Benachrichtigungen
Alles löschen

SHBA-Arlingtoni me xhami te re

1 Beiträge
1 Benutzer
0 Reactions
101 Ansichten
(@enesi)
Beiträge: 941
Noble Member
Themenstarter
 
[#1653]

E pritur të kryhet në Qershor, kjo do të jetë shtëpia e re e Dar es Salamit (Bashkësisë Islame te Arlingtonit).

Për momentin muslimanët në Arlingtonin verior përdorin një ish fabrikë barnash si xhami për ta.

Xhamia e re do të jetë një ndryshim i madh nga ajo që ata shfrytëzojnë tani. Rëndësi të madhe po i kushtohet ndërtimit të shtëpisë së adhurimeve duke ju ndenjur besnik traditave dhe ligjeve Islame.

E dizajnuar nga arkitekti Mahbub Devan Frisko, xhamia do të ketë dritare në formë të harkut si dhe një kupolë të dallueshme të punuar nga bronzi, me minare në anët e saj. Minaret do të jenë te dekoruara.

Brendësia e kupolës do të ngjyrosët si dhe do të ketë një llambadar të varur në mes.

"Kjo kupolë do të jetë shumë e bukur" thotë Moufa Nahas nënkryetar i Dar es Salamit.

Një pjesë e ndarë për femra të drejton për në oborrin e lodrave për fëmijë.

Edhe financimi i këtij projekti po behët sipas ligjeve Islame. Ndërtimi po kompletohet ashtu siç po paguhet nga donatorët nga komuniteti lokal musliman. Ligjet Islame ndalojnë përdorimin e hipotekave me kamatë.

Një qendër rinore me një fushë basketbolli do të ndërtohet më vonë.
Kjo xhami do ta ketë edhe librarinë e saj, kuzhinën dhe dhomat për të akomoduar ligjëruesit.

Arlingtoni ka tri xhami dhe ndërtimi i kësaj xhamie pasqyron rritjen e popullatës muslimane në Tarran Konti te Teksasit, thotë Nahas.

star-telegram.com


Our Lord! Grant unto us wives and offspring who will be the comfort of our eyes, and give us (the grace) to lead the righteous

 
Veröffentlicht : 31/01/2009 8:01 p.m.
Teilen: