Benachrichtigungen
Alles löschen

Qelim dhe kuptimi i fese - Besimit

1 Beiträge
1 Benutzer
0 Reactions
282 Ansichten
(@anonymous_1788263120)
Beiträge: 13309
Illustrious Member Guest
Themenstarter
 
[#227]

Qëllimi dhe kuptimi i fesë - besimit

Sado larg që të shkojmë në të kaluarën e njeriut, në periudhat e qytetërimit të tij, si dhe në etapat e nivelit më të ulët të zhvi*llimit të tij shoqëror, gjithnjë do të hasim në gjurmët e mendimit fetar. Religjioziteti është cilësi universale e qenies njerëzore. Nje*riu është, sipas natyrës, me predispozicion fetar dhe elementet religjioze janë të skalitura në brendësinë më të thellë të aparatit të tij psikik. Asnjë njeri nuk është krejtësisht pa besim, veçse disa njerëz kanë ndjenja fetare negative, që është edhe një argument për nevojën e tij natyrore. Nevoja për fenë është e rrënjosur në kushtet themelore të ekzistencës së gjinisë njerëzore. Njeriu ka nevojë jo vetëm për sistem mendor, por edhe për një objekt be*simi, i cili i jep kuptim ekzistencës dhe pozitës së tij në botë.

Nuk është njeri i plotë ai që nuk ndalet në jetë, të paktën për një moment e të pyesë: “Ç"është esenca e jetës? Kush jam unë? Nga vij dhe nga do të shkoj? Cili është fati im? Ç"kuptim kanë dhembja e vuajtja? Ç"është qëllimi dhe kuptimi i ekzistencës?

Përse ky dinamizëm i çmendur, derisa në fund na pret vdekja, dheu dhe asgjë tjetër?

Këtyre pyetjeve dhe shumë të tjerave të ngjashme, që i interesojnë njeriut, u përgjigjet feja.

Në qoftë se jemi të aftë të kuptojmë përvojën njerëzore dhe vlerën e saj, mund t"i qasemi detyrës sonë. E kemi parë lumin që rrjedh nga lart poshtë. Ai rrjedh e kalon rrugë të gjata e zigzage derisa arrin në ndonjë luginë ose eventualisht derdhet në det. Nën ndikimin e ligjit të gravitacionit, ujin e lumit e tërheq ndonjë forcë e madhe nga lart poshtë. Në fund ai pushon, qetësohet në det. Sipërfaqja e deteve paraqet pikën më të ulët të planetit të Tokës. Çdo lumë synon të rrjedhë teposhtë. Asnjëri prej tyre nuk kthehet tek burimi nga ka dalë.

Mirëpo, lumi i jetës njerëzore ka prirje të çuditshme, të kthe*het tek burimi. Kjo është vërtetuar që herët nga përvoja e për*bashkët e njerëzve. Heroi në luftë, me vetëdije, flijon jetën e vet për atdheun, shkatërron impulset themelore që janë të lindura në ne. Njëri nga ato impulse është që njeriu ta ruajë veten, ta shpë*tojë jetën e vet. Por, ja që heroi e flijon, e flak të vetmën jetë që ka, duke u bërë martir, jep diçka që nuk mund ta kthejë më as*një*herë: jetën e vet të shtrejtë. Njësoj është edhe nëna, e cila gjith*monë është e gatshme të flijojë veten për fëmijën e saj të sëmurë, duke i shpëtuar jetën fëmijës. Kjo është përsëritur gjatë historisë dhe përsëritet edhe sot: në të vërtetë të gjithë njerëzit e mëdhenj kanë flijuar jetën personale, në mënyrë që t"u sigurojnë fitore qëllimeve më të larta.

Njeriu ka nevojë absolute për fenë, përndryshe ajo nuk do të ekzistonte. Vetëm nëpërmjet besimit në Zotin e Vërtetë, njeriu bëhet i vërtetë dhe i aftë ta gjejë kuptimin e jetës së tij. Njerëzit që kanë humbur besimin në kuptimin e ekzistencës si dhe në vle*rat e transhendentës që i tejkalon, njerëzit që kanë humbur habi*tjen dhe mahnitjen para fshehtësive të natyrës dhe shpirtit të tyre, nuk mund të jenë normalë e të shëndoshë.

Feja është gjëja më e vlefshme që ka njeriu në dispozicion, pasuria dhe begatia më e madhe e më e çmuar në jetën e tij. As begatia e jetës nuk mund të jetë asnjëherë e barabartë me begatinë e besimit, i cili na ofron ngushëllim dhe ndihmë në të gjitha vësh*tirësitë e kësaj dhe të botës tjetër. Vështirë e ka njeriu të vlerësojë dhe të kuptojë se si do të zhvillohej jeta pa fe, pa besim në Zotin e Gjithëfuqishëm. Dr. Mustafa Mahmud thotë: “Jeta pa fe (besim) dhe pa bindje në ekzistencën e Zotit të Drejtë është asgjë, e pa*vlerë, e pabazë, e parëndësishme. Jeta pa fe (besim) është vua*jtje pa kuptim, dhembje pa kompensim, aventurë pa përfitim dhe projekt pa garanci.

Feja na dhuron mendjemprehtësi dhe aftësi që të gjejmë përgjigje për pyetjet e shtruara më lart, e kjo do të thotë t"i japësh kuptim jetës me anë të besimit. Feja paraqet një sistem shenjtë*rish, vlerash dhe idesh, që bën të ndiejmë veten se në këtë botë nuk jemi të huaj, të braktisur dhe të flakur, por jemi si në shtëpinë tonë, bën që të njihemi me Zotin e botës dhe të pajtohemi me Të. Kjo afërsi dhe ky pajtim me Pronarin e shtëpisë na afron edhe me vetë shtëpinë. Nga pikëpamja e fesë, ne jemi mysafirë në këtë botë. Kjo botë është bërë për ne, për hir tonin dhe në kundërshtim me mendimin e Hajdegerit, ne nuk jemi qenie të flakura dhe ra*stësisht të lindura. Çdo gjë është e matur dhe e llogaritur mirë, edhe sikur këtë të mos e kuptonte mendja jonë. Të gjithë ne nuk jemi filozofë, që për veten tonë të gjejmë zgjidhje filozofike për çështjet e së keqes, vdekjes, rrezikshmërisë dhe fatkeqësive. Ma*dje edhe po të ishim filozofë, për jetën na duhet besimi, sepse fi*lozofia paraqet një vend për diskutim dhe nuk na shpie tek bindja (jekin) e nevojshme për jetën.

Feja, besimi në Zotin, si vlerë absolute, e mëson njeriun të lidhet për atë që nuk humbet kurrë nëse besimi i tij do të jetë në rregull dhe nëse do të veprojë sipas atij kodi që ai besim këkron prej tij. Çdo gjë që kërkon nga njeriu besimi në Zotin, është që ai të jetë i dobishëm dhe pozitiv, t"i bëjë mirë çdokujt dhe të largoh*et nga të këqijat. Akti i besimit nuk është asgjë tjetër vetëm pra*nimi në mënyrë solemne i këtij misioni, i këtij amaneti të madh nga ana e njeriut.

Nga kjo mund të kuptojmë se njeriu që ka besim, pavarësisht nga profesioni, ndien përgjegjësi, i di detyrat e veta; ai bën të mira, është gati të falë dhe vazhdimisht sheh një gjykatës shpirtë*ror brenda shpirtit të vet, i cili vështron çdo veprim të tij.

Kurse njerëzit që nuk besojnë, janë egoistë dhe të rrezikshëm, janë nga ata që nuk e njohin ndjenjën e përgjegjësisë. Ata janë më pak të përgatitur për të bërë mirë, s"e kanë për gjë të shtypin, të vrasin dhe të shkelin mbi të drejtat e të tjerëve. Aq më tepër kur njerëz të tillë vijnë në pushtet dhe sundojnë me ligjet që i hartojnë vetë për veten e tyre. Imagjino ç"mund të bëjnë njerëzit e tillë kur i marrin në dorë ligjet njerëzore dhe nuk kanë frikë nga Zoti dhe ligjet hyjnore! Ç"mund të pritet veçse vuajtje dhe shqetësim i për*jetshëm në një botë ku nuk ekziston Fuqia më e lartë së Cilës do t"i drejtoheshin njerëzit për përkrahje dhe mbështetje në këtë luftë të pamëshirshme jetësore. Feja dhe vetëm ajo i mundëson njeriut paqen dhe qetësinë. Ajo ngjall tek njeriu dashurinë për veprat e mira dhe guximin që të përleshet me forcat e së keqes dhe tira-nisë, si një kusht i domosdoshëm për fitimin e bekimit të Zotit.

Besimi i plotë dhe i pathyeshëm në ekzistencën e të Gjithditu*rit e të Gjithëfuqishmit, që është i pafillim e i pambarim, Krijuesit të botës dhe Shkaktarit të jetës, besim ky të cilin e kërkon feja islame nga pjesëtarët e saj, paraqet shtytësin themelor të jetës mo*rale të njerëzve. Pa besimin e tillë, pa bindjen e fuqishme që ekziston i Përjetshmi dhe i Drejti, i Cili i di të gjitha veprat, me*ndimet, dëshirat dhe qëllimet tona, s"ka besimtar të vërtetë. Besi*mi në drejtësinë më të lartë, drejtësinë hyjnore, që të gjithë të vdekurit i shpërblen dhe i dënon njësoj, - për besimtarët është sti*mulim që të këmbëngulin në veprat e drejtësisë, së vërtetës dhe bamirësisë. Për mëkatarët, ai është kujtim i dënimit të drejtë që i pret në Ditën e Gjykimit.

Besimi në Zotin është vendstrehim i madh për qenien njerë*zore. Nga besimi ndaj Zotit, buron durimi dhe vendosmëria. Besi*mi në Zotin na i mban gjallë zemrat, shpresën. Kjo është edhe arsyeja se njerëzit që besojnë, s"bëjnë kurrë vetëvrasje, se*pse përpjekja për vetëvrasje vjen nga dëshpërimi, nga humbja e plotë e shpresës dhe nga ndjenja e dështimit, mirëpo ata që besoj*në tek Zoti, nuk e humbasin shpresën dhe as dinë ç"është ndjenja e dësh*timit.

Një nga nevojat themelore të njeriut, është ndjenja e sigurisë. Ndjenja e sigurisë është nevojë psikologjike, e cila duhet të këna*qet njësoj sikur edhe realizimi i harmonisë e pajtueshmërisë per*sonale.

Feja na mëson që vdekja nuk është fundi i jetës, që kjo jetë është vetëm një fazë e jetës dhe se ekziston jeta tjetër, pas vde*kjes, se vdekja është një urë në mes dy jetëve, botëve dhe se vde*kja është pikë rikthyese e jo pikë përfunduese.

Ky besim i jep njeriut ndjenjën e sigurisë ekzistenciale. Si mund ta ndiejë veten i sigurt një person që beson se vdekja është fundi i tij. A mund të arrijë qetësinë dhe ekuilibrin një shpirt që nuk i bindet Fuqisë më të Lartë, që nuk është në paqe me Atë që e krijoi. Nëse nuk i je bindur Zotit (xh.sh.), atëherë të gjithë peshën e jetës e ke mbi shpatulla dhe ndoshta kjo do të të zhytë në the*llësinë e ferrit.

Është në dobinë e njeriut të shpëtojë nga ndarja e përjetshme duke u mbështetur tek Fuqiploti, që mund ta mbyllë derën e kësaj bote. Fuqia e Zotit arrin deri atje sa t"i grumbullojë të gjithë këta njerëz në një Mahsher të Çuditshëm në jetën e ardhshme, njërën botë ta sajojë dhe tjetrën në të Përjetshmën ta dërgojë.

Njeriu i sotëm është viktimë e shoqërisë amorale industriale. Atij i është ofruar, thënë kushtimisht, çdo gjë, mbrojtja dhe të gji*tha të drejtat e njeriut që mund të imagjinohen, seksi pa kurrfarë kufizimi, droga sipas porosisë e në çdo vend, dhe kënaqësitë e pakufishme të kësaj bote. Por, megjithatë, ai ndien një boshllëk të brendshëm, mungesë ngrohtësie në shoqërinë ku jeton, dhe në fund, mosekszistimi i kuptimit të jetës.

Pavarësisht nga theqafja (gremina) e filozofisë së jetës dhe ideve mbi të cilat, për dhjetëvjetësha e kishte mbështetur jetën e vet, njeriu nuk mori mësim nga historia. Idetë mbi të cilat edhe sot ndërton filozofinë e vet të rregullimit të jetës, i pret fati i një*jtë. Për këtë Kur"ani na flet duke sjellë shembujt e popujve, të ci*lët u shkatërruan për shkak të gjynaheve të tyre. Edhe këtu duhet shtruar pyetja, e bërë shpesh deri më tani, a është fare i mundur humanizimi i njeriut pa besim, pa Zot. Përgjigjia është e qartë, ajo imponohet çdo ditë nga shkatërrimi i koncepteve të bazuara ekskluzivisht mbi arsyen (ratio) pa besim

Nënshtrimi dhe dorëzimi i sinqertë ndaj Zotit, gjë që paraqet esencën themelore të Islamit, i jep njeriut fuqi të mëdha e të pai*magjinuara, burim të vazhdueshëm të energjisë shpirtërore, emo*cionale dhe morale, e kjo i ndihmon që t"u kundërvihet me sukses mësymjeve destruktive dhe robëruese të mjedisit, tende*ncave të tij materialisto-dorlëshuese, grindjeve në nivelin social dhe me*ntal. E ndihmon ta ruajë integritetin e personalitetit të tij dhe shë*ndetin mental nga streset e ndryshme, dërrmimet, dëshpërimet dhe format e tjera të çrregullimeve psikike që lulëzojnë në mjedi*set tona moderne civilizuese.

Besimi në Zotin i kujton njeriut që mbi të është një Fuqi më e madhe së cilës ai nuk mund t"i kundërvihet, të cilën s"mund ta korruptojë as ta mashtrojë, e cila i njeh të gjitha fshehtësitë e gji*thësisë e të njeriut, e cila është në mbrojtje të atyre që padrej*tësisht diskriminohen, shkelen e poshtërohen, e cila merr hakun e atyre të cilëve u është bërë padrejtësi e dhunë dhe hidhërohet me ata që i poshtërojnë të tjerët.

Besimi në Zotin është një pikë transformimi në jetën e nje*rëzimit, nga adhurimi i fuqive të caktuara ose ndonjë gjëje tjetër - në adhurimin e Një Zoti të Vetëm. Me këtë njeriu çlirohet nga çdo adhurim tjetër. Ai është një pikë nga e cila njeriu ngrihet në shkallën e barazisë me njerëzit e tjerë, në një rresht para një të adhuruari. Ai është një pikë e kalimit nga anarkizmi në sistem, nga lajthitja drejt rrugës së një qëllimi të caktuar, pika e kalimit prej bredhjes drejt një orientimi të caktuar. Njerëzimi, pa besim në Zotin Një të Vetëm, nuk mund të dijë cili është orientimi i tij i vërtetë, cili është qëllimi i ofruar, as pika e përqendrimit rreth së cilës do të mblidhej, do të bashkohej dhe do të bashkëpunonte ai njerëzim.

Njerëzit në jetë ballafaqohen shpesh me raste, ku me shkeljen e fshehur të ligjit dhe keqpërdorimin e detyrës, pozitës dhe pro*fesionit, realizon interesa të ndryshme në dëm të të tjerëve. Në të gjitha rastet e tilla morali i njeriut është me rëndësi vendimtare. Zoti gjykon mbi të gjitha veprat e njerëzve, mbi qëllimet e vër*teta, dëshirat dhe ndjenjat e tyre. Besimi në drejtësinë e tillë, për njeriun moral është inkurajim për çdo vepër të mirë që ka bërë dhe që bën, sikurse është edhe ngushëllim për ata që besojnë se çdo vepër dhe punë e palejuar, megjithatë një ditë - diku dhe di*kur - do të bëhet e njohur, ndërsa dyfytyrësia dhe autokracia do të dënohen.

Qëllimi më i lartë i çdo njeriu është edukimi i shpirtit për për*jetshmëri, sepse kushdo që mendon më thellë, para ndërgje*gjes së vet nuk mund të mos e kundërshtojë pohimin se vdekja jonë është i vetmi shpërblim për çdo të mirë që kemi bërë dhe i vetmi dënim për të gjitha të këqijat tona. Nëse themi nganjëherë se feja është një “fenomenâ€


 
Veröffentlicht : 27/02/2008 11:10 p.m.
Teilen: