Benachrichtigungen
Alles löschen

Shirku i vogël.....

1 Beiträge
1 Benutzer
0 Reactions
119 Ansichten
(@bruna)
Beiträge: 1552
Noble Member
Themenstarter
 
[#816]

Shirku i vogël

Ky lloj i shirkut nuk e nxjerr njeriun nga Islami, por bëhët shkak për mosplotesimin e një pjese të Teuhidit dhe ,
në të njejtën kohë eshte hapi i pare që të qon në shirkun e madh, i cili siq thamë dhe më lartë e hedh poshtë Teuhidin në tërësi.

Shirku i vogël ndahet në dy pjesë:

1.Shirku i dukshëm i cili mund të bëhët me fjale ose me vepra.

Tek shirku i vogël që bëhët me fjalë mund të përmendim:

-Betimi në diqka tjetër përveq Allahut,Profetit (Paqja qoftë mbi të) ka thene: "Kush betohet në diqka tjeter perveqse Allahut ka bërë shirk".

-Thënia "Si të dëshirojë Allahu dhe ti". transmetohet se njehere dikush i tha Profetit: "Si të dëshirojë Allahu dhe ti"

Profeti is ktheu: "A më bëre të barabart me Allahun ? Thuaj: "Si të dëshirojë Allahu"

-Thënia "Po të mos ishte Allahu DHE filani", pasi lidhëza DHE vë shenjën e barazimit midis Allahut dhe një prej krijesave të Tij.

Ndaj në të tilla raste duhet të thami: " Po të mos ishte Allahu PASTAJ filani" pasi në këtë menyre kuptohet se deshira e njeriut eshte ne varësi të Dëshirës dhe Vullnetit të Allahut, i Cili thotë:

"Dhe ju nuk dëshironi veqse atë që dëshiron Allahu Zoti i botëve" (81:29)

Në këtë kategori futet dhe thënia "Nuk kam njeri tjeter përveq Allahut DHE teje" , apo "Kjo është per shkak të mirësis së Allahut DHE tëndes"

-Nërsa tek kategoria e dyte: d.m.th. tek shirku që bëhët me anen e veprave, mund të përmendim mbajtjen e varëseve,bylyzykeve, fijeve te perit, apo qfarëdo gjeje tjeter, për ta larguar semundjen, magjite,syrin e keq apo qdo gje tjeter te keqe.

Por duhet te jemi shumë të kujdesshem, sepse këto veprime jo gjithmone konsiderohen prej shirkut te vogel. Në disa raste ato mund të jenë prej shirkut te madh. Kështu qe nese njeriu qe kryen veprime te tilla beson se eshte Allahu ai që e mbron njeriun nga te keqijat, por keto gjera jane shkaqe per largimin e te keqes, atehere kemi të bëjmë me shirkun e vogel, sepse Allahu nuk i ka bere keto gjera shkaqe per largimin e semundjeve.

Por nese personi qe mban gjera te tilla beson se janë keto gjera ato qe embrojne nga te keqijat, atehere veprimi i tij hyn tek shirku i madh, i cili e nxjerr njeriun nga Islami siq e thame me siper.

Siq veprojnë shumë njerez ne vendin tone te cilet vendosin tek femijet e vegjel apo edhe tek te rriturit, zhivë, apo hudhra, me qellim qe ti ruajne nga syri i keq. Kjo gje eshte kategorikisht e ndaluar, pasi mbrojtja e njeriut nga te gjitha te keqijat eshte ne kompetencen e Allahut. Nga ana tjeter si ka mundesi qe nje njeri qe beson te Zoti dhe ka sadopak logjikë, të bëjë gjëra te tilla. Kur ai e di fare mir se emira dhe e keqja jane ne doren te Allahut dhe se askush tjeter nuk mund ti beje keq dikujt perveq se me lejen e Tij.
Profeti ka thënë: “……Sikur te mblidhen te gjithe njerezit per te bere keq, nuk do tem und te bejne veqse ate qe ka caktuar Allahu per ty. Jane ngritur penat dhe jane thare fletet.â€


“Mos iu qas asaj për të cilën nuk ke njohuri, pse të dëgjuarit, të pamurit dhe zemra, për të gjitha këto ka përgjegjësi.â€

 
Veröffentlicht : 15/10/2008 2:56 p.m.
Teilen: