Benachrichtigungen
Alles löschen

Rigjallërim

1 Beiträge
1 Benutzer
0 Reactions
89 Ansichten
(@enesi)
Beiträge: 941
Noble Member
Themenstarter
 
[#1242]

Le të lëvizin kuptimet e gjërave në qenien tënde. Leri të zhvillohen në kohë. Të duhet kohë derisa të ndjesh kuptimin e fjalës gjallërim e sakrificë. Duro duke ecur.

Përpiqu, pak e vazhdimisht.

A s"i dëgjon tiktaket e akrepave të orës, sesi në heshtje të tërheqin vërejtjen, se koha po ecën në rrugën e saj, e ku e kur do të ndalojë tiktaku, nuk e dimë. Por sigurisht për njerëzit që besojnë në Zot dhe në ditën e Llogarisë e dinë se po i pret një Gjyq i Madh! Në këtë gjyq madhështor njerëzit do rreshtohen në tokën e sheshtë. Do ngrehin kokat e tyre, duke marr frymë, jashtë djersëve të tyre, kur disave do t"u arrijë deri te hunda.

Ç"po të bën të mos kujtosh të kaluarën tënde. Ç"po bën mor të harrosh shëmbëlltyrën e të dërguarit të Allahut, që i dha njerëzimit përjetësisht modelin e njeriut të pastër, të mëshirshëm, të butë e të drejtë. Ti duke pritur, po lexon, kë je duke pritur, kur pritja është duke u luftuar në çdo cep! Nuk sheh sesi prijësit e së keqes, po luftojnë prijësit e së mirës dhe mirësinë po ashtu në çdo cep!

Ti ende mbahesh për mure, sikur të ishe i paaftë për të ecur! Kujt i ke frikë? Mos po shpreson që gjërat lëvizin vetvetiu, pa i lëvizur ti? Ti ec, vazhdo e mos ec skajeve, por zinë pritat, kapi pikat. Ti je i gjallë. Ti e kujton jetën në varr! Ku errësira përfshin. Ku nuk mëshirohet veç atij që pasoi udhëzimin e Zotit dhe të dërguarit të Tij.

Gjallërim! Zëvendësim! Është e vështirë gjithnjë të veprohet ajo që thuhet. Urrehet, fjala pa vepër, kështu që, mos e tepro, hesht, e vazhdo në heshtje. Mos shiko çfarë të tjerët bëjnë, ti mjaftohu me vetveten tënde. Duke zëvendësuar tiparin e frikës me tiparin e guximit; tiparin e luhatjes me vendosmërinë, vazhdimisht, duke shpresuar, ji i bindur, dita e tiktakut të Gjallërisë të vjen befas.

Respekto kohën! Çdo orë që kaloi, le të jetë e kaluara e harruar, kape orën që hyri! Mos i zhvlerëso as sekondat. Shfrytëzoje sekondën, e zëvendësoje ndejën duke numëruar tiktaket me pëshpëritje kërkim faljeje, e duke mësuar qoftë edhe një fjalë të dobishme. Mos thuaj përderisa s"je i gatshëm ta veprosh. Fjala le të mishërohet, duke falënderuar Zotin që të udhëzoi, në heshtje vazhdon.

Mos i pështjellë çështjet. Mos fillo diçka pa e përfunduar tjetrën. Mos e nxito ecurinë e gjërave. Le të marrin ecurinë e tyre! Dije se, më së tepërmi që njeriun e bën të dështojë, nxitimi, duke nxituar, humbet edhe vëmendjen. Të qenët i vëmendshëm, do të thotë, durim e qetësi.

Le të lëvizin kuptimet e gjërave në qenien tënde. Leri të zhvillohen në kohë. Të duhet kohë derisa të ndjesh kuptimin e fjalës sakrificë. Në fillim fjala sakrificë është e ftohtë. E shijon vlerën e sakrificës, duke vazhduar. Vazhdimësia të siguron gjallëri. E përpiqu të mënjanosh elementin kohë ndaj etapave të zhvillimit të gjësë, pasi njeriu ka prirje të nxitojë.

Organizim i kohës! Të caktosh për secilën punë kohën e vet. Disa rrinë deri në orët e vona zgjuar, duke menduar se po bëjnë gjënë e duhur. E disa marrin në përgjegjësi punë përtej mundësive. Mos e mundo veten, që të mos lodhesh. Ji mesatar. Mos i tejkaloni mundësitë. Përpiqu, pak e vazhdimisht. Kur kundërvepron ndaj natyrshmërisë, kundërveprohet ndaj teje.

Mos e vdis zemrën! Mbaje të gjallë, duke përkujtuar Ngadhënjyesin, Allahun e Plotmëshirshëm! Duke kujtuar ecurinë drejt ngadhënjimit të njerëzve të suksesshëm. Ata nuk arritën të vdekur, por të gjallë. Mos e nxirr veten nga koha. Mos e mendo veten se koha a gjendja jote ndryshon nga koha dhe gjendja e ngadhënjyesve. Përqendrohu në shpresën për të nesërme ndryshe, duke iu mbështetur Zotit.

Angazhimi kuturu zemrën plogështon, kujtesën dhe mendjen ta dobëson, ndjenjat t"i ftoh; të zhyt në gjëra të kota. Mos lejo të të mblidhen gjërat, e të mos mundesh t"i zgjidhësh pastaj, e kjo të bën të dyshosh në forcat tua. Mbaju fortë për udhëzimin, mos lejo të bëhesh pre e dyshimeve, pre e cytjeve djallëzore. Vazhdo me ngulm, qyshdo qofshin rrethanat.

Afria! Bashkimi sjellë ndryshimin, sjellë gjallërinë. Mëshira është e drejtë e rezervuar për të bashkuarit. Ji pra i mëshirshëm, që të mëshirohesh, e të arrijë bashkimi. E bashkë me bashkimin e forcave, vjen edhe gjallërimi. Mëshirë, falje e durim!

O Allah, na udhëzo!


Our Lord! Grant unto us wives and offspring who will be the comfort of our eyes, and give us (the grace) to lead the righteous

 
Veröffentlicht : 17/12/2008 12:45 a.m.
Teilen: