Ose njeriu i humb vitet në brendi dhe e lejon zemërimin ta kaplojë shpirtin e tij, ose ai shfrytëzon kohën për ta larguar zemërimin apo frikën e dëshpërimit që e merr në burg.
Shumica pranojnë Islamin që të qetësohen nga depresioni
Meshkuj të veshur me teshat e të burgosurve kalojnë nga njëra ndërtese në tjetrën. Ata ecin duke qeshur dhe duke thithur ajrin e pastër. Është kohë e lirë për të burgosurit që janë duke u mbajtur për dhunime, vrasje, vjedhje, dhe krime tjera.
Një grup tjetër, me kapelat e tyre të bardha, e mbushin dhomën që nuk ka dritare. Ata zbathin këpucët e tyre dhe ulën në qilimat e shtruara në tokë.
Burgu është varr ose mitër, thonë ata. Ose njeriu i humb vitet në brendi dhe e lejon zemërimin ta kaplojë shpirtin e tij, ose ai shfrytëzon kohën për ta larguar zemërimin apo frikën e dëshpërimit që e merr në burg. Antoni Valler, si shumë musliman në Tvin Rivers, hyri në Islam prapa grilave. Kjo ndërroi gjithçka, thotë ai.
"Nëse nuk do të isha musliman unë ende do të isha nën arrest të mbyllur" thotë 31 vjeçari, duke ju referuar rregullave të burgut qe kanë kontroll të rreptë ndaj të burgosurve të dhunshëm në të kaluarën.
"Apo do të isha i vdekur," thotë ai.
Valler, qe nuk pret ta sheh lirinë deri në vitin 2033, merr pjesë në tubimet muslimane një herë në javë me te tjerët që kanë hyrë në Islam prej se janë burgosur. Këta "musliman burgu" janë prej grupeve fetare më më rritje në institucionet korrektuese në SHBA.
Kjo lëvizje që filloi në vitet e 1970 ta nga udhëheqësi i "Nation of Islam" (Popullit të Islamit) Luiz Farakan për të konvertuar bashkëvuajtësit e dënimit është zhvilluar në një lëvizje fetare me ndikim në agjendat e rehabilitimit në SHBA. Imamët e kësaj lëvizje vazhdojnë të joshin të konvertuarit, dhe shumica e muslimanëve në burg tani janë Suni, thotë Lorenc Mamija,professor në kolegjin Vasar i cili e ka studiuar këtë fenomen.
Mamija thotë se rreth 10 përqind të të burgosurve kanë hyrë në Islam. Duke folur me shifra të përafërta rreth 1800 prej 18.000 të burgosurve janë musliman.
herald.net
Our Lord! Grant unto us wives and offspring who will be the comfort of our eyes, and give us (the grace) to lead the righteous