime mbi të dashurin e Tij fill pas lavdërimit te krijuesit, sepse dashuria ndaj të Dërguarit as. është ngushtë e lidhur me dashurinë tonë ndaj Allahut; bindja e të Dërguarit as. me të bindurit Atij. Allahu i Madhëruar thotë: “Thuaj (o Muhamed): Nëse e doni Allahun më ndiqni mua që Allahu t’ju dojë.” (Ali Imran, 33).
Krijuesi i Madhëruar të ka urdhëruar të lutesh me salavat mbi të Dërguarin e Tij as.: “Vërtet, Allahu e lavdëron dhe engjëjt luten për të Dërguarin. O ju që keni besuar lutuni për të dhe përshëndeteni me paqe.” (el-Ahzab, 56). I Dërguari i Zotit ka thënë: “Kush lutet (me salavat) mbi mua, Allahu për të sjell dhjetë salavate dhe e përfshin me begatitë e Tij.” (Trans. Taberani dhe Tirmidhi). Allahu i Madhëruar thotë: “Dhe kujtimin për ty lart e ngritëm.” (el-Inshirah, 4).

Selami

Selami (paqja) është një ndër emrat e bukur të Zotit të Madhëruar (i njëjtë me atë që Ai u dhuroi njerëzve ta përdorin në sjellje dhe përshëndetje). Nëse dëshiron paqe, atëherë nga ti le të jetë i ruajtur dhe i qetë shoku yt. Profeti as. ka thënë: “Nuk do të hyni në Xhenet derisa të besoni, e nuk do të besoni derisa të mos duheni. A dëshironi t’ju udhëzoj në diçka që nëse e kryeni do të nisni të duheni? Përhapni ndërmjet jush paqen(në përshendetje).” (Transmeton Muslimi).
Ki dhimbsuri ndaj atij që nuk ka dhimbsuri për veten e tij, sepse krijesat janë në sprovë me të mira që të falënderojnë, ose me vështirësi që të durojnë.

Lutja

Kryeje lutjen në mënyrën më të mirë dhe kundroje Atë që lut: si e lut, përse e lut dhe për çfarë po e lut?
Pranimi i lutjes (duasë) thelbësisht varet nga qëndrimi yt ndaj të Vërtetit , nëse ti nuk i plotëson kushtet e duasë, atëherë nuk është kusht edhe pranimi i saj. Kështu Malik bin Dinar thosh’ kur njerëzia luteshin për shi: “Ju pritni të bjerë shi kurse unë frikësohem se mos bien gurë!”
Edhe sikur Zoti të mos na kish urdhëruar t’i luteshim, do të na ishte e domosdoshme që ta thërrasim Atë, edhe nëse do e dinim që lutja jonë nuk do gjente përgjigje. E si të mos i lutemi atëhere kur ai na ka siguruar se do të na përgjigjet nëse i lutemi siç duhet? Allahu i Madhëruar thotë: “Më lusni dhe do t’ju përgjigjem.” (Gafir, 60).
I pyetur për emrin më të lartësuar të Zotit, Ebu Jezid el Bistami ka thënë: “Cliroje zemrën nga çdo gjë përveç Zotit e pastaj thirre Atë me cilin emër të duash.”
profeti as ka thene: ”Zoti nuk i përgjigjët zemrës së shpërqëndruar, e nëse lutesh sinqerisht, atëherë gëzoju njërës nga tri gjërat:
Ose Zoti do ta plotësojë kërkesën;
Ose do të zgjedhë për ty diçka tjetër më të vlefshme;
Ose do të të ruajë nga një sprovim që do të të godiste”.
Duanë bëje përunjësisht e jo nxitueshëm. Transmetohet prej profetit te kete thënë: “Zoti ka thënë: Kë e preokupon përmendja Ime më tepër nga ajo që më kërkon (në lutje) Unë i jap edhe më shumë nga ajo çka u jap atyre që kërkojnë.” (Buhari në Tarih, Bezari në Musned dhe Bejheki ).
Ebu Husejn el Ueraku thotë: “E kam lutur njëherë Allahun aq shumë që të ma pranojë lutjen saqë harrova për çka kisha nevojë (në lutje).”
Dhe mos u ngushto për atë cfare the e nuk the; Ai vërtet e di ç’është më e mira për ty.

Agjërimi

Kur të agjërosh përpiqu të pengosh egon nga ndjekja e epsheve sepse agjërimi është kufi për këndjet e brendshme. Në të është pastërtia e zemrës dhe ushtrimi i trupit; është përkujtesa për bamirësi ndaj varfanjakëve, kthim kah Allahu dhe falënderim për të gjitha begatitë të cilat Zoti na ka dhuruar. Dhurata e Zotit të Madhëruar që të mundësoi të agjërosh është më e madhe nga mundësia që ke t’i falënderohesh për këtë.

Zekati

çdo pjesëz e trupit tënd ka zekatin (“taksën”) të cilën detyrohet ta japë.

- Zekati i zemrës: është përsiatja mbi madhërinë, urtinë, fuqinë, dëshmitë, begatitë dhe mëshirën e Allahut.

- Zekati i syrit: është të parët për të marrë mësim dhe të kthyerit e vështrimit prej epsheve të ndaluara.

- Zekati i veshit: është të dëgjuarit e asaj në çka është shpëtimi yt.

- Zekati i gjuhës: është në të thënët e asaj që të afron tek Allahu i Madhëruar

- Zekati i dorës: është largimi i saj nga e keqja dhe shtrirja e saj drejt së mirës.

- Zekati i këmbës: është që me të të ecë atje ku është mirë për zemrën tënde.

Haxhi

Kur njeriu dëshiron të shkojë në haxh duhet të bëjë nijet që këtë vepër ta kryejë duke u frikësuar se mos i refuzohet. Pastaj duhet të përgatitet si ai i cili ka pak shpresë se do rikthehet; të nisë të zbukurojë sjelljen me të tjerët, të pastrohet me veshjen e rrobës së bardhë të ihramit nga pasionet e tij; të pastrohet nga mëkatet dhe t’i veshë rrobat e sinqeritetit e të besnikërisë; të kthehet kah Zoti që t’i përgjigjet thirrjes së tij: “Ja ku jam për ty o Allah, ja ku jam. Ja ku jam; i pashoq Ti je; ja ku jam. Vërtet gjithë lavdërimi, begatia dhe sundimi janë të Tuat, i pashoq Ti je.”
Kur të vijë në Xhaminë e Shenjtë le të bëjë rrotullimin adhurues edhe me zemrën e tij; le ta pastrojë jashtësinë dhe brendësinë e vet kur të jetë në Safa; kur të vrapojë le t’ia paraqisë vetes ikje nga shprehitë e rëndomta; le t’i pranojë mëkatet e veta në Arafat, në Muzdelife gjatë gjuajtjes së gurëzve, le të hedhë me to pasionet e veta dhe kështu t’i afrohet Allahut; le t’i flijojë këndjet e tij; (le të shkrihet vllazërisht me karvanin e miqve të respektuar të Ka’bes); le ta puthë gurin e kënaqësisë me caktimin e Allahut të Madhëruar dhe le të përshendet me të gjithë të tjerët veç Allahut kur ta bëjë tavafin e lamtumirës.

ps.
Safa, merve, muzdelife, jane vende qe vizitohen gjate haxhit.
Tavaf, eshte rrotullimi adhurues rredh gurit te zi qe kabes.


 
Veröffentlicht : 02/09/2009 7:17 p.m.
(@anonymous_1788263120)
Beiträge: 13309
Illustrious Member Guest
Themenstarter
 

Paqëtimi

Kërko për veten paqëtim (shpëtim), sepse ai që e kërkon mbase ndonjëherë edhe e gjen…Sa është i nevojshëm ai në një botë sprovash…
Paqëtimi arrihet me të zotëruarit e vetes (egos); por nëse për këtë nuk je në gjendje, atëherë tërhiqu në meditim, por kjo nuk është e barabartë me zotërimin e vetes. Nëse nuk tërhiqesh, atëherë përmbaju heshtjes, por ajo nuk është e barabartë me tërheqjen. Nëse nuk hesht, atëherë përpiqu të flasësh vetëm atë që të sjell dobi.
Nëse dëshiron paqëtim mos iu kundërvi të paditurit që të kundërshton dhe mos u grind, nëse të thotë “Unë jam!”, thuaji “Je ti”…
Paqëtimi është në të dalët nga qerthulli i përditshmërisë së rëndomtë, dalja nga ky qerthull arrihet me braktisjen e lakmisë, kjo braktisje arrihet duke mos u përpjekur të mësosh atë që Zoti e ka caktuar të ndodhë. Zoti i Madhëruar thotë: “A nuk mjafton vetë Allahu për robin e Tij?!” (el-Zumer, 36).

Veçimi

Në veçim është ruajtja e gjymtyrëve, çlirimi i zemrës, zvogëlimi i detyrimeve ndaj njerëzisë, mbyllja e dyerve të kësaj bote, thyerja e armës së djallit dhe fuqizimi i jashtësisë e brendësisë tënde.
Isai as.(jezusi) thuhet të ketë thënë: “Sundoje gjuhën tënde dhe të të mjaftojë shtëpia jote. Njerëzit kanë qenë ilaç me të cilin shëroheshe kurse tani janë bërë helm nga i cili duhet shëruar.”

U pyet nje njeri i urte: përse nuk përzihej me njerëzit dhe u përgjigj: “Si të përzihem me ata të cilët vetëm vëzhgojnë mangësitë e mia… Kush gjen prehje në vetmimin me Zotin, kërkon veçimin prej njerëzve.”
I Dërguari i fundit Muhamedi as. ka thënë: “Do të vijë ruajtja e fesë do të jetë si mbajtja e prushit në dorë…”

Adhurimi

Përkushtoju detyrave fetare (farzeve) sepse vetëm kështu arrin të bëhesh ai që duhet të jesh.
Që të ruash përkushtimin tënd në to, shtoji edhe më tej të detyrueshmes; e sa më shumë t’i shtosh adhurimet, aq më shumë përpiqu për frikën dhe falënderimin.
Jahja bin Muadh ka thënë: “Cuditem me atë që shqetësohet për të pëlqyeshmen dhe harron të detyrueshmen.”
Ebu Bekr el Verraku thotë: “Sakrifiko katër gjëra për katër të tjera:
Të pëlqyeshmet për të detyrueshmet
Jashtësinë për brendinë
Merakun për njerëzit me atë për veten
Të folurit për veprate mira me fshehjen e tyre.

Mendo mbi fjalët e Allahut të Lartësuar: “Vërtet ka qenë dikur një periudhë kur njeriu nuk ekzistonte fare si diçka e përmendur.” (el-Insan, 1)
Vështroje gjendjen tënde dhe mendo sa ka kaluar nga kjo botë, e sa i vogël je ti! A ka jetuar dikush përgjithmonë? Ajo çka ka mbetur i përngjan asaj që ka kaluar, si uji që vjen befas ujit që shkoi.
Nuhut as. i është thënë: “Si të duket kjo botë, o i Dërguari më jetëgjatë i Zotit?”. Thuhet se është përgjigjur: “Ashtu si dhoma që ka dy dyer; në njërën hyra e nga tjetra dola”.
Mendo për më pas!

Ketu, erdhem ne fund te shtegut po ju e te mendoni ashtu sic do mendoj edhe une, nderkohe shpresoj ka kaloni shume here ne lexim kete shteg, sepse do te shohesh qe eshte shtegu qe fton ne shpetim dhe te shpie drejt drites hyjnore qe nuk shteret kurre.

Se fundit duhet te dime edhe se: Atij qe Zoti si jep drite, ska drite per te
Zoti ju nderofte.

1. Shprehja e dy dëshmive dhe punimi me atë që kërkojnë ato.

Nga Ubade bin Samit transmetohet se Profeti (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!) ka thënë: "Nuk ka ndonjë që thotë LA ILAHE IL ALLAH...... nuk ka Zot tjetër me të drejtë pos Allahut, i vetëm, pa shok dhe se Muhamedi është rob dhe i dërguar i Tij dhe se Isai është fjala e Allahut të cilën ia vendosi Merjemes dhe shpirt prej Tij, veçse do ta fusë Allahu atë në xhenet me atë punë që ka." Buhariu dhe Muslimi.

2. Mësimi dhe numërimi i Emrave të Allahut.

Nga Ebu Hurejre transmetohet se Profeti (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!) ka thënë: "Vërtet, Allahu ka nëntëdhjetë e nëntë emra, kush i mëson dhe i numëron ato do të hyjë në xhenet." Buhariu dhe Muslimi.

Mësimi dhe numërimi këtu ka për qëllim besimin e tyre dhe veprimi me atë që ato kërkojnë.

3. Këndimi i ajetit kursij pas çdo namazi.

Nga Ebu Umamete transmetohet se Profeti (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!) ka thënë: "Kush lexon ajetin kursij pas çdo namazi të detyruar nuk e pengon atë nga hyrja në xhenet veçse vdekja." Nesai, e saktësoi Ibën Haxheri.

4. Leximi i sures Tebarek.

Nga Enes bin Malik transmetohet se Profeti (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!) ka thënë: "Sure nga Kurani, nuk është ajo veçse tridhjetë ajete, e ruan pronarin (lexuesin) e saj deri sa të hyjë në xhenet dhe ajo është Tebarek." Taberani, e ka bërë të mirë Albani.

5. Dhënia e sadakasë.

Nga Hudhejfja transmetohet se Profeti (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!) ka thënë: "Kush jep sadaka duke pasur për qëllim kënaqësinë e Allahut, i vulos Allahu me të atij hyrjen për në xhenet.” Ahmeti, e ka saktësuar Albani.

6. Kujdesi ndaj jetimit.

Nga Sehël bin Sadi transmetohet se Profeti (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!) ka thënë: "Unë dhe kujdestari i jetimit jemi në xhenet kështu dhe bëri me shenjë me gishtin tregues dhe gishtin e mesëm, duke lënë hapësirë ndërmjet tyre." Buhariu.

7. Mos kërkimi lëmoshë njerëzve.

Nga Theubani transmetohet se Profeti (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!) ka thënë: "Kush më premton se nuk do të kërkojë nga njerëzit lëmoshë i premtoj atij xhenetin." Ebu Dauti dhe Albani.

8. Ruajtja e gjuhës dhe organeve nga harami.

Nga Sehël bin Sadi transmetohet se Profeti (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!) ka thënë: "Kush më siguron mua atë që ka ndërmjet dy buzëve dhe atë që ka ndërmjet dy kofshëve i siguroj atij xhenetin." Buhariu.

9. Durimi në humbjen e të dashurve prej djemve apo të tjerëve.

Nga Ebu Hurejra transmetohet se Profeti (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!) ka thënë se Allahu i Lartësuar thotë: "Nuk ka për robin Tim besimtar tek Unë shpërblim tjetër kur i marr ndonjë nga të afërmit e tij në dynja dhe ai përmbahet (duron) në këtë dhe llogarit shpërblimin veç xhenetit." Buhariu.

10. Bindja e gruas ndaj burrit.

Transmetohet nga Ebu Hurejra se Profeti (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!) ka thënë: "Nëse gruaja fal pesë namazet e saj, agjëron muajin e saj, ruan nderin e saj dhe i bindet bashkëshortit të saj do të hyjë në xhenet nga çdo derë e xhenetit që të dojë." Ibn Hiban, e ka saktësuar Albani.

11. Largimi nga mendjemadhësia, vrazhdësia dhe borxhi.

Nga Theubani transmetohet se Profeti (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!) ka thënë: "Kush vdes dhe ai është larg nga mendjemadhësia, vrazhdësia dhe borxhi do të hyjë në xhenet." Tirmidhiu dhe Albani.

12. Gruaja e cila vdes në nifasin e saj.

Rashid bin Hubejsh trasmeton se Profeti (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!) ka thënë: "Ai që vdes në rrugën e Allahut është shehid, ai që vdes nga mortaja është shehid, ai që mbytet është shehid, ai që vdes nga sëmundjet e barkut është shehid, ajo që vdes lehonë është shehide dhe atë foshnja e saj e tërheq për kërthize për në xhenet." Ahmedi, e ka bërë të mirë Albani.

13. Largimi i pengesës nga rruga.

Transmetohet nga Ebu Hurejra se Profeti (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!) ka thënë: "Vërtet, kam parë një burrë që rrotullohet në xhenet tek pema të cilën e kishte prerë në mes të rrugës dhe që pengonte njerëzit." Muslimi.

14. Mëshirimi i kafshëve.

Ebu Hurejre trasmeton se Profeti (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!) ka thënë: "Një burrë pa një qen i cili po hante baltë nga uria, kështu ai mori këpucën e tij dhe i dha qenit të pinte derisa u ngop. E falenderoi Allahu këtë burrë dhe e futi në xhenet." Buhariu.

15. Falja ndaj borxhliut.

Hudhejfe trasmeton se Profeti (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!) ka thënë: "Një burrë vdiq dhe hyri në xhenet, kur hyri në të e pyetën: ‘Çfarë pune bëje në dynja?’ Ai u përgjigj: ‘Unë bëja tregti me njerëzit dhe atyre që më kishin borxh ua shtyja afatin e shlyerjes, kështu që Allahu e fali atë." Muslimi.

16. Kush e lut Allahun e Madhëruar t'i dhurojë xhenetin tre herë dhe kush i kërkon mbrojtje nga zjarri tre herë.

Nga Enesi transmetohet se Profeti (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!) ka thënë: "Kush e lut Allahun tre herë që t'i dhurojë xhenetin, xheneti thotë: ‘O Zot, bëje këtë person nga banorët e xhenetit!’ Dhe kush e lut Allahun tre herë që ta mbrojë nga zjarri, zjarri thotë: ‘O Zot, nxirre këtë njeri nga zjarri!" Tirmidhiu, e ka saktësuar Albani.
Veprat e mira në kohëra të vështira


 
Veröffentlicht : 02/09/2009 7:18 p.m.
(@anonymous_1788263120)
Beiträge: 13309
Illustrious Member Guest
Themenstarter
 

Jeta e shpirtit

Prej gjërave më të rrezikshme për umetin është boshllëku shpirtëror, i cili e shkatërron energjinë dhe e thërrmon elanin rinor. Shpirtin e vdekur nuk e ngjallin goditjet edhe nëse ndryshon gjendja ose shtohen krizat. Asgjë nuk e përmbush nevojën e shpirtit dhe nuk e ngjall sikurse adhurimi ndaj All-llahut, subhanehu ve teala.

Nevoja për adhurim ndaj All-llahut ekziston në çdo kohë, e sidomos në kohërat e vështirësisë dhe krizave, kur njerëzit i kaplon stresi, destabilizimi, frika nga ardhmëria, trishtimi nga e panjohura dhe rezerva nga ndodhitë. Në këto kohëra asgjë nuk ua mbush zemrat me qetësi dhe stabilitet sikurse adhurimi. Adhurimi me përulje dhe i sinqertë i jep besimtarit zemër të fuqishme, mendje të matur, mendim largpamës, i cili i sheh gjërat me syrin e basiras, andaj është i balancuar në ballafaqimin me ndodhitë, është stabil, luan rolin e duhur në përkrahjen e të vërtetës, ka pikënisje të sigurt, me hapa të numëruar dhe kohë të shfrytëzuar maksimalisht.

{وَلِلَّهِ غَيْبُ السَّمَوَاتِ وَالأَرْضِ وَإلَيْهِ يُرْجَعُ الأَمْرُ كُلُّهُ فَاعْبُدْهُ وَتَوَكَّلْ عَلَيْهِ وَمَا رَبُّكَ بِغَافِلٍ عَمَّا تَعْمَلُونَ} [هود: 123].

"Vetëm All-llahut i takon dija për fshehtësitë e qiejve dhe të tokës, çdo çështje i kthehet (në kompetencë) vetëm Atij, pra adhuroje Atë, mbështetu tek Ai, se Zoti yt nuk është i panjohur për atë që veproni". (Hud: 123).

Për këtë shkak Pejgamberi, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem ka thënë:

«العبادة في الهَرْج كهجرة إليّ»(1).

"Adhurimi në kohën e trazirave është sikurse hixhreti (shpërngulja) te unë". (Transmeton Muslimi).

Është një përshkrim shumë i bukur, i përshtatet gjendjes se njeriut gafil, të shkujdesur nga adhurimi, të cilin e ka kapluar plogështia, mungesa e ambicies, humbja e kënaqësisë së adhurimit, mu ashtu siç i ka humbur këto domethënie ai që nuk është shpërngulur te Pejgamberi, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem. Gjendja e njeriut të dhënë pas adhurimeve, i cili kënaqet me to, i kapur për udhëzimin e Pejgamberit, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem i përshtatet gjendjes së atij që është shpërngulur te Pejgamberi, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, i cili atë e ka shembull dhe qetësohet me qëndrimin afër tij.

■ Adhurimi në kohërat e trazirave dhe sprovave

Për ta kuptuar sa ma mirë hadithin e mësipërm, duhet të kuptojmë se adhurimi në kohën e trazirave realizohet në tre etapa:

Një: përqendrimi në fe, ruajta e fesë dhe mbetja në këtë rrugë. Sado që kemi angazhime, joshje, kërcënime, oferta, etj. për të heshtur të kotën apo për tu dakorduar me të keqen ne nuk duhet tu nënshtrohemi por duhet tu qëndrojmë përballë. All-llahu, azze ve xhel-le, thotë:

{وَإن كَادُوا لَيَفْتِنُونَكَ عَنِ الَّذِي أَوْحَيْنَا إلَيْكَ لِتَفْتَرِيَ عَلَيْنَا غَيْرَهُ وَإذاً لاَّتَّخَذُوكَ خَلِيلاً (73) وَلَوْلا أَن ثَبَّتْنَاكَ لَقَدْ كِدتَّ تَرْكَنُ إلَيْهِمْ شَيْئاً قَلِيلاً (74) إذاً لأَذَقْنَاكَ ضِعْفَ الْـحَيَاةِ وَضِعْفَ الْـمَمَاتِ ثُمَّ لا تَجِدُ لَكَ عَلَيْنَا نَصِيراً} [الإسراء: 73 - 75] .

"Në të vërtetë ata (idhujtarët) gati arritën të sprovojnë ty nga ajo që Ne ta shpallëm, e të trillosh tjetër nga çka të shpallëm, e atëherë do të zinin ty mik. Dhe sikur Ne të mos të kishim forcuar ty, ti gati anove diçka pak te ta. E atëherë Ne do ta shijonim mundimin dyfish të kësaj jete dhe dyfish të jetës tjetër, e pastaj ti nuk do të gjeje mbrojtës kundër nesh". (El-Isra: 73- 75).

Dy: ta bëjë besimtari një adhurim të cilin më herët e kishte braktisur, e ta bëjë duke shpresuar shtimin e shpërblimit, sepse secili adhurim la veçoritë dhe ndikimet e veçanta, andaj realizimin e këtij adhurimi e bën për ti fituar këto shpërblime dhe ndikime, sidomos në kohë të trazirave, sprovave, shkujdesin e njerëzve, dobësimin e fesë dhe braktisjen e shumë detyrave dhe suneteve.

Tre: ta shton adhurimin të cilin edhe më herët e ka bërë, domethënë ta shton namazin, bamirësinë, kujdesin për farefisin, arsimimin e tjerëve, thirrjen në fe, etj.

■ Mejdan i gjerë

Adhurimi nuk është i kufizuar në disa rituale dhe veprime të caktuara, por në kuptimin e gjerë domethënë: "Çdo gjë të cilën e do All-llahu dhe është dakord me te, qofshin fjalë ose vepra, të dukshme ose të brendshme".

Kategoritë e adhurimeve:

1- Adhurimi për nga ndikimi ndahet në dy grupe:

Një Adhurime me dobi jokalimtare, sikurse është tesbihu, namazi, itikafi, umreja, etj.

Dy: adhurime me dobi kalimtare, sikurse është sadakaja, thirrja në fe të Zotit, urdhërimi në të mirë dhe ndalimi nga e keqja, etj.

2- Adhurimi për nga bashkimi ndahen në:

Një: adhurime individuale, sikurse është sinqeriteti, veprat e zemrës, etj.

Dy: adhurime kolektive, sikurse është bashkëpunimi në bamirësi dhe devotshmëri.

3- Adhurimet për nga ambicia ndahen në :

Një: Dëshirë për ta bërë një vepër dhe realizimi i kësaj vepre. Shpërblimi i kësaj vepre rritet deri në shtatëqind fish.

Dy: Dëshira për ta bërë një vepër dhe mos realizimi i saj. Shpërblimi për këtë vepër është një sevap.

Tre: dëshira për ta bërë një të keqe dhe braktisja e saj nga frika prej All-llahut. Ky njeri e fiton një shpërblim të plotë.

Ka disa adhurime që ndërpriten me ndërprerjen e tyre dhe disa mbeten dhe vazhdojnë përderisa mbetet dobia dhe përfitimi prej tyre, sikurse është dija e dobishme, sadakaja rrjedhëse, fëmija i mirë, i cili lutet për prindërit e vet, etj.

Disa adhurime duken të vogla në dukjen e jashtme, mirëpo bëhen shumë të mëdha me nijet të mirë, kurse disa duken shume të mëdha tek njerëzit, mirëpo zvogëlohen për shkak nijetit të prishur. Për këtë shkak Abdullah ibën Mubareku, rahimehull-llah. Ka thënë:

«ربَّ عمل صغير تعظمه النية، وربَّ عمل كبير تصغره النية»(1).

"Sa vepra të vogla i zmadhon nijeti dhe sa vepra të mëdha i zvogëlon nijeti". (Shiko: "Ihjau ulumidin", 4/364 dhe "Xhamiul-Ulumi Vel-Hikemi", 1/13).

4- Adhurimet për nga nijeti ndahen në:

Një: veprime ku domosdo duhet sinqeriteti, sikurse është namazi, zekati, mësimi i fesë, etj.

Dy: vepra të rëndomta, mirëpo me nijet të mirë shndërrohen në adhurim, sikurse është ngrënia, shpenzimi për familjen, marrëdhëniet intime, mësimi i shkencave natyrore dhe humane, argëtimi, etj. për këtë shkak Fudajl ibën Ijadi, rahimehull-llah, ka thënë:

«عبادات الغافلين عادات، وعادات الذاكرين عبادات».

"Adhurimet e neglizhentëve janë vepra të rëndomta, kurse veprat e rëndomta të përkujtuesve janë adhurime".

Disa adhurime janë më parësore për disa njerëz ose të veçanta për ta, sikurse është çështja e xhihadit për ata që janë në ruajtjen e kufirit, ose ndalimi i të keqes me dorë për ata që kanë pushtet, ose dhënia e fetave dhe sqarimi i fesë për ata që janë dijetarë, thirrja në fe dhe mësimi i fesë për ata që janë ligjërues, mësues dhe pedagog, ose ruajtja e nderit për ata që punojnë në vende ku ka hapësirë për të humbur nderin dhe moralin, etj.

Në këtë mënyrë njeriu jeton në mejdanin e gjerë të adhurimeve, sa herë që përfundon një adhurim futet në tjetrin.

Nëse dikush parashtron pyetjen: si ta përcakton njeriu rrugën e tij në mesin e këtyre adhurimeve të llojllojshme dhe të shumta, si ti del në ndihmë fesë dhe adhurimit të Zotit të vet?

I përgjigjemi duke i thënë: mere një laps dhe shënoi të gjitha adhurimet dhe veprat e mira në një listë, pastaj zgjodhi adhurimet dhe veprat e mira të cilat mund ti bësh, pastaj caktoi ato që janë më të rëndësishme dhe me shpërblim më të madh, pastaj braktisi ato vepra që të largojnë prej këtyre adhurimeve dhe veprave të mira dhe le të shfrytëzon çdo rast dhe mundësi, sepse ymri është i shkurtër, shanset nuk vazhdojnë gjatë kohë, kurse arrin sukses në këtë rrugë ai të cilit All-llahu i ndihmon.

■ Shto adhurimet

Aq sa ma shumë shtohen vështirësitë dhe detyrat, aq më tepër shtohet nevoja për adhurim. All-llahu, subhanehu ve teala thotë:

{يَا أَيُّهَا الْـمُزَّمِّلُ (1) قُمِ اللَّيْلَ إلاَّ قَلِيلاً (2) نِّصْفَهُ أَوِ انقُصْ مِنْهُ قَلِيلاً (3)أَوْ زِدْ عَلَيْهِ وَرَتِّلِ الْقُرْآنَ تَرْتِيلاً (4) إنَّا سَنُلْقِي عَلَيْكَ قَوْلاً ثَقِيلاً} [المزمل: 1 - 5]

"O ti i mbështjellur! Ngrihu për falje natën, përveç një pjese të vogël të saj. Gjysmën e saj ose diç më pak se gjysmën. Ose shto diç prej saj dhe Kur'anin lexoje me vëmendje. Ne do të shpallim ty fjalë të rëndë (të madhe)". (Muzemil: 1-5).

Çdo herë që përmenden kurthet e armiqve të Pejgamberit, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem përmendet edhe urdhri për tu marrë me lloj lloj adhurimesh. All-llahu, azze ve xhel-le, thotë:

{فَاسْتَقِمْ كَمَا أُمِرْتَ وَمَن تَابَ مَعَكَ وَلا تَطْغَوْا إنَّهُ بِمَا تَعْمَلُونَ بَصِيرٌ } [هود: 112]

"Ti (Muhammed) përqëndrohu vendosmërisht ashtu si je i urdhëruar, e bashkë me ty edhe ata që u penduan (prej idhujtarisë), e mos tejkaloni (kufijtë e caktuar), se më të vërtetë Ai është shikues i asaj që veproni". (Hud: 112).

{وَاتَّبِعْ مَا يُوحَى إلَيْكَ وَاصْبِرْ حَتَّى يَحْكُمَ اللَّهُ وَهُوَ خَيْرُ الْحَاكِمِينَ } [يونس: 109]

"Ti ec pas asaj që të shpallet dhe bëhu i durueshëm derisa All-llahu të gjykojë. Ai është më i miri i gjykatësve!". (Junus: 109).

{وَاذْكُر رَّبَّكَ فِي نَفْسِكَ تَضَرُّعاً وَخِيفَةً وَدُونَ الْـجَهْرِ مِنَ الْقَوْلِ بِالْغُدُوِّ وَالآصَالِ وَلا تَكُن مِّنَ الْغَافِلِينَ } [الأعراف: 205].

"Ti përmende Zotin tënd në vete (heshtas), me respekt e me drojë, jo me shprehje të larta, (përmende) në mëngjes e në mbrëmje dhe mos u bë prej atyre që nuk kanë kujdes". (El-A'raf: 205).


 
Veröffentlicht : 02/09/2009 7:19 p.m.
(@anonymous_1788263120)
Beiträge: 13309
Illustrious Member Guest
Themenstarter
 

Dështimi

Dështim shumë i madh është privimi i njeriut nga adhurimet që mund ti bën nga shkaku i përtesës, paaftësisë, mëdyshjeve apo iluzioneve që e largojnë nga ato adhurime. Angazhimi i tij me debate, polemika, bisedat rreth dijetarëve dhe veprave të ndryshme, duke mos u angazhuar vet me vepra të dobishme, madje dikush edhe ia lejon vetes luksin e kritikave, hulumtimin e mangësive për të neglizhuar dyert e veprave të mira që i ka afër vetes, kjo aspak nuk i ndihmo atij në këtë drejtim.

Disa njerëz mjaftohen të participojnë emocionalisht me veprat e njerëzve, gëzohen me të mirët kur bëjnë mirë dhe mërziten për fatkeqësitë e ndryshme që i kaplojnë ata.

Disa të tjerë kanë dëshirë, vendosmëri dhe insistim, mirëpo duke qenë në shoqërim të njerëzve përtacë, krejt kjo energji shndërrohet në heroizëm në mejdan të veprave të lejuara, udhëtime të ndryshme, shoqërim pa ndonjë përfitim, ndeja nate, etj.

Dështim është edhe preokupimi i njeriut me adhurimi që nuk mund ti realizon, e angazhohet dhe planifikon si të realizon ato adhurime duke i lënë pas dore ato tjerat që mund ti realizon. I këtillë është njeriu i cili nuk mund të shkon në mejdanin e xhihadit, e duke u angazhuar për të shkuar në atë mejdan le pas dore mësimin e fesë, veprat tjera të mira, thirrjen në fe, urdhërimin në të mirë dhe ndalimin nga e keqja, etj. Po të ishte vetëm kjo, do të thoshim, se kjo është dështim i vogël, mirëpo, nëse fillon ti largon njerëzit nga këto vepra të mira, duke i ndërlidhur ngushtë me xhihadin, për lënien e të cilit ka arsye, atëherë kjo është dështimi i madh. E njëjta vlen edhe për ata që angazhohen me vepra të lejuara në llogari të suneteve dhe farzeve, apo angazhohen me vepra me dobi të vogël, të cilat nuk i përkasin atij e as ai është meritor për to. Ai me këtë veprim e dezorienton zemrën e vet dhe i angazhon tjerët me gjëra që nuk u sjellin dobi as në dynja e as në ahiret.

■ Suksesi

Prej suksesit, të cilin ia dhuron All-llahu, azze ve xhel-le, njeriut, është vazhdimi në vepra të mira. Vazhdimi dhe mos ndërprerja nga veprat e mira jep fryte të mëdha dhe All-llahu, tebareke ve teala, lëshon bereqet në to edhe pse janë të pakta.

Aisheja, radijallahu anha, tregon se Pejgamberi, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, ka thënë:

«أحب الأعمال إلى الله أدومها وإن قلّ».

"Veprat më të dashura te All-llahu janë ato të vazhdueshmet edhe pse janë pak". (Muslimi, nr. 6464).

Ibën Rexheb Hanbeliu, rahimehull-llah, thotë:

"Ai që ecë në vepra që paraqesin respekt ndaj All-llahut, me aq sa ka mundësi dhe mesatarisht, le të pret myzhde, ai do të arrijë qëllimit dhe do t'ia kalon atij që pa ndalur përpiqet në vepra të mira, sepse vlerat nuk qëndrojnë te sasia e madhe e veprave trupore, por nga fakti sa janë të sinqerta për All-llahun, sa janë në përputhje me sunetin e Pejgamberit, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, dhe sa janë të mbushura zemrat me njohje të All-llahut dhe vepra të mira. Ai që më së miri njeh All-llahun, fenë, dispozitat dhe ligjet e Tij, ai më tepër i frikohet, e do dhe e shpreson Atë. Ky njeri është më i miri se ai që nuk është kështu edhe pse ky ka më shumë vepra të gjymtyrëve". (Shiko: " El-Mehaxhe fi sejri ed-Dulxhe", fq. 52 dhe 53).

Suksesi më i madh i besimtarit qëndron në faktin që të jetë i bekuar kudo që gjendet, i cili i afrohet All-llahut me adhurimin, i cili i përshtatet kohës, vendit dhe gjendjes, qoftë fjalë, vepër, shpresë, braktisje, thirrje apo urdhër.

Suksesi më i madh i besimtarit është që ti arrijë vdekja duke e përmbyllur atë me veprat më të mira, duke qenë i dorëzuar edhe me zemër edhe me trup para All-llahut.

Pejgamberi, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, thot:

«إن الله إذا أراد بعبده خيراً استعمله قبل موته. قالوا: يا رسول الله! وكيف يستعمله؟ قال: يوفقه لعمل صالح ثم يقبضه عليه»(4).

"Nëse All-llahu ia do të mirën njeriut e përdor para se të vdes". I thanë: i Dërguar i All-llahut, si e përdorë? Tha: "I jep sukses në vepra të mira dhe pastaj ia merr shpirtin në këtë vepër". (Hadithi është sahih, transmeton Ahmedi dhe Tirmidhiu).

Për këtë shkak prej lutjeve të Jusufit, alejhisselam, ishte edhe kjo që e tregon All-llahu, azze ve xhel-le, për te në Kuran:

{تَوَفَّنِي مُسْلِمًا وَأَلْـحِقْنِي بِالصَّالِـحِينَ} [يوسف: 101].

"... më bën të vdes musliman dhe më bashko me të mirë!". (Jusuf: 101).

Këtë shpresë mund ta kemi nëse zemra e besimtarit lidhet ngushtë me All-llahun, subhanehu ve teala, dhe i cakton vetes projekt të përmirësimit, me të cilin i afrohet All-llahut, subhanehu ve teala dhe u bën dobi besimtarëve, nëse jeton me këtë projekt, bëhet preokupimi i tij kryesor, e angazhon tërësisht mendimin e tij me te, vepron seriozisht për realizimin e tij dhe duron në këtë rrugë sado që është e gjatë ajo. All-llahu, tebareke ve teala, thotë:

{يَا أَيُّهَا الَّذِينَ آمَنُوا اصْبِرُوا وَصَابِرُوا وَرَابِطُوا وَاتَّقُوا اللَّهَ لَعَلَّكُمْ تُفْلِحُونَ} [آل عمران: 200].

"O ju besimtarë, bëni durim, bëhuni të qëndrueshëm kundër armikut, rrini të përgaditur dhe, që të shpëtoni, ruajuni dënimit të All-llahut". (Ali Imran: 200).


 
Veröffentlicht : 02/09/2009 7:20 p.m.
Teilen: