Benachrichtigungen
Alles löschen

Rëndësia e muajit Sha’ban dhe magfireti i Zotit në këtë mua

1 Beiträge
1 Benutzer
0 Reactions
185 Ansichten
(@anonymous_1788263120)
Beiträge: 13309
Illustrious Member Guest
Themenstarter
 
[#3498]

Hyrje
I dashuri i Allahut, Muhammedi, s.a.v.s., ka thënë:
“Shabani është muaji im, Rexhepi është muaji i Allahut, kurse Ramazani - muaji i Ummetit (bashkësisë muslimane). Shabani është i të penduarve, gjersa muaji Ramazan është muaji i pastrimit.”

“Shabani është muaj që bie ndërmjet Rexhepit dhe Ramazanit. Njerëzit atë e shpërfillin, mirëpo, pikërisht në këtë muaj veprat ngjiten tek Zoti i botëve, e unë dëshirojë që veprat e mia të ngjiten duke qenë agjërueshëm.”

“Përparësia e muajit Rexhep ndaj muajve të tjerë është sikur përparësia e Kur’anit ndaj librave të tjerë, kurse përparësia e muajit Shaban ndaj muajve të tjerë është sikur përparësia ime ndaj të dërguarve të tjerë, dhe përparësia e muajit Ramazan ndaj muajve të tjerë është sikur përparësia e Allahut, i Lartësuar qoftë Ai, ndaj të gjitha krijesave të Tij.

Agjërimi i Muhammedit, s.a.v.s., në muajin Shaban

Transmetohet nga Aishja, r.a., gruaja e të Pejgamberit, s.a.v.s., të ketë thënë: “I dërguari i All-llahut, sal-lallahu alejhi ve sel-lem, agjëronte në këtë muaj saqë thonim do ta agjërojë të tërin. E nganjëherë nuk agjëronte saqë thonim nuk do të agjërojë aspak në këtë muaj. Nuk e kam parë të Dërguarin e All-llahut, sal-lallahu alejhi ve sel-lem, të ketë agjëruar muaj të plotë përveç ramazanit. As nuk e kam parë të ketë agjëruar ndonjë muaj më shumë sesa në muajin sha’ban. Andaj dhe pyeta: Si është e mundur që të të shoh përherë duke agjëruar në muajin Shaban? Ndërsa Ai, s.a.v.s., u përgjigj: Oj Ajshe, ky është muaji në cilin meleku i vdekjes pranon emrat e çdo shpirti, që do të duhej t’i merrte para përfundimit të vitit, kështu që unë dëshirojë që kur emri im të shënohet, të jem agjërueshëm.”

Gjithashtu, nga Aishja, r.a., transmetohet të ketë thënë: “Muaji më i dashur për Muhammedin, s.a.v.s., ishte Shabani, të cilin e bashkonte me muajin Ramazan.”

E hëna e fundit e muajit Shaban

I dashuri i Allahut, Muhammedi, s.a.v.s., ka thënë:
„Çdo njëri që agjëron të hënën e fundit të muajit Shaban, do të shpërblehet me falje.“

Lejletu-l Berat (Nata e faljes), madhështia e saj e veçantë

Allahu i Madhërishëm në Kur'anin Fisnik thotë:
“Ha, Mim. Pasha librin sqarues (të së drejtës nga e kota)! Ne e zbritëm atë në një natë të bekuar. Ne dëshiruam t’u tërheqim vërejtjen, e njerëzit të jenë të gatshëm. Në atë (natë) zgjidhet çdo çështje në mënyrë të prerë.” (Ed-Duhan, 1-4)

Ibn Abbasi, r.a., thotë: “’Ha Mim’ nënkupton atë që Allahu i Madhërishëm ka përcaktuar që të ndodh deri në Ditën e Kiametit. ‘Libri’ nënkupton Kur’anin Fisnik, i cili është mëshirë dhe udhëzues nga Allahu, i zbritur në natën e bekuar. ‘Nata e bekuar’ nënkupton natën e gjysmës të muajit Shaban, natë në të cilën caktohet dhe zgjidhet çdo ‘gjë e urtë’. Nata e gjysmës të muajit Shabn konsiderohet si nata e faljes.”

Ibadeti i veçantë i Muhammedit, s.a.v.s, në këtë natë të bekuar

Hazreti Aishja, r.a., në një rast ka thënë:
“Njëherë i Dërguari i Allahut, s.a.v.s, më pati pyetur: Oj Aishe, cila është kjo natë? Iu përgjigja: Allahu dhe i Dërguari i Tij e dinë më së miri! Atëherë më tha: Kjo është nata në të cilën ngjiten të gjitha punët e kësaj bote dhe të gjitha veprat e njerëzimit. Në këtë natë aq sa qime kanë dhentë e Benu Kelbasë, aq robër të Allahut të Madhërishëm lirohen nga zjarri i Xhehenemit. Andaj, a do të më lirosh sonte (nga detyrimet e qëndrimit me ty në këtë natë)? I thash: Gjithsesi! U ngrit dhe u falë në këtë mënyre: Pak qëndroi i drejtuar, duke lexuar suren Fatiha dhe një sure të shkurtër, dhe pastaj u lëshua në sexhde dhe ashtu qëndroi deri kah mesi i natës. Pastaj përsëri u drejtuar për në reqatin dytë, duke vepruar ngjashëm si me ta parin, dhe vazhdoi me sexhden duke qëndruar në të deri para agimit.”

Vizita e varrezave medinase Xhennetu-l-Bekii nga ana e Muhammedit s.a.v.s.

Po ashtu, Aishja, r.a., transmeton: “Në një prej netëve, e që ishte nata e 15 e muajit Shaban, nuk e gjeta në shtëpi Pejgamberin a.s. ndaj dhe u nisa për ta kërkuar. Pasi që e kërkova gjatë, më në fund e gjeta te varrezat e Medinës, me duar të kthyer kah qielli. Atëherë më tha: A u frikësove se Allahu dhe i Dërguari i Tij do të jenë të padrejtë ndaj teje? Iu përgjigja: O i Dërguari i Allahut, kisha përshtypjen se keni vajtur tek ndonjëra nga gratë e tua. Ai, s.a.v.s., mu drejtua: Në natën e gjysmës të muajit Shaban, Allahu i Madhërishëm, zbret në qiellin më pranë tokës dhe falë aq shumë njerëz, të cilët për nga numri janë më shumë se sa kanë qime dhentë e Benu Kelbasë.

Ndërsa Ibn Abbasi, r.a., ka thënë: “Në natën e gjysmës së muajit Shaban, Allahu i Madhërishëm i cakton çështjet për vitin vijues. Disa nga të gjallët i kalon tek lista e vdekurve dhe shënohet e tërë ajo se kush do ta kryej Haxhin, duke mos shtuar apo pakuar asnjë prej tyre.”

Në gjysmën e muajit Shaban hapen treqind dyer të mëshirës

Transmetohet nga Ebu Hurejreja r.a. se i Dërguari i Allahut s.a.v.s. ka thënë: “Më erdhi Xhibrili në natën e gjysmës së muajit Shaban dhe më tha: ‘O i Dërguari i Allahut, drejtoje fytyrën tende kah qielli!’ E pyeta se cila është kjo natë. Ndërsa ai mu përgjigj: ‘Kjo është nata në të cilën Allahu i Madhërishëm i hap treqind dyer të mëshirës, duke e falur secilin që nuk i përshkruan shok. Përjashtohen vetëm ata që merren me magji ose me fall, alkoolikët dhe ata që nxitin dhe i ndihmojnë prostitucionit. Këtyre, Allahu i Madhërishëm nuk ua falë përderisa nuk pendohen.’ Aty kah mesi i natës më erdhi Xhibrili dhe më tha: ‘O i Dërguari i Allahut, pa ngrite kokën! Dhe kur e ngrita, pash dyer të Xhennetit, të cilat ishin hapur krah më krahë. Në të parën thërriste një melaqe: ‘Përgëzime për ata, që këtë natë e kalojnë në ibadet (adhurim)!’ Në derën tjetër thërriste një tjetër melaqe: ‘Përgëzime për ata, që këtë natë e kalojnë duke bërë sexhde!’ Në derën e tretë qëndronte një melaqe tjetër dhe thërriste: “Përgëzime për ata, që në këtë natë luten të nënshtruar!’ Në derën e katërt qëndronte një melaqe tjetër dhe thërriste: ‘Përgëzime për ata, që këtë natë e kalojnë duke bërë dhikr (përkujtojnë Allahun)!’ Në derën e pestë qëndronte një melaqe tjetër dhe thërriste: ‘Përgëzime për ata, që këtë natë e kalojnë duke qarë nga frikërespekti prej Allahut!’ ’ Në derën e gjashtë qëndronte një melaqe tjetër dhe thërriste: Përgëzime për ata, që në këtë natë janë për përulur!’ Në të shtatën derë, një tjetër melaqe thërriste: ‘A ka ndonjë që kërkon diçka, e t’i plotësohet ajo?’ Ndërsa, në derën e tetë një tjetër melaqe qëndronte dhe thërriste: ‘A ka ndonjë që kërkon të pendohet, e kështu t’i falet? E pyeta Xhibrin: ‘Sa gjatë do të qëndrojnë të hapura këto dyer?’ M’u përgjigj: ‘Prej fillimit të kësaj nate, e deri në agim. O Dërguari i Allahut, këtë natë Allahu i Madhërishëm liron aq shumë robër të Tij, sa dhe ka qime në tufën e dhenve të fisit Benu Kelb.’”

***

Me siguri keni lexuar edhe më shumë për dhuntitë dhe mirësitë e kësaj nate. Pejgamberi, a.s., ka thënë që ky është “muaji im”, sikur ka dashur të tregojë për lumturinë që sjellë ky muaj.

Në këtë muaj, i Dërguari ynë s.a.v.s. e kishte për traditë që të agjëronte më shumë se çdo muaj tjetër, përveç muajit të shenjtë të Ramazanit. Kur afrohej mesi i këtij muaji të bekuar, Muhammedi, a.s., tërë natën e kalonte duke e madhëruar Allahun e Madhërishëm. Në sexhde qëndronte deri në mesin e natës, për shkak të magfiretit (faljes) të Ummetit të tij. Jo vetëm se lutej për Ummetin e vet, por edhe shkonte dhe i vizitonte varrezat, ku gjendeshin të vdekurit e Ummetit të tij. Ai, s.a.v.s., i agjëronte pesëmbëdhjetë ditë të muajit Shaban.
Sa të lumtur që janë ata që kërkojnë falje nga Allahut i Madhërishëm dhe që falen pastaj.

Në vend se të flini në këtë natë, kaloni atë duke bërë ibadet, duke qarë e kërkuar falje nga Allahu për të gjithë Ummetin, lexoni Kur’an, dhe sa të keni mundësi dërgoni selam dhe salavate mbi të Dërguarin e Allahut, s.a.v.s., pasi që ky muaj është muaji i Pejgamberit tonë, Muhammedit s.a.v.s.

Allahu i Madhërishëm shikon në ne, mirëpo, ne vetë duhet të vendosim!


 
Veröffentlicht : 03/08/2009 12:10 a.m.
Teilen: