
Kufizimi” i shamisë ka qenë dhe liria ime më e madhe. Që në momentin kur kam zgjedhur shaminë, ndihem më e qetë. Mund të lëviz e vetme në orët e vona të mbrëmjes dhe ndihem e sigurt. Ashtu siç ndihem më e mbrojtur nga vështrimet apo ngacmimet e meshkujve. Madje edhe policët rrugorë teksa më shikojnë kur kaloj me makinë, kanë një tjetër sjellje kundrejt meje, një respekt që shumë herë më mungonte kur nuk e kisha vënë ende”. Kjo është Migena Vorpsi, studente e vitit të parë të Drejtësisë në një universitet jopublik, e veshur me shumë shije dhe e cila lëviz nëpër Tiranë me makinën e saj. Ajo që prej 1 viti mban shami, por asnjëherë nuk e ka menduar atë si kufizim. Ndihet e lirë dhe pse e mban atë, e cilëson si një obligim që feja e saj e kërkon, por kujdeset të thotë se kjo është një zgjedhje shumë personale. Ka zgjedhur të diplomohet në Drejtësi, pasi do të mbrojë të gjithë ato vajza e gra që u mbyllin dyert e shkollave apo nuk i marrin në punë vetëm për shkak të shamisë. E sjellshme, e mençur dhe moderne, ajo na servir një model të bukur të femrës myslimane, atë të femrës së shkolluar. Ajo është kundër asaj pjese të komunitetit mysliman, e cila e përdor shaminë për të mbrojtur fanatizmin e tyre dhe për të penguar vajzat të arsimohen. Ka qenë e punësuar për një kohë të gjatë, rreth 8 vjet në një shoqatë, është marrë me çështje sociale dhe kulturore. Ndërsa më 17 shkurt ka udhëtuar me makinën e saj drejt Kosovës, për të festuar ditën e Pavarësisë.
Vendosja e shamisë
Tashmë është 30 vjeç dhe studion në vitin e parë në degën Juridik, në një ndër universitetet private të Tiranës dhe krahas saj ka studiuar dhe një vit arabisht në Jordani. “Arabishtja më ndihmon ta kuptoj më mirë Kuranin”, - shprehet ajo. E mban shaminë prej 12 vjetësh dhe tregon se ka qenë një zgjidhje tërësisht individuale, rezultat i akumulimit të besimit dhe të njohurive mbi fenë islame. Për të ajo është një shenjë e respektimit të një vullneti hyjnor, ku gruaja duhet të shfaqet pa rënë në sy dhe për të mos tërhequr vëmendjen, shamia është thjesht veshja që i shkon për shtat bindjeve të saj. Tregon se ka qene e vështirë, sepse fillimisht familja e saj ka qenë kundra. I kanë ndaluar të dalë nga shtëpia për katër muaj, sepse nëse dëshironte të dilte duhet të dilte pa shami, ndërsa ajo nuk e ka pranuar një gjë të tillë. Por ndihet komode për zgjedhjen e saj që i shkon për shtat me konceptet, pavarësisht vështirësive. Shamia për të është thjesht veshje, që nuk mbart rregullat në pjesëmarrjen në shoqëri, ajo nuk mban një sistem vlerash, besimi është individual. Kjo veshje nuk ka një uniformë të caktuar, ku përcaktohet ngjyra ose modeli, kusht është që fytyra dhe duart të jenë jashtë dhe veshjet të jenë jo të ngushta. Por për shkak të kësaj veshje ajo nuk është e privuar nga aktivitete normale të çdo njeriu, ajo shkon në shkollë, ulet në kafe me djem dhe vajza, pra bën gjithçka që do.
Gjendja e vajzave me shami dhe institucione
E pyetur rreth çështjes së vajzave që mbajnë shami që janë përjashtuar nga shkolla, Migena shprehet se “ka një keqkuptim shumë të madh me termin laicizëm, dhe pse me këtë term manipulohet”. “Laicizmi” i shkollave, rregulloret dhe justifikimet e drejtorëve të shkollave, sipas saj nuk mund të shkelin Kushtetutën e Shqipërisë dhe konventën e të drejtave të njeriut, ku thuhet se çdo njeri ka të drejtë të arsimohet”, për këtë arsye tregon se zgjedhja për të studiuar në këtë degë ka një qëllim në vetvete. Qëllimin e njohjes së ligjeve dhe mbrojtjes së vetvetes. Sipas saj, kushtet e vajzave që mbajnë shami janë të kushtëzuara nga punësimi, i cili rrjedh dhe pagesa, shkollimi dhe varësia e tyre nga familja. “Shpesh herë vajza që mbajnë shami janë të detyruara të bëjnë punë që janë nën nivelin e tyre dhe me një pagesë më të ulët, sepse në realitetin shqiptar, institucionet shtetërore dhe ato jo shtetërore nuk i pranojnë dhe ashtu siç mund të kuptohet, nuk mund të jetosh i papunë”. E pikërisht ky realitet po bën që ato të jenë një ishull i “izoluar”, brenda komunitetit shqiptar.
Tradita shqiptare
Një tjetër problem është dhe çështja e traditës së munguar shqiptare. Sipas Migenës, pas 50 vjetësh ateizëm, nuk ka një model që bazohet në traditën shqiptare të të veshurit të shamisë. Shumë vajza influencohen nga mënyra e veshjes së vendeve ku kanë studiuar ato ose bashkëshortët e tyre (Afganistan, Jordani, Turqi etj). Duke qene se e njeh vetë arabishten, ka pasur mundësinë që të lexojë vetë materialet fetare dhe të zgjedhë dhe shpesh të stilojë vetë veshjet e saj. Pranon që në qarqet fetare për këtë çështje mbizotëron maskilizmi dhe “liberalizmi” i saj vjen nga leximi korrekt i teksteve fetare.
Fanatizmi
Shpesh zgjedhjes së vendosjes së shamisë i mbivishet një vello fanatizmi. Femrat që vishen në mënyrë të tillë nuk kanë kufizimin e qëndrimit vetëm në shtëpi, të mos punuarit ose arsimuarit, të mos qëndrimit me miqtë të seksit mashkull, etj. Për Migenën, shpesh fanatizmi i të ardhurve që përfitojnë nga veshja e femrës me shami për të fshehur një ndrydhje ndaj femrës, keqinterpretohet si një rregull fetar.
♥ღ♥ ♥ღ♥ αŁŁαн.. ίsт мєίи goтT dєя кuяαи.. ίsт мείи вυcн dεя ίsŁαм.. ίsт мєίи gŁαυвє мosŁίм sείи.. ίsт мείи sтoŁz ♥ღ♥ ♥ღ♥