Benachrichtigungen
Alles löschen

Sa i bukur qielli ...

1 Beiträge
1 Benutzer
0 Reactions
193 Ansichten
(@fionaa)
Beiträge: 272
Reputable Member
Themenstarter
 
[#4513]

Sa i bukur qielli ...

Ngjyra e tij blu të kujton ëmbëlsirën e një deti të qetë mbi të cilin pulëbardhat pushojnë dhe shijojn valët që lëkundin lehtë trupin e tyre!

Sa i madhë, sa i pafund ky qiell!

Sa më pëlqen të shoh zogjët duke fluturuar, të shoh se si i mbajnë krahët e tyre hapur e me to qajnë ajrin plot freski!

Do të doja të vrapoja e të ngjisja e të ngjisja të gjithë malet e tokës... të prekja gurët...

...të ndjeja fortësine dhe ftohtësine e tyre dhe t"kuptoja se q"më ka dhuruar Allahu.

Dhe ndjej si krahërori më zgjerohet me këto fjalë ...fjalë hyjnore (Kur"ani).

O Zot si më knaqet shpirti... zemra mal më behët! Ti a s"e ndien?

Nuk ka këngë, s"ka sonte rrënqethje të knaqësive që më përshkojnë gjithë trupin!

Kam ndëgjuar njerzit tek thonë se fjalët kanë forcën e ushtrisë...

A ka fjalë më të fuqishme se Zoti që ja drejton robit të vet?

Ti ke akoma kohë... Çdo bir i Ademit është gabimtar por më i miri prej tyre është ai që pendohet.

Si ka mundësi o vellau im... o motra ime... o nëna ime që aq shumë më ka marrë malli dhe aq shumë e dua udhëzimin tënd, si ka mundësi që thërret një film dhe ti shkon? Të thërret një koncert, shkon me vrap! Të thërret një këngë dhe ti nuk ngurron ta ngresh zërin e radios!

Si ka mundësi që ti nuk ndëgjon EZANIN... (Hajjales-salah Hajjales-salah, Hajjalel-felah Hajjalel-felah) [përkthimi: Eja në namaz, Eja në namaz, Eja në shpëtim, Eja në shpëtim]

...që thërret aq bukur, aq natyrshëm!!!

Ja... ja ndëgjo në çdo anë të qytetit...

Po namazin? A e fal në shtëpi o vëlla, o motër, o nëna ime dhe nuk ke lodhje në të?

Si ka mundësi që zërin e vërtetë, Islamin Xhennetin tënd ti e len dhe bënë sikur nuk ndëgjon?

Kthehu musliman, a nuk e di ti o njeri se ku do që të jeshë, në mal, fushë, qytet apo fshat ty të rrethojnë veç adhurues të Allahut, edhe gurët edhe bimët, drurët, kafshët, zogjët edhe malet e madhërojnë Allahun, po ti?

A e ndien veten më poshtë se këta? A të duket vetja dikushi apo ndihesh si më i miri?

A mos mendon se i bënë keq dikujt tjetër përveç vetes?

Jo, humbja është vetëm për ty dhe ti e deshe vet!!!

Eja... përqafo shahadetin, njihe Zotin tënd, njihe thënjen e bukur të profetit Muhammed s.a.v.s.

Eja, fale namazin.

A e din se sikur ta dinin mbretërit më të mëdhenjë se çfarë kemi ne, do të na luftonin me shpatë në dorë për të na e marrë!!!

Por ti je lodhur, ke luftuar aq shumë për pasuri sa nuk e vënë re se në kurrizin tënd kanë filluar të rëndojnë vitet.

Dikur kam qenë edhe une si ti... nuk njiha Zotin tim, nuk falja namazin, nuk agjëroja... isha një i verbër që endesha në pyllin e errët të dunjas ku nga çasti në çast egërsirat mund të më zhduknin...kështu isha unë, pa qëllime, pa sy, por Allahu më deshi shumë, ashtu si të do edhe ty.

A nuk je i/e lumtur që Krijuesi yt të do ?A nuk je i/e lumtur që ti ndryshon nga disa të tjerë?

Ty të dha Islamin dritën e jetës tënde...

Te lutem unë që të dua për hir të Allahut ti fshish pluhurat e asaj dhurate që të është dhënë, të ndezësh dritën me namazin tënd.

A nuk të vjen keq kur shikon se si jë bërë?

A nuk të vjen keq se je bërë skllav i dëshirave mediokre? Jo ti nuk je i tillë, nuk do të jesh i tillë por ke kaq pak kohe për të menduar...

Rri disa çaste dhe mendo...shiko se si të gjithë lindin, rriten...vdesin, vdesin, vdesin!!!

Edhe me ty edhe me mua e njejta gjë ndodhë, ndaj po te thërras o vella, o motër, po të thërras ndaj me thuaj: e ndëgjoj, e ndëgjoj thirrjen tënde.

Me thuaj: e pranoj thirrjen tënde.

Sa deshirë do të kisha të më ndëgjoje, të pranoje thirrjen time, të më pyesje dhe për Zotin, në dorën e të Cilit është uzhezimi im, i yti dhe i gjithë njerëzimit.

E djeshmja ka kaluar...vepro sot.

[Isra]81. ..."Erdhi e vërteta e u zhduk e kota". Vërtet, e kota gjithnjë ka qenë e zhdukur.

[A'raf]196. Mbrojtësi i im është All-llahu qe zbriti librin. Ai kujdeset për të mirët.

Es-Selamun Alejkum we Rahmetullahi we Berekatuhu,


..

 
Veröffentlicht : 08/04/2010 5:04 p.m.
Teilen: