Benachrichtigungen
Alles löschen

Q'farë është me vlerë...

1 Beiträge
1 Benutzer
0 Reactions
138 Ansichten
(@bruna)
Beiträge: 1552
Noble Member
Themenstarter
 
[#584]

Çfarë është me vlerë?

Në jetën time pashë të rinj me ambicie shumë të larta, por i rrëmbeu vdekja befas. Ishin të bukur, të pasur, të njohur, me autoritet. Shumë shpejt u zhdukën nga familja dhe shtëpia. U zhveshën nga veshja që kishin, i lanë shokët dhe miqtë. U vendosën në vendin ku lahet xhenazja dhe uji filloi t"ua lagë trupin.
U drejtuan nga dera e varrezave dhe faqen e shëndoshë e të butë ua vendosën në dhe. Trupat e rrethuar nga muret e varrit, të vetmuar e pa shokë, pa të afërm, pa gra, pa fëmijë e pa pasuri.
Ah! Ah!
Sa dhembje dhe pikëllim!
Nga e gjithë kjo ka edhe mësim.
Vdekja i turpëroi shumë njerëz dhe ua ndërpreu gëzimin.
Sa vdekje ishin të papritura e sa zemra pushuan së rrahuri?!
Vallë! A ka zemra që marrin mësim?


“Mos iu qas asaj për të cilën nuk ke njohuri, pse të dëgjuarit, të pamurit dhe zemra, për të gjitha këto ka përgjegjësi.â€

 
Veröffentlicht : 11/09/2008 4:22 p.m.
Teilen: